Tani janë edhe femrat që vrasin

24 Dhjetor 2012, 11:37Bota TEMA

Një police femër në Afganistan ka qëlluar për vdekje një këshilltar ushtarak amerikan brenda zyrave qendrore të policisë së Kabulit.

Sipas BBC, mendohet se kjo është hera e parë që një anëtare femër e forcës së sigurisë në Afganistan qëllon mbi një ushtar të NATO-s.

Ndërkohë në një incident tjetër, gjashtë policë vendas janë vrarë nga një tjetër oficer në veri të vendit.

Ka pasur një rritje të incidenteve, gjatë të cilave forcat e sigurisë afgane vrasin ose ushtarë të huaj, ose kolegët e tyre.

Sa i përket incidentit të së hënës, zyrtarët thanë se gruaja, një oficere në Ministri të Brendshme, po kërkonte shefin e policisë në rajonin e siguruar rëndë.

Këshilltari amerikane mendohet se ishte duke shkuar në restorant kur ajo e qëlloi me pistoletën e saj.

Gruaja është arrestuar. Zyrtarët thonë se kanë dyshime se ajo mund të jetë e lidhur me talibanët.

Më shumë se 50 anëtarë të forcave të sigurisë së NATO-s në Afganistan janë vrarë nga trupat afgane sivjet.

Policët afganë rekrutohen kryesisht nga fshatrat dhe përfshijnë edhe ish- rebelë.

Në shtator SHBA i pezulloi trajnimet për rekrutët afganë për shkak të këtyre incidenteve të brendshme.

Trajnimi i forcave të sigurisë në Afganistan është një pjesë esenciale e strategjisë së NATO-s përpara tërheqjes nga ky vend në vitin 2014.

3 komente në “Tani janë edhe femrat që vrasin”

  1. F .A. says:

    As nuk diskutohet kjo gje ,pushtimi ushtarak eshte i papranueshem sot ne kete bote

    1. ar says:

      Ndersa pushtimi shpirteror-mendor eshte i lejueshem!!!???

  2. F.A.? says:

    po atje me vrasin njeri tjetrin e kercet bomba mu ne pazar,,po kete si e shpjegon ti brekekuq?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje