SHBA konfirmon: Kemi vrarë numrin dy të Al Kaedas

5 Qershor 2012, 20:33Bota TEMA

Lajmi kishte që në mëngjes që qarkullonte, por nuk dihej nëse shënjestra ishte eliminuar. Drone-t (avionë pa pilotë) amerikanë kishin sulmuar një zonë në Pakistan, duke vrarë 15 militantë të dyshuar, mes tyre edhe atë që disa media e quajnë numrin dy të Al Kaedas.

Tani një zyrtar amerikan ka konfirmuar për BBC se drejtuesi i lartë i Al Kaedas, Abu Yahya Al Libi është vrarë.

Sipas zyrtarëve, ai luante një rol kyç në planifikimet që bënte grupi për sulme ndaj Perëndimit.

“Madje nuk ka asnjë tjetër që mund t’i afrohet atij sa i përket aftësisë për ta zëvendësuar si një ekspert i Al Kaedës,” tha zyrtari amerikan për BBC. Zor se mund të gjendet një tjetër që të ecë në gjurmët e tij, thonë amerikanët.

Kjo është goditja më e madhe që pas vrasjes së Osama Bin Laden. Uashingtoni beson se pas vdekjes së Bin Laden, Libi, një libian me origjinë, ishte bërë numri dy i Al Kaedas pasi komandën e mori egjiptiani Ayman Al Zavahiri.

Por sulmi i të hënës ka shkaktuar zemërimin e Pakistanit. Ministri i Jashtëm i këtij vendi dërgoi një notë proteste për ambasadorin amerikan në Islamabad. Ai bëri thirrje që amerikanët të ndalojnë sulmet e avionëve pa pilot. Mësohet se vetëm dy javët e fundit ka pasur tetë sulme me drone.

Të hënën dy raketa u lëshuan nga drone-t në lagjen Hesokhel të qytetit Miranshah. Raketa e parë vrau vrau tre militantë. E dyta vrau 12 prej tyre. Mes tyre edhe Libi.

Sulmet me drone janë rritur ndjeshëm që kur Obama mori detyrën. Qindra njerëz janë vrarë në këto sulme. Mes të vrarëve ka pasur edhe civilë.

 

21 komente në “SHBA konfirmon: Kemi vrarë numrin dy të Al Kaedas”

  1. tourkofagos says:

    ade edhe ne koke te numerit 3 te alcaedas,Saliram Berrisha….

    1. anti-taleban says:

      Nga Kosova ishte ky mo..nga ata te UCK .

      1. MEMEDHETARI says:

        UCK-ja te del akoma ne enderr,o i ashtuquajtur “anti-taleban”…
        Nuk ke faj,…UCK -ja te ka…nenen serbe…
        Por,mjere ti,sikur te kesh edhe grua apo moter…

  2. Poliksenos says:

    Shyqyr që paska qënë i vetëm në lloin e vetë se kush merrej përsëri me këta lloj bagëtish të ndyra!

  3. res publica says:

    epo te lumte dora o Amerike! Nje qelbesire me pak.

    Tash edhe tre sulme na duhen: Nje per Birishin e qeverise, i dyti per Cipras gomar-“revolucionarin” e Athines dhe sulmi i trete mbi Nikolicin e Biligradit, dmth. pordhen e Putinit.

  4. dybyli says:

    Cdo 6 muaj vjen preciz lajmi i vrasjes se nje nr.2 ose 3 te Al-kaedes. Me sa duket benka akoma efekt kjo pune te mileti amerikan.

    1. Ton says:

      Ne fakt mileti amerikan e rruan shume. Jane fukarenj e s’kane buke te hane. Tani po mendojne t’ja japin dronet Saliut se vete jane jane te pazote…

  5. Drini says:

    Ngushellime Neti edhe ne koke tende ishalla.

    1. albany ny says:

      @ Drini:

      jo vetem Netit, une kam edhe tri propozime tjera: nje per Fuad Ramicin taliban real nga Prishtina, nje per komentues-templarin (virtual) nga taborri ortodokso-verbalo-terrorist dhe nje per komentuesin shpat-partia, stalinistin pa mustaqe.

    2. shqipetari says:

      Eh Net , dite te veshtira… po ti vrasin vllaznit si qente ne shkretetire …i shkoi per lesh mjekrra dhe citimi i kuranit…shkoi per kurva ne parajse…duhet te presi rrdhen se virgjereshat jane pakesuar…mund ti japim b… te virgjer po deshi !

  6. Po pse e vrate? Apo e kishte gris testren e partis ? Une i kisha premtu pashaporte shqiptare per 100 mij E. Du me i thon ati jevgut gjate mos mi vrit klientat bre.

  7. Kol Tivari says:

    Se mos fluturojne mbi Shqiperi keto Dronet se keto fluturojne ulet e perlasen me gjatoshin e Ps Ramen e mbesim pa rilindjen e tije.
    Por nuk han mortje m.t jo.

    1. redalb77 says:

      Po pse mor zog gomari Rama ta ka fajin qe ti i arrin deri te b…olet??? Thuaji mamit te te terheqi nga kembet e babi nga koka qe te zgjatesh sa ti arrish deri te …!

  8. Mario says:

    Mos he Drin mos bre se nuk i shahet vllau i vdekun tjetrit. Ai kishte dhe mjekerr rahmet paste. Neti eshte arab i kulluar e nuk ben tja ngacmosh vellaun ti me te cilin i ka rene fatkeqsia te banoje. Ai me zemer jeton ne shretetire, me nje kallash ne krah, nje kuran ne traste dhe kerraben e deleve te alkaedes ne dore.

  9. Bbb says:

    U kap edhe nje grup ‘armiqesor’

  10. lili says:

    mvjen shum mir qe shum grek ktu flasin gjihen shqipe edhe pse urrejn shqiptart shumir qe edhe armiku yn grek si puna juv din gjuhen shqipe

    1. Cakalli7 says:

      njeriu qe flet me keq shqip ti je ketu, cfare i bie te jesh “grege”?

  11. Cakalli7 says:

    ngushellime te gjithe selefeve, te rroni vete edhe ne koken tuaj nje dite e me pare.

  12. D_malesia says:

    @SHQIPETARI KUR LEXOVA KOMENTIN TEND AQ FORT KAM QESHUR SA FETYRA ME DHIMTE , KOMENTI ME GAZMOR NDONJEHERE … LILI MOTER MOS U NXE , JO VETEM GREKET E KANE INATE ALKAEDEN POR EDHE SHQIPTARET , ZOTI TE FORCOFTE PER KETE TERRORISTIN . E KISHE NE FIS ?

  13. salistalin says:

    Tani rradhen e ka kamikazi Janullatos !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje