Rusia dorëzohet: Rebelët sirianë mund ta fitojnë betejën

13 Dhjetor 2012, 12:35Bota TEMA

Qeveria e Sirisë mund të mposhtet nga forcat opozitare. Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë.

Sipas BBC, Mikhail Bogdanov ka deklaruar se forcat e presidentit Bashar al- Assad po humbasin gjithmonë e më shumë terren dhe kontroll.

Rusia ka qenë një prej mbështetësve më të fortë të qeverisë së Assad.

“Për fat të keq ne nuk e përjashtojmë dot fitoren e opozitës siriane,” tha Bogdanov.

Ndërkohë në Siri vazhdojnë luftimet. Raportohet se një shpërthim në periferitë e Damaskut ka sjellë 16 viktima, përfshi shtatë fëmijë.

Shtetet e Bashkuara deklaruan një ditë më parë se nuk e njohin qeverinë e Assad, por njohin opozitën.

6 komente në “Rusia dorëzohet: Rebelët sirianë mund ta fitojnë betejën”

  1. coku says:

    para veteem para. nuk eshte puna se assadi mund te rrezistonte por e ndihmonte rusia. edhe njehere u vertetua qe amerika eshte numer 1. ka qene nje lufte e ftohte midis rusise dhe shba per sirine. e me ne fund perpjekjet e popullitsirian mendoj se do konkretizohen me festimin e nje viti te ri pa satrapin ne pushtet. e gezofte siria lirine dhe qofte viti 2013 nje fillim i mbare per kete popull te paepur e trim. shume vuajti por po i vjen fundi vuajtjes. nuk mbahet pushteti me dhune asnjehere. nqs nuk te pranojne njerezit rruga me e mire eshte te ikesh me paqe.

    1. eleYΘeriskepsi says:

      …””e gezofte siria lirine””.

      Mos e keni fjalen per keta “demokrat” taleban, ne videon e meposhtme qe nuk ngurojn akoma edhe femije te detyrojn ti presin koken te pafajshmeve?!!!

      O zot,,,, sa naivitet !!!
      http://olympia.gr/2012/12/11/fsa-atrocities/

      1. coku says:

        shikoje mire se keta jane te assadit.

  2. Uarda says:

    Popullin Sirian ka per ta marre malli per kete “diktatorin” Asad. Prit sa ta marrin keta horrat ne dore dhe Asadi do t’ju duket lule. Do t’ju ndodhe si ne shqiptareve me Enverin, do ta kerkojne kur te mos e kene me…

    1. coku says:

      po ty te ka mare malli per enverin, baca ste kenaq dot se eshte i ndershem, nuk ben nga ato pune.

  3. x says:

    ne siri qeverisin bektashinjte qe jane pakice dhe shumica qe jane sunni i kane vene kunder pakices tjeter gjoja qe te gjithe pushtetin mos ta kene bekatshinjte po sunnit.dihet qe me ndihemen e te huajve qei percajne.sunnit ose kyrengristesit jane shume here me te keqinje se bektashinjte koha ka per ta vertetaur se sa keq do te behet siria me ta ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje