Një burrë dergjet përtokë, gjaku rrjedh në rrugë. Një nga konfliktet më të frikshme po zë vend në Afrikë. Me mijëra janë të vdekurit, shumica të vrarë me macheta (thikat- shpatë, mjaft të njohura në këtë vend).
Çfarë po ndodh në Bregun e Fildishtë?
Para pesë muajsh banorët e këtij vendi vendosën me votë: presidenti Laurent Gbagbo (65 vjeç) duhet të ikë, sfidanti i tij, Alassane Ouattara (69 vjeç) duhet të vijë në pushtet. Por Gbagbo refuzon të lëshojë pushtetin, lëshon trupat e tij në rrugë, gjaku bëhet lumë. Edhe pse trupat e OKB kanë nisur tu kundërvihen trupave të tij, Gbagbo nuk dorëzohet, ai fshihet në një tunel prej nga jep urdhra.
Çfarë roli luajnë francezët?
Franca e ka pasur koloni të saj Bregun e Fildishtë deri në vitin 1960 kur shpalli pavarësinë. Të dy vendet janë të lidhura ngushtë. Përveç kësaj, Franca ka trupat e saj në misionin e OKB në Afrikë. Presidenti Sarkozi ka bërë presion: Gbagbo duhet të ikë dhe të njohë presidentin e ri.
Kur do të dorëzohet Gbagbo?
Despoti është në fundin e tij. Televizioni francez RFI thotë se ushtria e tij është shkatërruar. Francezët thuhet se janë gati të sigurojnë një azil për Gbagbo-në. Një mundësi është që ai të largohet në Mauritani.
Po kush është Gbagbo?
Dikur ishte një martir, i dashur nga njerëzit e tij. Profesori i historisë ka njohur pikat e larta dhe të ulëta në karrierën e tij. Ka bërë burg për pikëpamjet e tij. U bë president në vitin 2000, por deri në vitin 2007 vendi ishte në luftë civile. Formalisht në këtë vit mori fund konflikti. Në vitin 2010 ai i manipuloi zgjedhjet, megjithatë nuk arriti dot të merrte gjithë votat. Më pas detyroi gjykatën kushtetuese ta shpallte fitues të zgjedhjeve.