Hungaria arreston ish- ministrin e Brendshëm të komunizmit, akuzohet për krime lufte

10 Shtator 2012, 19:00Bota TEMA

Një ish- ministër i Brendshëm i Hungarisë, Bela Biszku, i cili mbikëqyri shtypjen e revolucionit të vitit 1956, është arrestuar pas dyshimeve për krime lufte.

Sipas BBC, ai është i pari nga lidershipi i vitit 1956, që përballet me një hetim kriminal.

Biszku akuzohet se nuk ka mbrojtur civilët në kohë lufte dhe është përgjegjës për urdhërimin e forcave të sigurisë që të hapin zjarr në turmë.

Ai i ka mohuar akuzat.

Në rast se gjendet fajtor, 90 vjeçari mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpie për të.

Zoti Biszku është i vetmi anëtar i mbijetuar i komitetit të brendshëm ekzekutiv të Partisë Komuniste të vitit 1956.

Protestat kundër diktaturës komuniste dhe varësisë ndaj Bashkimit Sovjetik nisën në tetor të atij viti dhe përmbysën qeverinë, por u shtypën brenda tre javësh nga pushtimi sovjetik.

Zoti Biszku akuzohet specifikisht se ka urdhëruar të qëllohet mbi turmën në nëntor dhe dhjetor 1956. Rreth 50 njerëz u vranë në këto incidente. Ai akuzohet se ka ndërhyrë pranë gjykatave që të jepen vendime të ashpra ndaj atyre që u përfshinë në revoltë. Së paku 226 persona u ekzekutuan.

Dy ditë përpara ditëlindjes së tij të 91-të, ai dukej në formë të mirë dhe ishte i qetë kur policia hyri në shtëpinë e tij. Ai nuk dha asnjë deklaratë për hetuesit.

Megjithatë ka shumë mistere se pse pikërisht pas 22 vitesh u veprua në këtë drejtim.

7 komente në “Hungaria arreston ish- ministrin e Brendshëm të komunizmit, akuzohet për krime lufte”

  1. alt says:

    po ne shqiperi kur do te vihen ne banken e drejtesise kriminelet diktatures komuniste, qe sot marrin pencion me taksat e popullit dhe bredhin te lire si heronje……

    1. artiles says:

      Hungarezet kane marre ndonje raport nga dotoret qe ky do jetoje edhe nja 30 vjet te tjera (si K/Minisri yne) dhe e kane gjet si rruge per ta bere te vuaj, BURGUN.

    2. dardan veseli says:

      Keshtu do e pesojne te gjithe armiqte e tradhetaret e kombit shqiptar!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/if-ne-21-janar.html

  2. armand says:

    Shume shpejt jane kujtuar.Ne Shqiperine tone demokratike i futem komunistet ne burg menjehere mbas “revolucionit” intelektual te viteve 90.Sot jetojme te qete dhe fantazmat e se kaluares jane vetem nje kujtim i larget…………………..qe po na nxin te ardhmen.

  3. jurgeni says:

    edhe ne kemi nje ish minister te brendshem qe ka vrare 4 protestues , po ai kur do te arrestohet.

  4. luan says:

    DHE NE I KEMI FUTUR NE BURG PER TI MBROJTUR DHE JO PER TI DENUAR …SE MBAS 20 VJETESH KA DALE MIQESIA E SALES ME NEXHIN SULON RAMIZIN..SHAJ SHAJ SE I MBRON ME KOLLAJ….

  5. kel ukaj says:

    Une nuk e di se personi ne fjale ka bere krime ose jo. Por mund te them dy gjera fare te thjeshta, e para hungaria eshte pushtuar nga ruset ne 1956 duke shtypur ne dhune e gjak revolucionin demokratik e nuk besoj se ruset kane pase nevoje per hungarezet. Me pas ruset kane vene ca kukulla qe formalisht perfaqesonin hungarine. Te paret qe duhen te denohen jane ruset.
    E dyta, kryeministri i Hungarise eshte nje psikopat e idiot te cilin e ka izolue europa demokratike. Keshtu une mendoj se nuk ka te beje fare me krimet e komunizmit por me presione politike mbi prokurorine e gjykatat. Sepse eshte interesante qe te ngrihet problemi pas 23 vitesh. Le ta shohim pasi nuk kemi informacionin e nevojshem per krime konkrete dhe provat materiale qe e bllokojne kete person.
    Sa per krimet e komunizmit ka qene dhe eshte gjeja me e thjeshte, nuk mund te kete denim kolektiv por individual. Te gjitha ata qe kane pesuar denime te padrejta, dhune fizike, presione etj etj duhet te denoncojne edhe se shteti nuk aktivizohet. Duke denoncuar krime konkrete e persona konkret zgjidhet edhe kjo çeshtje.
    Mbas krimeve te komunizmit e kane radhen krimet e Sali Berishes dhe
    te PD-se. E ketu thesi eshte plot sa nuk kemi pare me i mbajte ne burg keshtu do te ishte me mire me i pushkatue.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje