Shmangen tensionet, dështon lëshimi i raketës së Koresë së Veriut

13 Prill 2012, 12:07Bota TEMA

Koreja Veriore ka pranuar se lëshimi i raketës së saj, që nga Perëndimi u cilësua një provokim i hapur, ka dështuar. Mediat shtetërore njoftuan se sateliti kishte dështuar të hynte në orbitë.

Republika Demokratike Popullore e Koresë e ka lansuar satelitin e saj të parë aplikativ në orën 7:38, në mëngjes të premten. Sateliti tokësor vëzhgues dështoi të hynte në orbitë. Shkencëtarët, tenikët dhe ekspertët po i analizojnë shkaqet e dështimit”, dëgjohej zëri i spikeres verikoreane në media.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë Jugore thanë se fluturimi i raketës përfundoi shpejt pas lansimit, derisa shkalla e parë kishte rënë në det, 165 kilometra në perëndim të Seulit, kështu që shkalla dy dhe tre dështuan, raporton REL.

Komuniteti ndërkombëtar e ka dënuar lansimin e raketës së Koresë Veriore.  Liderët e G-8-tës thanë se lansimi paraqet shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavror, tha se komuniteti ndërkombëtar i kishte bërë thirrje Koresë Veriore që të mos e ndërmerrte lansimin e raketave me rreze të gjatë veprimi dhe “ky është pozicioni i të gjithë pjesëmarrësve në negociatat gjashtë palëshe”.

Në negociatat gjashtë-palëshe, që synojnë uljen e tensioneve lidhur me programin atomik dhe raketor të Phenianit, janë të përfshira Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe të dy Koretë. Japonia ka vlerësuar se lansimi i raketës ishte i papranueshëm. Në këtë kuadër, kryeministri Joshikiho Noda, tha:

Lanismi i sotëm është diçka që vendi ynë nuk mund ta pranojë. Ne protestojmë ashpër kundër Koresë Veiore dhe rrjedhimisht shprehim zemërimin tonë. Sipas rezolutës që kaloi dje, Qeveria e Japonisë do të kërkojë nga Koreja Veriore që t’i respektojë të gjitha rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe fuqishëm kërkon që Koreja Veriore të na e tregojë planin e detajuar të progresit dhe aktin për zgjidhjen e çështjeve atomike dhe raketore”, tha kryeministri Joshihiko Noda në Parlamentin e Japonisë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së bardhë, Xhej Karni, tha se lansimi i raketës tregon se “Koreja Veriore edhe më tutje po e izolon vetveten duke u angazhuar në akte provokuese dhe po shpenzon para në armatim dhe propagandë derisa populli i Koresë Veriore ka uri”.

Shtetet e Bashkuara, Koreja Jugore dhe vendet e tjera, vlerësojnë se lansimi është fshehje për testin e teknologjisë raketore.

7 komente në “Shmangen tensionet, dështon lëshimi i raketës së Koresë së Veriut”

  1. salistalin says:

    Futini Sales nje raket ne booth dhe niseni per ne mars te gjej uje te shpetoje nje komb i tere.

  2. pa kuptim says:

    te me falni per injorancen! a ka ndonje qe te me shpjegoj c’do te thot fjala “lansim”, dhe ajo eshte fjal shqip, e huazuar apo futja bythes kot si kan filluar te flasin shumica e gazetareve dhe personaliteteve keto kohet e fundit ne Shqiperi????
    ……………………………

    1. frog says:

      Gazetaret e kane bere shqipen prone private, e shkerdh.. sipas deshires

      1. anonim says:

        Falenderoj “pa kuptim” dhe “frog” per kete vezhgim. Ju lumte! I nderuar zoti gazetar apo redaktor, permiresojeni kete artikull. Ju keshilloj te perdorni nje fjalor Shqip-Shqip sepse nuk eshte turp, madje eshte kulture. Ju faleminderit

  3. onni durres says:

    Ca nxjerr tema ket lloj shkrimi.Nuk i lexon njeri para se ti nxjerrin keto shkrime kaq kot.as italisht as shqip ku e ka gjet ky_kjo gazetare kete fjale.hahahahahaha,vertet ben per te qeshur injoranca e ketyre gazetareve..

  4. kola says:

    edhe mund ta kene leshuar dhe te tjeret thone deshtim si dihet fakte nuk ka , veq llafe ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje