Ryan Lanza po punonte në tavolinën e tij të punës në “Ernst and Young” kur pa në CNN se ai kishte vrarë 30 njerëz në një shkollë fillore në Konektikat.
Ishte momenti kur Ryan, i shokuar, e kuptoi se vëllai i tij, Adam, mund ta kishte bërë diçka të tillë.
Lanza i tha shefit të tij se duhej të ikte.
30 minuta më vonë policia hyri në zyra.
Mes largimit nga zyra dhe marrjes në pyetje nga policia, Lanza dërgoi një seri postimesh në Facebook, duke thënë se nuk ishte ai vrasësi, pasi në skenën e ngjarjes ishte gjetur karta e tij e identitetit.
“Qepeni gojën, nuk isha unë. Isha në punë,” shkroi ai në Facebook.
Një mik i dërgoi një mesazh në Facebook dhe ai u përgjigj: “Ishte vëllai im, më duket se mamaja ka vdekur. Oh Zot i madh”.
Adam Lanza ishte një djalosh i qetë, mendohet se ishte autist. Ai jetonte një jetë të qetë me mamanë e tij. Ishte një tip i vetmuar.
I pëlqente të luante dhe kishte dekoruar shtëpinë e tij për festa.
Por dje ai u kthye në një monstër. Pa folur asnjë fjalë ai masakroi 26 persona, përfshi 20 fëmijë. Mes tyre edhe mamanë.
Lanza, 20 vjeç, hapi zjarr në shkollën Sandy Hook, në qytetin e qetë Newtown.
Ky është një nga krimet më të rënda në historinë e Amerikës, vend që ka njohur shpesh sulme amokësh në shkolla.
Mendohet se ai e qëlloi mamanë e tij në fytyrë dhe më pas u nis në shkollën ku mamaja ishte mësuese.
Atje qëlloi drejtoreshën e shkollës, një stil ekzekutimi.
Dikush për fat të mirë njoftoi në interkom për një të çmendur që po gjuante me armë dhe fëmijët u fshehën.
Thuhet se ishte i armatosur me dy armë dore. Mësohet se armët ishin regjistruar në emër të nënës.
Debati i vazhdueshëm në SHBA për kontrollin e armëve tani është ndezur si kurrë më parë, me shumë organizata që kërkojnë kontroll të rreptë të tyre.
Mes të vdekurave janë edhe tre mësuese, që thuhet se u treguan heroina të vërteta, duke u përpjekur të shpëtojnë fëmijët nga krimi i rëndë.
Njëra prej tyre, mësuesja 27 vjeçare Victoria Soto u hodh përpara atij, duke mbrojtur me trup fëmijët.
Adam Lanza
Ryan Lanza
Keshtu mund te behen dhe autistat e Lirise.
Nuk eshte as koha dhe as ceshtje qe te na kumtoni shejtan budallallekun tuaj .Ngushellime te prekurve nga fatkeqesia .
ooo mali,oo k..e kanari.
horrori holliwoodian, filmat, “demokracia” krijojne monstra te tille…
ej ti mali nga fusha nuk eshte mire te flasesh per femije te semure dhe ta dish qe ate qe ka bere ai e kane bere e te tjere qe nuk kane qene autike por thjesht jane psikopate,
ooo mali po qenke dell fare me ato qe thua,a po thuaj desha te them dicka dhe e thash.
Mbas zbythjes se Saliu nga pushteti, arrestoni sa me shpejt Shkerdhenin se ai eshte marre me arme dhe kur te shofi humbjen e tij mund te beje ndonje masaker, se keta cunat e bukur, nganjehere shperthejne keq, sidomos kur ne ligj ska denim me vdekje, se denim i perjetshem, i jep favore pa kerkuar te shiten neper semafore.
Ka arme ne ballkan sheshit por robt vriten tek e tek. Keta Amerikanet ta gjejne tjeter kund fajtorin. Ndoshta psikoloqet qe kane budallalleps popullin me programet e tyre te inxhinjerimit njerezor.
Edukata e keqe familjare eshte nje bombe per te gjithe shoqerine. Viktima e pare eshte ky qe beri krimin
zoti I marte prane viktimat e ketij perbindeshi.
U djegte ne ferr!!!!