Egjipti zhytet sërish në kaos e flakë (FOTO)

26 Janar 2013, 13:02Bota TEMA
Egjipti zhytet sërish në kaos e flakë (FOTO)

E premte e përgjakshme në Egjipt. Por e shtuna nuk ka nisur më ndryshe.

Në Kajro një gjykatë ka dënuar me vdekje 21 persona, që janë gjetur fajtorë për trazirat në një stadium në Port Said vjet. Trazirat në stadium morën jetën e 74 personave, tragjedia më e rëndë në botën sportive në Egjipt.

Vendimi është transmetuar LIVE. Qindra persona që ishin në Sheshin Tahrir shpërthyen në gëzim. Përkrahësit e klubit kryeqytetas Al- Ahly kishin kërcënuar me trazira nëse vendimi nuk do ishte ai që prisnin.

Trazirat në stadium kishin lidhje edhe me revoltat kundër Husni Mubarak, pasi tifozët e kryeqytetit kishin luajtur një rol të rëndësishëm për rrëzimin e ish- presidentit.

Ndërkohë në përvjetorin e dytë të revolucionit, ka pasur përplasje të dhunshme mes përkrahësve të presidentit mysliman, Mohamed Mursi dhe kundërshtarëve të tij, që e akuzojnë se ka vjedhur revolucionin për të krijuar një shtet islamik.

Trazirat më të rënda janë shënuar në qytetin e Suezit, ku kanë vdekur 9 persona dhe janë plagosur mbi 500.

Presidenti Mursi ka bërë thirrje për qetësi, ndërkohë që dhuna në rrugë po vazhdon.

5 komente në “Egjipti zhytet sërish në kaos e flakë (FOTO)”

  1. elton says:

    Cne? Nuk po u del demokracia ashtu sic e prisnin “mjeshtrat” ne perendim?

  2. Antipadrejtesi says:

    “kesaj i thone pranvera Arabe”…

    1. fl says:

      Per te kalu ne normalitet nuk mjafton nje pranvere. Ne vet kemi 20 vjet qe po zhgryhemi

  3. sem says:

    Do ta kerkoni Mubarakun por do te jete vone, pasi tani nuk do te keni me
    qetesi,rremuje totale sepse ju nuk e meritoni lirine e demokracine
    sa te jene parti vellezerit muslimane ata jane mjeshtra te djegjes
    shperthimeve e katrahurit.

  4. enea says:

    Ku ka futur hunded Amerika, gjithmone ka patur shkaterrim. Pranvera arabe?????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje