Vajza pakistaneze, e cila u qëllua në kokë nga talibanët, pas trajtimit në një spital në Angli, ka lënë sot spitalin.
Tre muaj më parë Malala Yousufzai, 15 vjeç, u qëllua në kokë nga afër nga një taliban pse bënte avokatinë e të drejtave të femrave.
Malala përshëndeti stafin e spitalit, ndërkohë që po largohej nga aty.
Ajo do të vazhdojë sërish trajtimin në shtëpi, ndërkohë që më vonë do u nënshtrohet disa ndërhyrjeve të tjera në kokë.
Trimëria e Malalas pati prekur botën mbarë. Ajo kishte folur në mbrojtje të të drejtave të femrave për tu shkolluar.
Në tetor të vitit të shkuar, talibanët hynë në autobusin e shkollës së saj në Swat, në veri të Pakistanit dhe e qëlluan atë nga afër.
Plumbi hyri sipër syrit të djathtë dhe kaloi në nofull, duke i gërvishtur trurin.
Mjekët në Pakistan ia hoqën plumbin dhe më pas ajo u dërgua në Angli për trajtim të specializuar.
Talibanët janë betuar se do e sulmojnë sërish atë.
Drejtori i spitalit tha se vajza ishte shumë e fortë dhe punoi fort me stafin duke bërë një progres të shkëlqyer në përmirësimin e saj shëndetësor.
Malala me familjen e saj do qëndrojë në Angli, pasi babait të saj i është dhënë një punë në konsullatën pakistaneze në Birmingham.
Nuk arrij te kuptoj llogjiken sipas se ciles, vajzat nuk lejohet te shkojne ne shkolle, dhe per me teper te ushtrohet dhune karshi tyre per kete gje.
Plaku,po te bisedosh me ndonje mjekrosh qe ne vend te jastekut me mban kuranin(dhe e interpreton si i do menderja)do ta kuptosh edhe llogjiken qe i lejon te kryejne veprime te tilla.
Kjo varze asht e PD se Shkodres
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/adhe-un-e-pelcej-shum-pjeshken.html
Shiko filmin “Komisari i Drites” dhe do takuptosh se edhe ne Shqiperi nuk kemi qene larg Afganistanit.
Pergjigjen e japin talibanet ne emer te Kuranit me plumba e bomba, por fatkeqesisht kemi dhe shume talibaner ne Shqiperi qe seksin femer e vrasin qe ne barkun e nenes dhe kjo eshte akoma me shqetesuese!!!
Bravo vajzes dhe mjekeve qe i shpetuan jeten.Ndihem krenar qe ne bote ka njerez qe luftojne te sfidojne rrymat e vjetra patriarkale ne dem te shoqerise se civilizuar.
Pse shikoni nanje ndryshim midis malokeve tane dhe Talebaneve?
holla aqba brotha,hasallam hallokum.Vajza ësht harram!Xhehenemi do ta ketë ne prehër se ka dal kundra mesimeve te mëshirëmadhit të madhrishmit allah.Qafire dhe shkelse e fesë që do të ngrejë grat ne nivel të mashkullit.Taleban vëllezrit tanë kanë zbatuar kuran për ta hequr të mallkuarën që mëson harram.
Ti do te vuash shume pas vdekjes per ligesine qe ke ne shpirt.
Selami(paqja) apo vuajtja nuk varen nga ne.Askush se di cdo behet ne ate bote.Mesimi i profetit eshte qe te zbatojmë kuran.Mallkim pret i atë që parashikon cka vjen pas vdekjes se thuhet që këta kanë lidhje me shejtanin pra dhe i pret një vuajtjte e madhe në xhenem (gehena).
flitet shum per talibanet , po qfare dhe kush jane talibanet , shumica e juaj mos te them te gjithe komentoni nga injoranca dhe jo nga dituria , komentoni ata gjera qe medja ju servire pasi i ka filtruar , kush eshte kjo vajze , si u vra kjo vajze dhe cili ishte shkollimi i saj apo detyra e saj , pas humbjes se ushtrise ruse ne afganistan , dhe largimit te saj nga afganistani , ne afganistan filloj nje lufte civile , lufte civile ndermjet aleaces se veriut qe ishin shumica e afganeve qe kishin si qellim dhe ideale komuniste , dhe kishin lidhje me idete marksiste ,leniniste duke mesuar nga ruset , dhe nga ana tjeter afganet musliman qe dunin te perhapnin shtetin islamik , dhe keshtu nje grup sdutendesh qe ne gjuhe arabe perkthehet talib , ose taliban perfaqesonin dhe luftonin per islamin , gjate luftes 10 vjeqare me rusin , afganistani , ishte nje nder vendet kryesore te prodhimit te kokaines , 61%e kokaines prodhohej atehere ne afganistan dhe kontrollohej nga mafia ruse , pas largimit te rusis aleanca e veriut deshironte qe te pasonte ata ne lidhje me ta biznesin e droges , qe sigurisht ishte shum fitm prures , dhe keta shkuan ne nje fshat dhe perdhenuan grate e ketij fshati , disa gra u arratisen dhe shkuan dhe kerkuan ndihme tek studente qe i mbrojten dhe per hire te allahut dhe nderin e grave u shpallen lufte aleances se veriut dhe per nje vite e gjysem lufte ata more 80 % te afganistanit , dhe shpallen emirin e afganistanit , dhe vendosen pak a shum shtetin islamik me aq njohuri sa kishin dhe mundesi, ata nder te tjera u kerkoj fermereve te afganistanit qe parcelat qe i perdornin per droge te mos perdoreshin me po te mbillni gjera te tjera , ai qe do kapej me droge do denohej me vdekje , dhe keshtu per dy vjet kohe afganistani nga 61% e prodhimit te droges ra ne 3%, nje gje qe vendet demokratizuara nuk e bejne per arsye se droga eshte nje biznes qe sjell 79 miljard dollar fitime ne vit , dhe keshtu ky grup studentesh te quajtur talib , ose taliban ,sot kemi nje emer qe te gjith bota e urren , taliban , dhe qdo vrasje permendet vetem nje , taliban , ka lidhje me talibanet
Rilindasi dhe patrioti i jone i madh SAMI FRASHERI nga shkrimet e lena prej tij na meson qe femra duhet te kete me shume arsim dhe kulture se mashkulli sepse femija mesimet fillestare i merr nga nena. Prandaj nena eshte me e dashur nga baba per femijet sepse gjate gjithe kohes ajo i rri me afer. Mendje kallpe, injorante bejne te tilla veprime. Pa arsim, pa kulture, pa qyteterim nuk ka zhvillim. Prandaj cdo personi i kujdo besimi fetar qofte duhet te largohet dhe te luftoje te tilla mendesi makabre.
Vetem shtrohet nje pyetje pse emigrantet, pse refugjatet, pse te ikurit kemi vetem nga vendet e pa zhvilluara? Ka prej tyre qe ikin nga kushtet e varferise ekstreme dhe perseri nuk bejne ate qe duhet qe te integrohen dhe te ingranohen me vendin qe shkojne, por bejne te kunderten duan qe problemet, injorancen e vendeve te tyre ti vendosin ne jete aty ku i mirepresin. Prandaj keto lloj ftyrash duhet ti grumbullojne here pas here dhe kthejne nga kane ardhur.
Pse keto lapangjoz qe kane kaq shume mllefe nuk thone se para ardhesit e tyre nuk e donin Muhametin dhe ku u mcef tek te krishteret e Etiopise, se kerkonin ta vrisnin, sepse nuk donin nje Zot por ishin mesuar me shume zota.
Ne vendet e zhvilluara Europiane duhet te zbatojne reformat dhe ligjet e vendosura nga Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha, pavaresisht se ishin musliman, keto lloj mostrash i sistemojshin. Bile te jepnin biblen dhe kuranin ne dore dhe me “deshiren” tende e hidhje ne zjarr per ta djegur sepse te thonin “Feja eshte opium per popullin”. Ne vitin 1967 Shqiperia ishte vendi i vetem ateist ne bote dhe kishte te vetmin Muzeum Ateist perseri ne bote. Keto jane reforma dhe ligje qe bente te barabarte burrin me gruan. Ku ishin keto fanatiket e fese te dilnin dhe ta kundershtonin, a po ishin te “paret” qe i perqafune keto levizje. Jo vetem kaq po i dergonin femrat, vajzat dhe grate me dy-tre muaj neper aksione. Keto reforma kane nevoje shume vende arabe me karakter islamik.