Më kallashnikovë e me fytyra të mbuluara, kjo është ushtria e renegatëve që mund të çlirojë Sirinë.
Grupi i luftëtarëve arabë mendohet se përbëhet nga të larguarit nga ushtria, të cilët janë kthyer kundër presidentit Bashar Asad. Ata sulmuan para pak ditësh një kompleks të shërbimit të inteligjencës në Damask, duke shënuar kështu sulmin më të madh në tetë muaj revolta ndaj qeverisë.
Sulmet vijnë në një kohë kur po rritet gjithmonë e më shumë presioni nga liderët botërore për një vend pa presidentin Bashar Asad në krye.
Ministri i Jashtëm francez, Alen Zhype paralajmëroi se ‘laku po ngushtohej’ rreth zotit Asad, ndërsa një zëdhënës i qeverisë tha se Parisi po punon me opozitën siriane për të gjetur një alternativë ndaj regjimit. Lëvizjet vijnë në një moment kur Liga Arabe me 22 vende ka pezulluar Damaskun, ndërsa OKB llogarit se më shumë se 3500 njerëz janë vrarë në vend.
Asad …… ke radhen k……
Po pas Asadit kush e ka rradhen?!