Rrëfimi i mikut të vajzës që humbi jetën nga përdhunimi...

5 Janar 2013, 12:02Bota TEMA

Miku i një femre, që vdiq pasi u përdhunua në një autobus në Nju Delhi, Indi, ka dhënë të parën intervistë që pas ngjarjes së rëndë.

Emri i tij nuk është bërë i njohur për publikun. Ai tregoi për Zee News se si atë e kanë rrahur duke e lënë pa ndjenja, më pas sulmuan vajzën.

Ai gjithashtu kritikoi policinë për përgjigjen e avashtë.

Vajza, një 23 vjeçare, vdiq nga plagët fundjavën e shkuar dhe pesë persona do dalin përpara gjyqit për përdhunim dhe vrasje.

Nëse gjenden fajtorë, ata rrezikojnë dënimin me vdekje.

Miku 28 vjeçar i viktimës tha se ata kishin hipur në autobus pasi kishin qenë në kinema.

Ai tha se pa që dritaret e autobusit ishin të vulosura, duke menduar menjëherë se ishte një kurth.

“Ne u përpoqëm që të rezistojmë. Edhe ajo luftoi me ta, duke u përpjekur të më shpëtojë mua,” thotë ai.

“Ajo u përpoq që të telefononte policinë, por ata i morën celularin”.

“U përpoqa që të luftoj kundër tyre, por më vonë nisa t’u lutem që ta linin atë të qetë”.

Ai konfirmoi raportet e mëparshme se dhunuesit e tyre i kishin hedhur nga autobusi dhe kishin tentuar që t’i shtypnin me të.

28- vjeçari tha se kishte tentuar që të kërkonte ndihmë nga kalimtarët dhe shoferët.

“Ata ngadalësonin, shihnin trupat tanë të zhveshur dhe iknin,” tha ai.

Ai kritikoi edhe autoritetet, duke i akuzuar se arritën vonë e më pas nisën të ziheshin për juridiksionin, duke i dërguar në spitalin e gabuar.

“Mikesha ime po humbiste shumë gjak. Por në vend që të na dërgonin në spitalin më të afërt, policia na dërgoi në një spital që ishte larg,” tha ai.

Ndërkohë policia thotë se po hetojnë kanalin televiziv Zee News për shkak se ligji ndalon të bëhet publik identiteti i viktimave të përdhunimit.

Më herët gjatë kësaj jave zyrtarët e sigurisë janë mbledhur për të diskutuar për reformat e mundshme.

Ata kanë premtuar se do të rekrutojnë më shumë gra në forcat policore dhe në stafet policore./BBC

1 komente në “Rrëfimi i mikut të vajzës që humbi jetën nga përdhunimi…”

  1. arsen says:

    Nuk e ka keq Kina qe nuk te lejon me shume se nje femije…Edhe keta jane shtuar si shume sepse gruna e quajne gjithmone qenie te kategorise se dyte.
    Edhe India duhet te filloje tredhjen kimike te qeflojve dhe hiperseksualeve qe verdallosen neper rruget e Bombeit e kudo.
    Jevgj hesapi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje