Franca ka deklaruar se ndërhyrja ushtarake në Mali do jetë punë javësh. Sipas tyre, ky nuk është skenari i Afganistanit, pasi ndërhyrja do mbarojë shpejt.
Por rebelët islamikë kanë arritur të marrin një qytet që kontrollohet nga qeveria.
Sipas BBC, rebelët kanë marrë qytetin Diabaly, 400 kilometra larg kryeqytetit.
Vetë ministri francez i Mbrojtjes, Jean- Yves Le Drian tha se qyteti ra në duart e rebelëve pas një kundërsulmi.
Ai pranoi se francezët po hasin në një situatë të vështirë, për shkak se rebelët janë të mirëarmatosur.
Por Le Drian insistoi se fushata po zhvillohej në favor të Francës.
Franca nisi një ndërhyrje ushtarake të premten e kaluar në përpjekje për të ndalur rebelët islamikë që të marshojnë drejt kryeqytetit të Malit, Bamoko.
Franca ka intensifikuar ndërhyrjet nga ajri, ndërsa rebelët thonë se ata do të paguajnë për këtë ndërhyrje.
“Franca ka sulmuar Islamin. Ne do godasim në zemër të Francës,” tha një zëdhënës i rebelëve.
“Franca ka hapur dyert e ferrit. Ajo ka rënë në një kurth që është më i rrezikshëm se Iraku, Afganistani dhe Somalia”.
Në fakt në Somali dy ushtarë francezë humbën jetën dhe militantët islamikë kanë deklaruar se do të ekspozojnë trupat e tyre të masakruar për mediat.
Operacioni në Somali u zhvillua sapo nisi sulmi në Mali dhe synonte lirimin e një agjenti francez.
Gjermania nga ana e saj ka deklaruar sot se do të vijë në ndihmë të Francës për ndërhyrjen në Mali. Gjermania ka bërë me dije se do jetë një ndihmë e shpejtë, kryesisht logjistike.
ne siri “rebelet islamik” jan burra te mire se duan te rrezojne qeverini dhe mbeshteten nga franca se keshtu jua do puna francezeve,
ne mali “rebelet islamik” nuk jan burra te mire por jan terroriste dhenuk mbeshteten se nuk jua do puna francezeve…
shkurt kush jane rebelet e vertete tani?
Francezet.
Ramy ka shkuar ne sum ali te ndihmoje vellezrit.
Allah allah cpo na degjojne veshet
Ato fjalet qe thane qe franca ra ne kurth, une I kuptoj qe perendimi po hapet shume. Dhe duket qe malezrt e futen ne kurth francen per te hyre ne lufte. E kujtoni gabimin e hitlerit ne luften e dyte qe u hap shume dhe humbi luften
O Ramullah, ti duhet te jesh nje rr. k. qe s’e ke shokun. Je shembulli i pare sesi nje nen-njeri flet e madje shkruan.
Ca te semes do Franca ne Mali mer jahu,se ka fillu me u hap shume b.thesh, keshtu beri edhe ne Libi…?
bota vazhdon te jete e ndare ne zona influence, kot bejne derr derr qe ka mbaruar lufta e ftohte..
Franca nderhyn atje ku ka pas kolonite, po ashtu edhe anglia, kurse gjermanet qe kishin mbetur me gisht ne goje ne kohen e kolonizimeve vazhdojne te kene te njejtin rol, oburra ku te gjejme ndonje cope toke.
Vec kur te fillojne te hahen serish me njeri-tjetrin se ne WW I dhe WW II
opo le tu bien ketyre dythundrakeve, njerez te cmendur. njerez me carcafe dhe kafshe.. bageti njeqelizore…