Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, pershendeti sot Senatin qe konfirmoi Xhon Kerrin ne postin e Sekretarit te Shtetit.
“Jam i kënaqur që Senati ka konfirmuar Xhon Kerrin si Sekretarin e Shtetit tonë të ardhshëm, me një mbështetje të madhe bipartizane. Nga shërbimi i tij i vlerësuar me dekorata në Vietnam deri tek dekadat në Senat si kampion i udhëheqjes globale amerikane, karriera e shquar e Xhonit e ka përgatitur atë për të drejtuar diplomacinë amerikane në vitet e ardhshme.
Xhoni ka fituar respektin e udhëheqësve kudo në botë dhe besimin e demokratëve dhe republikanëve në Senat, dhe unë jam i sigurt se ai do të jetë një Sekretar Shteti i jashtëzakonshëm. Mirëpres këshillat dhe bashkëpunimin me të në vitet në vijim, teksa sigurojmë udhëheqjen amerikane në botë dhe çojmë përpara interesat dhe vlerat që mbajnë kombin tonë të fortë“, theksoi presidenti Obama .