Një gjykatë në Itali ka hedhur poshtë kërkesën e ish- kryeministrit Silvio Berlusconi për të ndalur gjyqin ku ai akuzohet se ka bërë seks me një prostitutë minorene.
Sipas BBC, gjykata në Milano ka vendosur po ashtu se nuk ka nevojë që të dëgjojë dëshminë e vajzës, kërcimtares Karima El Mahroug, të njohur si Ruby.
Avokatët e zotit Berlusconi thanë se gjyqi duhet të ndalet për shkak se ai po garon në një fushatë elektorale.
Berlusconi dhe Ruby e kanë mohuar faktin se kanë bërë seks.
Berlusconi ka hyrë në garën elektorale, duke e lënë të paqartë nëse ai do bëhet kryeministër në rast se fiton zgjedhjet. Aleatët e tij thonë se ai nuk do bëhet kryetar i qeverisë.
Avokati Niccolo Ghedini tha se Berlusconi është shumë i zënë me fushatën për të dalë në gjyq. Ai shtoi se gjyqi do të ndikojë në zgjedhje, por gjykatësit e rrëzuan kërkesën për të ndalur gjyqin.
Prokurorët kanë akuzuar mbrojtjen se kërkojnë të zgjasin gjyqin.
Ruby kishte ardhur në gjykatë për të dëshmuar. Dy herë ajo ishte thirrur në gjykatë, por nuk ishte paraqitur pasi ishte me pushime në Meksikë.
Disa jave me pare, ne nje emisjon televiziv italjan Berluskoni akuzoi qeverine gjermane se, kjo e fundit kishte urdheruar te gjitha bankat e landeve gjermane qe, te shisnin ne muajin shkurt 2011 te gjitha bonot e thesarit italjan qe, keto banka kishin ne portofolin e tyre.
Ky, sipas Beluskonit, ishte nje sulm i Merkelit qe, u be me qellim qe, SPREDI per bonot italjane te rritej duke bere keshtu qe, qeveria e Berluskonit te terhiqej dhe ti linte vendin qeverise teknike.
Me kete rast Berluskoni propozoi qe, Italia te dilte nga Eurozona duke i dhene mundesi Italise qe, te fuste prap lireten italjane. Kjo me qellim qe, lireta te çvleresohej dhe keshtu ti bente produktet italjane me konkuruese duke bere qe, Italia te fillonte te merte vehten.
Te enjten, qe kaloi Berluskoni ishte ne emisjonin Servizio Publico te Santoros. Ke kete emijsjon Berluskonit ju provua me fakte, nga banka qendrore gjermane se, nuk ishte aspak e vertete ajo qe, ai kishte thene ne lidhje me bonot italjane para disa javesh, duke akuzuar qeverine dhe banken qendrore gjermane per nderhyrjet ne punet e brendeshme te Italise gje qe, shkaktori edhe renjen e qeverise se tij.
Per habine time ky lloj buri, ky dhe zgerdhihej pa pike turpi.
Nuk e di por, ky fare burri eshte nje vagabond me i madh se Berisha dhe une habitem se si, nje popull me kulture si populli italjan i jep votat ketij horri.
Mua me erdhi per te vjelle me zgjerdhitjen e tija ne kete program televiziv. Nje horr pa skrupuj dhe asgje tjeter.
Me falni se ne shkrim mungon dicka, dhe konkretisht :
Fraza me siper : “Per habine time ky lloj burri, ky dhe zgerdhihej pa pike turpi ” duhet te zevendesohet nga fjalia e meposhteme :
“Per habine time, ky lloj burri, me paturpesine me te madhe tha se, kjo gje ishte nja lapsus nga ana e tij dhe vazhdoi te zgerdhihej si nje vagabond ordiner.”