Gazeta britanike “Daily Mail” e quan një hipokrizi vizitën e kryeministrit britanik në Egjipt. Ai u bë i pari drejtues që shkon në këtë vend pas rrëzimit të presidentit Mubarak. Por ndërsa ka shkuar atje për të promovuar demokracinë, me vete ka pasur drejtues të tetë kompanive të armëve, shkruan e përditshmja britanike. Sipas gazetës, vizita në rajon është e gjitha një koperturë për marrëveshje për shit-blerje armësh.