FOTO LAJM/ Rekordmenia kthehet në detyrë

8 Janar 2013, 13:11Bota TEMA

Duke buzëqeshur, Hillari Klinton, 65 vjeç, nxjerr nga një kuti dhuratash një bluzë futbolli amerikan.

Është një dhuratë që ia kanë bërë bashkëpunëtorët e saj Sekretares amerikane të Shtetit, që është rikthyer në detyrë pas problemeve shëndetësore.

Mbi bluzë është shënuar numri 112, që përkon me numrin e vendeve që ka vizituar ajo gjatë mandatit të saj. Ky është një rekord në historinë amerikane.

Klinton pati disa probleme shëndetësore: fillimisht nga një virus në stomak, më pas humbi ndjenjat dhe përplasi kokën. Nga përplasja iu krijua një mpiksje në kokë.

Klinton vizitoi edhe vendin tonë vitin e shkuar, duke kërkuar që të respektojmë institucionet e pavarura dhe të mbajmë zgjedhje të lira e të ndershme.

7 komente në “FOTO LAJM/ Rekordmenia kthehet në detyrë”

  1. Rrofte Shqiperia says:

    Si nuk degjuam ndonje akuz per korrupsion andej, perkundrazi e mirepresin pas shkeputjes qe pati nga shendeti jo i mire. I uroj per ditet ne vazhdim qe mos te ket asnje shqetesim zonjes Klinton

    http:// gazetatema.net/web/pse-hilari-clinton-vizitoi-shqiperine/

  2. misionari says:

    jete te gjate Zonjes dhe Zotit Clinton!

  3. fieraku4u says:

    Z. GRUA E NDERUARA HILLARY KLINTON. RESPEKTE!

  4. gjon says:

    FEMER MODEL E FEMINILITETIT NJERZORE.BASHKESHORTE E DENJE E NJE BURRI SHTETI SI BILL KLINTON.

  5. Bill says:

    edhe aq burre shteti nuk isha me thene te drejten, e qelba pak dhe u bera i rendomte, burre legen me ate Moniken, por keshtu qenka jeta femrat dolen me te forta dhe me dinjtitoze se meshkujt…

  6. homeri says:

    —politikane e shkelqyer dhe nje zonje fisnike —ka bota zonja dhe ne shemetira

  7. pika neve says:

    I uroj shendet e jete te gjate Zonjes se mrekullureshme Klinton prane burrit te saj po aq te mrekullueshem! Njerez qe kane sakrifikuar dhe shendetn e tyre per te mire dhe interesin e vendit e popullit te tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje