Jep dorëheqjen pasi pranoi një donacion nga Gadafi

4 Mars 2011, 09:44Bota TEMA

Drejtori i shkollës së njohur britanike London Schools of Economics ka dhënë dorëheqjen për shkak të lidhjeve me familjen e diktatorit libian Muamar Gadafi.

Në letrën e dorëheqjes, Sir Houard Dejvis pranon se reputacioni i universitetit ka pësuar një dëm të madh si pasojë e lidhjeve me Gadafin. Ai theksoi se ka qenë gabim për shkollën që ka pranuar një donacion në vlerë prej 2.5 milionë dollarësh nga familja e Gadafit.

I biri i Gadafit ka kryer doktoratën në London Schools of Economics.

Lini një Përgjigje