Seanca e parë e gjyqit për Berluskonin zgjat shtatë minuta. Këto tre femra do gjykojnë kryeministrin

6 Prill 2011, 10:49Bota TEMA

Sot duhej të fillonte procesi i vitit në Itali- prokuroria kundër kryeministrit. Akuza: seks me një prostitutë minorene 13 herë.

Procesi është shtyrë për në 31 maj.

E gjithë Italia, por jo vetëm ajo, flet për skandalin e kryeministrit italian.

Berluskoni akuzohet se ka bërë seks me minorenen marokene, Ruby. Për më tepër, Berluskoni ka ndikuar që ajo të lirohet nga burgu, ku gjendej për vjedhje, duke shpërdoruar detyrën. Berluskoni u justifikua para punonjësve të policisë se ajo ishte mbesa e ish- diktatorit egjiptian, Hosni Mubarak.

Miliarderi italian thotë se nuk ka marrë pjesë në orgji, vetëm sa ka organizuar disa darka.

Gjyqin e drejtojnë tre gjykatëse me eksperiencë nga sektori i katërt i gjykatës së Milanos. Giulia Turri (kryetare), Carmen D’Elia dhe Orsolina De Cristofa (NE FOTO).

Në ditën e parë të gjyqit as Berluskoni dhe as Ruby nuk u paraqitën përpara gjyqit. Në gjyq do paraqiten plot 180 dëshmitarë. Mes tyre prostituta të rangut të lartë, show-girls, aktori George Clooney, futbollisti Cristiano Ronaldo. Berluskoni mund të dënohet nga 6 muaj deri në 3 vjet për marrëdhënie seksuale më minorene dhe deri në 12 vjet për shpërdorim detyre. Maksimumi ai mund të marrë 15 vite burg. Megjithatë ky mund të jetë një gjyq tmerrësisht i gjatë. Drejtësia në Itali është më e avashta në Europë.

Lini një Përgjigje