Zbulohet rivali i Angela Merkel

28 Shtator 2012, 12:07Bota TEMA

Pyetja- K për socialdemokratët gjermanë ka marrë një zgjidhje. Kandidati i tyre për kancelar do jetë ish- ministri i Financave, Peer Steinbrueck.

Këtë të hënë shefi i SPD- socialdemokratëve gjermane, Sigmar Gabriel, ka thirrur një mbledhje të veçantë të drejtuesve të partisë. Aty do bëjë të ditur zyrtarisht emrin e 65 vjeçarit.

Deri më tani ishte menduar se kandidati për kancelar do ishte Frank- Walter Steinmeier.

Kohët e fundit SPD ishte munduar shumë për të zgjidhur atë që gjermanët e quajnë pyetja- K. Kush do ishte kandidati? Në parti ishte rritur presioni për një vendim të shpejtë.

Në një sondazh të organizuar së fundmi, Steinbrueck, shihej si një kandidat kompetent.

Gjysma e gjermanëve e shihnin atë si simpatik. Por për çudi, shumë pak gjermanë, vetëm 28 përqind, mendojnë se ai do kujdeset për njerëzit e vegjël. Në total janë 45 përqind e gjermanëve që mendojnë se ai është konservator.

Steinbrueck hyri në SPD në vitin 1969, pikërisht në momentin kur Willy Brandt ishte bërë kancelar.

Punoi në ministrinë e Ndërtimit dhe deri në vitin 1985 mbështeti kancelarin Helmut Schmidt.

Deri në tetor 2009 ka ka qenë ministër i Financave në qeverinë e koalicionit të madh, nën kryeministren Merkel.

Spiegel thotë se Peer Steinbrueck është shpresa më e madhe për socialdemokratët dhe rreziku më i madh për Angela Merkel.

Zgjedhjet në Gjermani zhvillohen vitin e ardhshëm.

“Viti zgjedhor pritet që të jetë emocionues. Faleminderit SPD,” shkruan Spiegel.

7 komente në “Zbulohet rivali i Angela Merkel”

  1. Berlin says:

    Realisht nje pjese e mire e gjermaneve ,e duan Z.Merkel
    Mendimi im eshte qe Merkel nuk mund te jete e perhershme.
    Koha sjell ndryshimet e saj .Steinbrueck nuk besoj qe te fitoj.

    1. HQ says:

      Po ne qe jemi te dytet mbas Gjermanise, direkt do e nderrojme KM, apo do presim deri me 36 gusht?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/lule-o-sali-berisha.html

  2. ajdin says:

    Per mendimin tim-Merkel femra e vetme ne bote qe punon per kombin e vete.Po te ike kjo bashke me ate ministrin qe eshte ne karroc ,GJermania do behet me keqe se greku.Ekonomin GJermane e mban ai sakati,ekonomiste me te zotin nuk do lindin ne bote.I mori frymen grekut

    1. dori says:

      flisni dhe ju,miza ne bythe te kalit(shqipot),,,per bleten ne maje te malit.Amon mos na boni me qesh,ju katnaret e edvinit!

    2. tini says:

      na ke hap barkun. hamall

  3. Claus says:

    Larg duart nga te majtet!
    Social-demokratet gjermane nuk jane parti e majte, por parti me orientim liberal persa i perket ekonomise.
    Qeveria Merkel ka bere shume ne drejtim te familjes, te prinderve me femije, ka rritur ne nje fare mase pensionet dhe rrogat, ndersa ne planin nderkombetar ka mbajtur peshen me te madhe te krizes ne Europe dhe sidomos ate greke. Me Merkelin ekonomia tregoi vetem rritje ekonomike. Ajo grua eshte inteligjente ne ate mase, qe zor se gjen burre qe e perballon dhe mbi te gjitha eshte modeste, nuk ben leje luksi dhe provon makina te tipit “Porsche” sic bente pararadhesi i saj i majte, Schröder, qe u be kancelar i boseve me cigare puro Havane ne buze, per te mos thene qe vendimet qe merrte ndoshta ishin vendime qe i sherbenin miliardereve te industrise se makinave. Sot ai eshte keshilltar i “Gazprom-it” rus dhe kjo erdhi si pasoje e njohjeve dhe miqesise qe krijoi me Putinin dhe oligarket ruse.
    Merkel, Schäuble dhe Co. nuk mund te manipulohen, si manipulohen te majtet.
    Te majtet kane mbetur pa profil. Ate profil qe kane patur, si parti e shtresave te uleta dhe te mesme ju a ka marre Merkel me politikat e saj social-demokrate.
    Nuk jane per qeverisje te majtet. Te krijojne borxhe dhe te rrisin ato, per ate pune i ke te vetmit. Karizma e Steinbruck eshte e ulet. Prepotencen e zoteron mire.
    Greqia te luse Zotin qe te fitoje Merkel. Me Steinbruck nuk do te merren vesh. Kam frike se kete problem do ta kene shume kryeministra ne Europe.

  4. INDIFERENTI says:

    E kujt i plasi Trapi se kush eshte rivali Merkelit. Pse ky eshte shqetesimi qe ka ky popull o Tema? Ky mund te perbej lajm per Gjermanine po jo per ne, sepse Si Merkeli si Steinbrucku as na kane dhe as do na kene ne refene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje