Gara për president në Francë po bëhet gjithmonë e më interesante. Presidenti Nicolas Sarkozy, që shpreson të rizgjidhet, por që në sondazhe është dobët, në një intervistë televizive, ka lënduar sërish ndjenjat e britanikëve. Daily Mail shkruan se Sarkozy është shprehur se Britania nuk ka më industri.
Gjatë intervistës Sarkozy ka deklaruar se do rrisë me 1.6 përqind TVSH-në për të stimuluar ekonominë në rënie. Por kur një gazetar i tha se në Britani rritja e TVSH-së u pasua me rritje çmimesh, Sarkozy, i cili në vitin 2009 pati deklaruar se rritja e TVSH në Britani ka dështuar në stimulimin e ekonomisë- u shpreh “Mbretëria e Bashkuar nuk ka më industri”.
Sarkozy tha se këtë masë e ka huazuar nga Gjermania, duke argumentuar se ka ndihmuar në rritjen e konkurrueshmërisë gjermane dhe nuk ka sjellë rritje çmimesh.
Kjo është e disata herë kur Sarkozy lëndon britanikët. Në tetor gjatë një samiti të BE, ai i tha kryeministrit britanik, Cameron, se “sapo humbe një mundësi të mirë për ta qepur gojën”.
Një muaj më vonë, gjatë një konference për shtyp, i pyetur nëse Gjermania e Franca po përpiqeshin të ndryshonin qeveritë në Itali dhe Greqi, Sarkozy tha: “Ndoshta fakti që vini nga një ishull ju pengon që të kuptoni hollësitë e konstruktit evropian”.
Ndërkohë Angela Merkel, kancelaria gjermane, ka deklaruar mbështetje për Sarkozy në këtë fushatë elektorale.
Gjatë intervistës Sarkozy po ashtu ka deklaruar se do të propozojë të ashtuquajturën ‘Taksa e Robin Hudit’ për transaksionet financiare, një taksë që kryeministri britanik e quan çmenduri.
Desha te nenvizoja vetem citimin ; Ritja e TVSH nuk stimulon ekonomine, qellimi i kesaj ngritje eshte , ulja e taksave te paguara nga ndermarjet ( padronet) kundrejt shtetit dhe kompensimi i kesaj recete nga qytetaret. Nje reforme e guximsheme dhe nje humbje e sigurte per eleksionin presidencjal.
Eshte e vertete qe ndihmon entreprizat per konkurencen ne BE, por nuk i detyron te ulin cmimet sepse receta e TVSH !!!!
Eshte i mbyllur kapitulli i zgjedhjeve te reja presidenciale ne France, ne maj : fiton kandidati i Socialisteve, Fraçois Hollande. Edhe vete Sarkozy NUK benson më. I vetmi objektiv qe ai ka, eshte te kaloje raundin e pare, pra te mos eleminohet qe ne raundin e pare nga gara e te mos kete mundesi, te pakten, te shkoje ne raundin e dyte.
Sondazhi i fundit :
Raundi i pare :
Hollande (PS) : 31%
Sarkozy (UMP): 22%
Le Pen (FN- fashistet) : 21%
Raundi i dyte :
Hollande : 58%
Sarkozy : 42%
ASNJEHERE ne historine e Zgjedhjeve presidenciale ne France (qe prej 1958-s), nje kandidat nuk ka fituar ranudnin e dyte me mbi 53% (gjithmone fitorja ka qene me nga 50.5% deri 52%).
Tema,
Degjova me vemendje dje intervisten e Presidentit francez Sarkozy dhe me vjen keq qe lexoj ketu diçka qe nuk korespondon me ate qe u tha!
Ose nuk keni degjuar asgje, ose keni kopjuar lajmin ne ndonje agjensi lajmesh te huaja, te cilat e kane kopjuar per vete.
Se pari Sarkozy kur tha se ne Britanine e madhe nuk ka me industri, permendi nje fakt, pra nuk eshte Sarkozy qe sot ne Britanine e madhe industria eshte delokalizuar. Keshtu qe anglezet nuk kane se si te lendohen nga ai, nese ndihen te lenduar, per kete ti drejtohen politikave liberale te Blair et Cameron prej 20 vjetesh.
Se dyti, nuk egziston takse ‘Robin Hud” si shkruhet ne kete artikull, por eshte taksa “Tobin”. James Tobin eshte ekonomist qe ka fituar çmimin nobel ne ekonomi.
Tobin hodhi idene qe, nese transaksionet imobiliare, çdo blerje shitje qe ndodh ne çdo vend taksohet, atehere perse transaksionet financiare te mos taksohen!
Pra kur Cameron e quan kete takse çmenduri, se pari e ben sepse Anglia nje pjese te madhe te PNB e nxjerr nga transaksionet financiare pasi ska me industri, dhe pa to merr fund, dhe se dyti Anglia ka qene historikisht per nje kapitalizem liberal.
Problemi eshte se nese bota sot po kalon nje krize kaq te thelle, pjesa me e madhe e pergjegjesise i bie sjelljes se papergjegjeshme te shoqerive financiare qe krijuan produkte te kalbura si subprimes dhe me to infektuan gjithe boten.
Mos harrojme se u shkaterruan mbi 20 000 miliarde dollare ne me pak se 2-3 vjet (gjithesesi kjo eshte teme tjeter).
robin hudi ishte nje hajdut kokrra e hajdutit dhe pastaj e bene hero…
edhe ne perendim edhe ne shqiperi hajdutet kan filluar ti bejne heronj…
Ke te drejte Argit!
Taksa “Tobin” nga emri i ekonomistit qe e propozoi ate per here te pare ne vitet 70, eshte takse 20 perqind e 1 perqind te vleres te transaksionit financiar.
Pra nese ke bere nje transaksion 10.000Euro, 1 perqind e saj qe eshte 100Eurodo taksohet ne masen 20 perqind qe eshte 5Euro. Pra shkurt, 1/2000 pjese e transaksionit, ose e xhiros qe realizojne subjektet financiare e tregetare dhe transaksionet e individeve.
Kjo takse qe propozohet qe te vihet per te gjitha transaksionet financiare, (dhe jo vetem per ato imobilare) llogaritet se gjeneron te ardhura te medha ne buxhetin e shtetit.
Une nuk di qe Cameron te jete 20 vjet i pari i qeverise apo kryeminister i thone ndryshe.Gjithsesi mesoj tek Tema.
Tobin taks dhe Robin Hood taks jane sinonime. Per te qene me te sakte: emri i vertete eshte “Robin Hood taks”…por sic ndodh rendom, shpesh identifikohet me emrin e ideatorit. Se me ke duhet te kapen anglezet eshte muhabet tjeter por s’do te thote qe lajmi eshte i pabazuar!
Britaniket nuk i mposhti dot Napoleoni i Madh, e jo me nje palo Sarkozi…….
Kanina?!,ketu nuk eshte problemi per te ”mposhtur” Britaniket,por me teper per te interpretuar qarte realitetin e gjendjes ekonomike.E verteta eshte se,PO,Anglezet kane kohe qe kane bere ”Kapercimin Fatal” nga Manifakturimi drejt industrise se Financave dhe per hir te se vertetes Sarkozy nuk ben gje tjeter vecse interpreton me ”sinqeritet” gjendjen e Britanise.Megjithese nga titulli i shkrimit duket lajm Bombastik,nuk eshte gje tjeter vecse e verteta,pasi edhe vete Britaniket e dine shume mire kete problem.
Manifaktura Angleze u ”dorezua” pa kushte perball ”Invazionit Japonez”(mos te flasim fare per ate Kinez sot),dhe sikur mos te ishte e mjaftueshme kete ”humbje” te tyre Anglezet e reklamuan si 1 forme te re te zhvillimit te ekonomise,Neoliberalizem.
Pra jane vete Anglezet qe i’a kan fut vetes dhe Sarkozy qe mundohet te fitoj disa pike per arsye te brendshme.
Problemi qendron se si Sarkozi dhe Merkel jan dy politikane te pafuqishem per te perballuar krizen europiane. Per kete problem ata godasin “delen e zeze”, kryeministrin britanik per interesat e tyre ne fushatat elektorale ne France dhe vitin e ardhshem ne Gjermani. Megjithate politika izoluese ndaj BE-se e Kameron si dhe gjendja e veshtire e ekonomise ne Britani vertetojne se Europes ne pergjithesi dhe tre vendeve me te zhvilluara te saj ne vecanti u mungojne figurat politike qe do te sillnin zgjidhjen e problemeve, shkeputjen nga kriza ekonomiko-financiare, nga kriza e besimit, per mbijetesen e monedhes europiane dhe te vet BE-se. Sarkozi do te jet udheheqesi i pare qe do te largohet me humbje ne zgjedhjet presidenciale dhe vitin tjeter do te shoqerohet nga Merkel, pa llogaritur ketu dorezimin pa kushte te sharlatanit Berluskoni apo humbjen katastrofike te socialisteve ne Spanje. Katastrofa vazhdon. Vendet e zhvilluara po humbasin AAA dhe po kalojne ne AA+, AA-, por edhe me keq. E vetmja gje qe na ka mbetur eshte shpresa, dhe meqe shpresa “vdes” e fundit, as te shpresojme!
”Landi- Sverige”?!,Franca e humbi Triple A,para 2-3 javesh dhe megjithate interesat e Bondeve rane.Pra qeveria Franceze ishte e afte te mblidhte(si me Magji) Pare neper tregjet nderkombetare me interes me te ulet se atehere kur kishte AAA.Kesaj cfar i thua ti??PARADOKS?!?!??
Eshte dicka me shume se sa duket,ne pamje te pare.Kjo vjen nga Amerika,te cilet si te paafte te perballojne luften me Kinen e percollen krizen e tyre ne Evrope.Evropa nga ana tjeter eshte e paafte te reagoj,pasi do t’i duhet te Rishokoj komplet Historine e Zhvillimit te vet …etj.,se njeri argument gjeneron 1 bisede tjeter dhe keshtu mund te vazhdoje komenti pa fund.
Fakti qe Franca huazoi para me perqindje me te ulet se perpara se te humbte noten AAA nga S&P nuk eshte mrekulli.
Mos harrojme se S&P keshillonte te bliheshin bono thesari te Greqise, te bliheshin Subprimes perpara se te deklarohej se ishin komplet te kalbura.
Pra S&P perveç limiteve qe ka pasi asnje sot nuk mund te pretendoje te parashikoje te ardhmen me saketesi, ka dhe nje problem tjeter, qe shpesh here, ashtu si dhe Goldman & Sach ndodhet ne konflikt interesi.
Intervista ishte me komplekse se kaq, me terma te nderlikuara dhe shifra aq te ngushta, sa duhej te ishe ekonomist me njohuri per makroekonomine te orientoheshe se cfare synohej.
Une e ndoqa qe te kuptoja se sa te pergjegjshem jane udheheqesit ne bote, cka i ben te marrin vendime per vendin pamvartas se i cojne drejt humbjes se postit.
Nderkohe qe ky fantastiku jone e ben detin kos dhe iu thote njerezve harxhoni sa me shume para, me gjithe kursimet e jetes se ne jemi mire dhe se vetem keshtu ecen ekonomia…
Ky Sarkozya karagjoz, qe se do asnje ne France,dhe e ka te sigurte humbjen,me kete fund politik do te beje edhe ligje idiote,si ky me emertimin “Robin Hud” per transaksionet.Ky me mire te beje nje ligj qe kush eshte president i Frances,nuk do kete rroge,roje dhe pension.Ndoshta e ndihmon Francen.
Djema, me sa di une problemi qe ka Anglia me Gjermanine dhe Francen eshte per keto aresye :
– Ne daten 9 dhjetor 2011 Gjermania dhe Franca kerkuan qe te behen permiresime ne kontratat aktuale te BE. Kryeministri anglez me VETON e tija BLLOKOI keto permiresime.
– Problemi tjeter eshte edhe problemi i venjes se takses se cdo transaksioni financjar.
Ne lidhje me kete pike Cameron ne Davos me daten 27janar 2012 tha :
“Futja e takses se transaksioneve financjare sipas tij do kushtoje 200miljarde Euro dhe humbje te nje gjysem miljoni vende pune.”
Gjermanet dhe francezet thone se ne se futt kjo takse qe eshte 0,1% e vleres se cdo transaksioni do sjelle reth 70miljarde Euro ne kasen e BE dhe do frenoje transaksionet e rezikeshme financjare. Ne lidhje me kete pike Sarkozi do ta futi qofte edhe i vetem kete takse, ndersa Gjermania vetem ne se edhe Anglia e fut. Gjermania ka problem sepse partia e koalicjonit te saj FDP nuk eshte dakord me futjen e kesaj takse.
Ne fakt Anglia ka frike te madhe te futjes se kesaj takse se reth 60% te bilancit te saj vine nga bankat ne Angli. Anglia ka frike se ne se kjo takse futet atehere bankat largohen nga Anglia.
Fakti qe Anglia ka pak industri kjo e ka origjinen tek zonja Thacer e cila ishte (ashtu si dhe Regani )per politiken neo liberale financjare. Ajo hoqi pothuaj cdo kontroll mbi financat duke e konsideruar tregun si te pa gabueshem dhe stimuloi shume ngritjen e industrise se dhenjes se kreditit ( bankave ).
Ne 27 janar Cameroni tha gjithashtu :
“Pasja e pfundit ne Angli i ka dhene mundesine ketij vendi, qe te bejne korigjimet ekonomike pa u perziere te tjeret.”
Per eleminimin e krizes ata do ndjekin politiken e “me shume tregeti te lire dhe konkurence.”
Eshte fakt se ka ndryshime midis shkolles gjermane dhe anglo-saksone ne lidhje me eleminimin e krizes. Amerikanet dhe anglezet mendojne se duke futur shume leke ne treg do te rritet inisiativa private per te krijuar vende te reja pune. Shkolla gjermane thote se futja e shume lekeve ne treg rrit rezikun e inflacjonit dhe prandaj ajo eshte per politiken e kursimeve. Konkretisht ne 9 dhjetor 2011 u vendos qe 26 vendet e BE te fusin ne Kushtetutat e tyre ligjin e frenimit te borxheve. Kete ligj Zvicra e ka futur qysh para tre vjeteve.
Mos harrojme gjithashtu se nga historia dihet se Anglia eshte shume e ndjeshme kur behet fjale per rritjen e influeces gjermane ne Europe. Pra kriza financjare po nxjerr ne drite plaget e vjetra te hemogjenise ne Europe.
Fakti qe Anglia ka mbi 60% te prodhimit te saj bruto qe vjen nga bota financiare eshte nje rrezik i madh per ekonomine Angleze, problemi eshte se asnje nuk guxon te riktheje mbrapsh disa reforma te cilat perkeqesuan sektoret ku u kryen.
Energjia elektrike, qe prej momentit qe u provatizua u shoqerua me rritjen e çmimit dhe uljen e cilesise se rrjetit per konsumatorin anglez.
Transportet me tren, u shoqeruan me ngirtje çmimesh, degradim sherbimesh, vonesa dhe ulje investimmesh per mirembajtjen e rrjetit hekurudhor.
Keto jane vetem dy shembuj konkret qe çdo anglez i perjeton.
Pra Cameron harron te shpjegoje deshtimet e nje pjese te reformave dhe nuk pranon qe te ndroje drejtim nga vija neoliberale, e per kete nuk ja ka fajin as Gjermania, as Franca.
60% e PNB te vije nga sherbimet ishte e vlefeshme kur Kina, India, Brazili, Turqia & Co kishin nje PNB 2-3 here me te vogel se sot, pra kinezet e vegjel, punonin per te prodhuar per anglezet me shkolle.
Sot keto vende po behen superfuqi dhe Anglia do ta kete shume me te veshtire te shesi “materien gri” ish vendeve te botes se trete, nje pjese e tyre jane shnderruar ne vende te botes se pare.
Pra dhe nje here, fatkeqesisht per anglezet, Anglia sot ç’lokalizoi thuajse gjithe industrine e saj, e sot vetem importon, po deri kur do ket mundesi te kete nje balance tregtare negative!
It will take some hard work; getting fit is not easy.