Bullgaria do tërheqë 37 ambasadorë, ish-spiunë të komunizmit

6 Prill 2011, 15:37Bota TEMA

Bullgaria vendosi që deri në fund të vitit të tërheqë 37 ambasadorë dhe diplomatë të rangut të lartë, të cilët në kohën e komunizmit kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete, njoftoi ministria e Jashtme në Sofje.

“Të gjithë 37 diplomatët e lartë që kanë qenë agjentë apo kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete komuniste do të tërhiqen deri në fund të vitit”, deklaroi zëdhënësja e ministrisë, Vesela Çerneva.

Gjithsejt 13 ambasadorë, përfshirë ata në Berlin, Athinë, Pekin dhe Stokholm, si dhe në OKB dhe UNESCO, do të kthehen në Bullgari në 1 maj./rel/

Lini një Përgjigje