Hollande shijon një momenti triumfi (por gjërat s’do jenë aq të lehta) (FOTO)

2 Shkurt 2013, 13:39Bota TEMA
Hollande shijon një momenti triumfi (por gjërat s’do jenë

Në kushtet kur ekonomia në Francë është zhytur në probleme dhe presidenti Francois Hollande nuk është më ai i preferuari i francezëve, ndërhyrja në Mali ka shërbyer si një shans për të fituar pikë në sondazhe.

Presidenti Hollande ka vizituar Malin në Afrikë, tre javë pasi trupat franceze nisën një ofensivë ndaj rebelëve në veri të vendit.

Ai është pritur me nderime në qytetin Timbuktu, që është çliruar nga rebelët.

Por ndërkohë OKB paralajmëron se gjërat nuk do të jenë aq të lehta, pasi ushtria e Malit ka bërë masakra ndaj rebelëve, por edhe ndaj fiseve që i mbështesin. Mes tyre janë edhe legjendarët Touareg, që janë zotuar për hakmarrje.

Ushtria franceze ka publikuar fotot e momentit kur ushtarët e tyre zbresin me parashuta në Timbuktu, për të çliruar qytetin. Ndërkohë trupat e Malit do sulmonin nga toka.

Banorët e Timbuktu, një qytet i shpallur si Monument Kulture, e kanë pritur me gëzim ardhjen e trupave franceze. Shkollat janë hapur pas 11 muajsh, ndërsa gratë tani mund të dalin jashtë, pasi më parë kjo gjë u ndalohej nga rebelët, që i kishin detyruar femrat të mbuloheshin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje