Julian Assange,thirrje Obamës: Hiq dorë nga “gjuetia e shtrigave” ndaj Wikileaks

20 Gusht 2012, 09:38Bota TEMA

Julian Assange i bëri thirrje SHBA-së nga dritarja e ambasadës së Ekuadorit në Londër që t’i japin fund “luftës ndaj atyre që nxjerrin sekrete”.Në një shkrim në “Shqip” raportohet se themeluesi i “Wikileaks” Assange shprehu mirënjohje për Presidentin e  Ekuadorit që sipas tij ka ndërrmarrë veprim të drejtë duke i dhënë atij azil politik në këtë vend, për të mos lejuar ekstradimin e tij në Suedi, ku akuzohet për ngacmime seksuale ndaj dy vajzave. Gjithashtu ai falenderoi dhe shtete si Argjentina , Brazili, Suedia , Britania e Australia që e kanë mbrojtur dhe përkrahur të drejtën e kërkesës së tij për strehim politik. Në fjalim e tij Assange ka paralajmëruar SHBA-të , që sipas tij rrezikojnë ta fusin botën në një epokë të shtypjes së fjalës së lirë. “Ndërsa “Wikileaks” është nën kërcënim , në një pozicion të tillë është edhe liria e medias dhe vetë shëndeti i shoqërive tona.Ne duhet që ta përdorim këtë moment për të artikuluar  zgjedhjen para së cilës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës: a do t’i riafirmojë ky vend vlerat  revolucionare mbi të cilat u krijua , u themelua , apo do të zhytet më keq duke na zvarritur të gjithëve  në një botë të rrezikshme , në të cilën gazetarëve ju mbyllet goja prej frikës së persekutimit dhe qytetarët pëshpëritin vetëm në errësirë?” Më pas ai vijoi duke theksuar: “I kërkoj zotit Obama që të bëjë gjënë e duhur :Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të heqin dorë  nga gjuetia e shtrigave ndaj “Wikileaks”.

Assange theksoi se liria e mediave  nuk duhet vënë në diskutim dhe se asnjë organizatë e medias nuk duhet  t’i nënshtrohet persekutimit. Me këtë rast Assange  duke e përshkruar analistin amerikan Brandley Manning si “hero” dhe “shembull për të gjithë” ai kërkoi që lirimin e tij dhe t’i jepet fund dënimeve ndaj atyre që nxjerrin të vërtetën. Manning, analisti amerikan i shërbimeve sekrete ndodhet në burg  për akuzën e rrjedhjes së informacionit dhe në rast se shpallet fajtor do të përballet me dënimin prej 52 vitesh burg.

Assange ka hyrë në ambasadën e Ekuadorit më 19 Qershor dhe nga ai moment ka qëndruar vazhdimisht brenda asaj godine.

3 komente në “Julian Assange,thirrje Obamës: Hiq dorë nga “gjuetia e shtrigave” ndaj Wikileaks”

  1. SHAZIVARI says:

    Ja sa larg jemi me boten e qyteteruar!
    Pa shkuar me larg, kujtoni rastin Bledi Mane – Havari! Ne kemi mbetur akoma tek koncert ne vitin 36′:
    Ku/kur Shazivari i naltmadhnise se tij, i ben presion sopranos, perparimit,fjales se lire, artikullshkruesit Nesti Benja …
    Shazivari i vitit 36′ fliste me delikatese, ndersa havari i vitit 2012 kercenon me sharje, presione, fjalor te ulet.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html

  2. fule says:

    Respekte per Julian Assange.

  3. Ton says:

    Manning a dinte qe ligji per spiunazh eshte i ashoer, pse e krruajti? Ç’lidhje ka fjala e lire? Ne çdo vend te botes te krehin po te nxjerresh sekretin ushtarak! Eshte mire qe t’i besh nje thirrje Putinit te liroje Pussy Riot dhe mos shiko bythen tende qe e krruajte vet! Sa per fjalen e lire, ty te transmetuan edhe ketu ne Amerike, keshtu qe mos leh kot!
    T’a kishe pyetur bythen mire perpara se i bere keto! Nxjerrja e asaj qe konsiderohet sekret ushtarak apo thjesht sekret, ne Amerike e ha qafen e pates! Sa per gazeta apo TV leh sa te duash, shaj Obamen apo ke te kesh qejf ti, se rruan kush! Meqe po ben thirrje per fjalen e lire, beji edhe nje ulerime Saliut ketej nga Shqiperia e begate!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje