Gazeta spanjolle kërkon falje për foton shokuese të Hugo Chavez

24 Janar 2013, 14:02Bota TEMA

Gazeta spanjolle El Pais, ka kërkuar falje pasi ka publikuar një foto të presidentit venezuelian, Hugo Chavez, që thuhet se ishte false.

Sipas BBC, fotoja tregonte një burrë në spital me një tub në gojë. Ajo është printuar në faqen e parë të El Pais me titullin: “Sëmundja sekrete e Chavez”.

Qeveria venezueliane e quajti foton groteske.

El Pais e hoqi foton nga faqja në internet dhe tërhoqi nga tregu kopjet e printuara.

Gazeta bëri të ditur se e ka marrë foton nga një agjenci lajmesh, por nuk ka qenë vetë në gjendje që të verifikojë datën, vendin dhe rrethanat e realizimit të saj.

Sëmundja e Chavez është rrethuar me mister, ndërkohë që në Venezuelë opozita ka kritikuar këtë mungesë të gjatë të presidentit në vend.

Chavez fitoi zgjedhjet në tetor, por inaugurimi i tij më 10 janar është shtyrë për shkak të sëmundjes së tij.

Ditët e fundit zyrtarët e lartë në Venezuelë thonë se Chavez po përmirësohet dhe se ai është në humor të mirë.

5 komente në “Gazeta spanjolle kërkon falje për foton shokuese të Hugo Chavez”

    1. Doni ALBO says:

      Janaqes edhe me shume do i shkonte kjo

      http://www.dailystar.com.lb/dailystar/Pictures/2012/12/11/124527_mainimg.jpg

      Dhe ju k…. e tij do beni at qe dini me se miri, VAJTIMIN.

  1. Kotropuzi Mullarek-Koki USA. says:

    Monsret, e ke gabim se Baca eshte mjek dhe ai po i ben opozitaret ne kete gjendje.Me tuba ne goje dhe Kare ne bythe te pelqeu… o monster.

  2. analist says:

    Mire se spanjollet e kuptuan gabimin dhe kerkojne te falur, po ju pse e botoni kete foto?

    1. preshevali says:

      Jemi ne spanjoll?
      Te ne botohen edhe fotot e të aksidentuarve dhe fëmive,
      prandaj duhesh të jetosh me ketë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje