Gjykata në Pakistan urdhëron arrestimin e kryeministrit, të akuzuar për korrupsion

15 Janar 2013, 12:26Bota TEMA

Gjykata Supreme në Pakistan ka urdhëruar arrestimin e kryeministrit Raja Pervez Ashraf me akuzën e korrupsionit.

Sipas BBC, Ashraf i ka mohuar akuzat se ka marrë ryshfet kur ishte Ministër për Ujin dhe Energjetikën në vitin 2010. Ai ka marrë ryshfet për të miratuar projekte në fushën e prodhimit të energjisë.

Gjykata ka urdhëruar edhe arrestimin e 15 njerëzve të tjerë.

Analistët thonë se kjo lëvizje nuk do të sjellë largimin e menjëhershëm të kryeministrit.

Urdhri vjen në një kohë kur kleriku anti- qeveritar, Tahirul Qadri ka thirrur një protestë masive kundër qeverisë.

Mediat kanë treguar pamjet e protestuesve në festë kur u dha lajmi i vendimit të gjykatës.

BBC raporton se ka dyshime se kleriku ka mbështetje nga elementët gjyqësorë dhe ushtarakë.

8 komente në “Gjykata në Pakistan urdhëron arrestimin e kryeministrit, të akuzuar për korrupsion”

  1. Bujari ju degjon says:

    Edhe tani tek ne,ky Llala,kryprokurori,do jape urdher te arrestohet kryeministri,ose disa ministra-tralala me bishta prasi me nje fjale.Nuk kemi pavarsi istitucionesh as sa Pakistani.

    1. Une qi eci me llogjiken e Doktorit m’lind dyshimi qi Pakistani osht te 3 vendet e para n’bote per zhvillim ndaj e ka drejtesin kaq t’zvhvillume.

  2. 1444 says:

    ne Azi,ne Pakistan….!!! Kurse Shqiperia eshte ne mes te Europes…,te mjeret ne!

  3. Horri i Bulevardit says:

    Ne sdo e arrestojm se do te na duhet per ne Kopshtin Zoologjik, se eshte e vetmja specie qe tregon si ka arritur njeriu deri ketu se Saliu me Argiten jane akoma ne ate faze te shkeputjes nga majmuni dhe jane nisur drejt qenies njerezore.
    Por kemi nje problem se edhe majmunet ke kopshti se pranojne se ka dale nga specia e tyre me shpejt se ata qe jane ne kafaz edhe me njerzit se pranojm se ska hyre akoma ne fazen njerezore, keshtu qe do ti bejme nje kafaz te ri dhe biletat do te jene me taksa dhe TVSH, se na duhen per buxhetin e vitit 2014.

  4. alban4eva says:

    na e kaloi edhe Pakistani, ca behet keshtu..

  5. shkodrani says:

    Eshe pakistani dhe po ka ma demokraci .sa per turp jena ba me sali berishen
    te fundit ne europe
    te fundit ne ballkan
    tash po na kalojne dhe pakistani e afganistani

  6. qen chicago says:

    Sa tkorruptu qr jan.
    Shifni ke ne asnje arrestim. Edhe kur kapesh me kamera.

  7. Tani nga Londra says:

    avokatet pakiztaneze jane ne gjendje te ushtrojne profesionin e tyre edhe ne angli. Jo thjesht nga sistemi anglo-saxon qe perdorin po nga standartet deri diku te pranueshme etike ne profesion dhe pavaresia e gjyqsorit

    dhoma e avokateve te shqiperise beri nje kerkese per njohje ne menyre qe tu jepej e drejta dhe taneve te ushtronin profesionin ne angli dhe ne shenje respekti per kerkesen anglia organizoj nja dy seminareve me dreke mbi etiken dhe integritetin profesional. Pastaj u percollen me buzeqeshje miqesore per ne atdhe

    keni bere goxha perparime ju thane po dukuni njehere prap nga 2030 ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje