Vetëm pak muaj më përpara, këta engjëj të vegjël buzëqeshnin përpara kamerës për një foto të përbashkët të klasës së tyre. Ishin klasë e parë.
Është një foto klase normale për çdo vend të botës.
Tani këta engjëj të vegjël nuk janë gjallë. Ata u masakruan nga dora e Adam Lanza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai hyri në klasën e tyre dhe në mënyrë të çmendur qëlloi mbi çdo vogëlush që gjendej aty.
Ata nuk do kenë më mundësi që të marrin dëftesë në duar. Jeta e tyre u ndërpre nga një njeri që ka shokuar botën mbarë.
Prindërit e këtyre fëmijëve nuk do e shohin më këtë buzëqeshje në fytyrën e tyre.
Mësuesja e tyre zëvendësuese, Lauren Rousseau, 30 vjeç, u vra bashkë me ta.
Vogëlushja Emilie Parker mungon në këtë foto. Ajo nuk ishte në shkollë atë ditë. Por për fat të keq ishte të premten, kur ndodhi masakra e pakuptimtë. Vetëm një fëmijë nga klasa arriti të shpëtojë, duke u hequr si i vdekur mes trupave të shokëve.
Viktimat e kësaj tragjedie tanimë janë varrosur.
Kujtimet e prindërve të këtyre engjëjve të mbushin me lot.
U prefshi në paqe vogëlushë!
Emilie Parker mungonte diten e fotos. Por ishte te premten ne shkolle
Pasi te kalojne ca dite me mbeshtetjen e Repbulikanve prit kur te fillojne te nxjerin ne TV histori te atyre qe do thone: shyqyr qe kemi te drejte te blejme arme pa hesap se nje dite me ato arme u mbrojta kur nje keqberes deshi te dhunonte…blabla
Ka filluar tashtme. Eshte ne lajme. Eshte rritur shume blerja e armeve keto dite ne mbare ameriken.
Tragjedi te tilla te pakuptimta kane ndodhur edhe me pare, sic ishte ajo e universitetit Virginia Tech, por kjo ishte e rende, teper e rende, per vete faktin se ne kete rast viktimat ishin femije ne nje moshe qe nuk njohin asnje djallezi. Bota e tyre eshte e mbushur vetem me miresi.
Nje njeri normal nuk mundet te mos trishtohet thelle nga nje ngjarje e tille.
R.I.P little angels!
Ti ndodhemi prane me lutje te gjithe shtetasve amerikane ne kyt tragjedi te papershkrueshme me fjale, te lutemi per shpirterat e atyne qi humben jeten ne kyt masaker.
Dhe nji kerkese per komentuesit qi te mos ja fusin kot ne komentet qi do te bajne dhe te fillojne e te permendin politiken.
Faleminderit
Zoti i paste prane vetes si engjej !!!
Rrofte Amerika dhe Kapitalizmi boteror.
Ky sistem ka vetem pasiguri, çthurje,degjenerim,vrasje,lufte,varferi.
Te lutem ‘Shqiptari’ mos na e neverit me keto komente pa pike lidhjeje aq me teper kur nuk e ke idene per idiotizmat e kuqe bolshevike qe shkruan!
Adam Lazna nje kalamaq qe i kishte shenjat per ta izoluar,u la i lire.Ky eshte mekati qe per keta lloj njerzish duhet program i vecante ndihme.
Po kur ne krye te nje shteti kemi analogun e tij,sepse ne sundimin qe ky njeri ben me jake te bardhe e kollaro firmato, jane me shume te vrare se sa nga nje debil si Lazna, si spjegohet qe ky sundimtar vazhdon te beje c’te doje ne Shqiperine tone mjerane?
Ndërsa Pentagonit i shkoi dëm një aset i vyer si Adam Lanza. Përndryshe, ai do t’i kish siguruar vetes lavdinë e përhershme, duke u varrosur në Arlington Cemetary
E tmershme!.Fatkeqesi e pa degjuar!Shqiptare kokpalare injorant,edhe ne kete fatkeqesi bejne politik mgjse jane gjysem analfabet.
Ngushellime te sinqerta per familjet dhe te gjith atyre qe zemren e kan te thyer ,per kete humbje.Keta jane engjejt e jetes.Sa krim i shemtuar.ZOTI paste meshire per tta.