Merren peng katër persona në një bankë në Tuluzë të Francës

20 Qershor 2012, 12:43Bota TEMA

Katër persona janë marrë peng në një bankë në qytetin jugor të Tuluzës, në Francë, raporton BBC. Ata janë marrë peng nga një person që pretendon se është i lidhur me Al Kaedan.

Personi ka qëlluar dhe ka kërkuar të flasë me njësinë policore që ka qëlluar për vdekje Mohamed Merah.

Merah, që pretendonte se ishte i stërvitur nga Al Kaeda, vrau shtatë vetë në Tuluzë përpara se policia ta qëllonte për vdekje në mars.

Megjithatë një zyrtar i policisë tha se personi i mori pengjet pasi përpjekja për një grabitje të armatosur nuk i shkoi siç duhet.

“Nuk e dimë nëse pretendimi i tij për Al Kaedën është serioz apo fantazi,” tha një burim.

Korrespondenti i BBC thotë se banka është 100 metra larg apartamentit të Merah.

Një zyrtar i policisë i tha AP se deri më tani nuk ka pasur ndonjë të plagosur.

5 komente në “Merren peng katër persona në një bankë në Tuluzë të Francës”

  1. Burgaxhiu UK says:

    paska shku neti me luftu per vllaznit e vet

  2. bato says:

    Shume mire tija bejne frances,belgjikes,hollandes sepse i bejne mire ekstremisteve te vendeve arabe i japin cdo mundesi e cdo te drejte ndersa kato ija kthejne me te keqe dhe prap nuk i therrasin mendjes por perseri i japin te drejta,ndersa ne shqipetareve na mohoet cdo e drejte me behet qefi dhe shume mire tija bejne !

  3. Marin says:

    T’i lejosh keta te jetojne ne demokraci eshte si t’i cosh shtazet e pyllit ne Sheraton Hotel.

    1. kola says:

      me ty eshte nje problem , se te quan po spo munden te te nxerrin

  4. Albana says:

    Gjithashtu jane 7 milion njerz te marr peng per me shume se 20 vjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje