Mezi qëndron në këmbë, por del për të hedhur votën (e cila nuk ndryshon gjë) (FOTO)

4 Shkurt 2013, 14:22Bota TEMA
Mezi qëndron në këmbë, por del për të hedhur

Fidel Kastro ka bërë një dalje të rrallë publike pasi votoi për zgjedhjet parlamentare të vendit.

Miliona kubanë iu bashkuan ish- liderit 86 vjeçar, për të votuar në atë që kritikët e quajnë një palë zgjedhje të mbyllura, pasi nuk ka garë.

Lideri i revolucionit, që del shumë rrallë në publik pasi u sëmur në vitin 2006, ishte mes atyre që votuan në Havana.

Qeveria e ka mbrojtur procesin, duke thënë se është demokratik.

Mungesa e partive dhe fushatës elektorale e mban korrupsionin dhe paratë e interesave të veçanta larg zgjedhjeve, bëri të ditur qeveria.

Parlamenti pritet të rizgjedhë Raul Kastron si president edhe për pesë vitet e ardhshme.

Kufizimi i mandateve nuk ekziston në Kubë, por në raste të ndryshme Kastro ka propozuar kufizimin e tyre, përfshi edhe rastin e presidentit, që zgjidhet për dy mandate konsekutivë në detyrë.

Kastro dhe vëllai i tij e kanë drejtuar këtë vend prej më shumë se pesë dekada.

Shëndeti i Kastros cilësohet si çështje e sigurisë kombëtare, ndaj nuk ka shumë detaje.

10 komente në “Mezi qëndron në këmbë, por del për të hedhur votën (e cila nuk ndryshon gjë) (FOTO)”

  1. +10 says:

    Fotot e Salikastros Fidelrisha pas 23 qershorit….enjoy…

    1. shpati says:

      Mos u merrni me FIDELIN,se ai eshte 1000 here me i mire per popullin se sa Sali Berisha!!!
      Akuzoni Kuben per mungese gare,por nuk shikoni Shqiperine ne Europe,qe i VJEDH VOTAT HAPUR dhe ju i quani ZGJEDHJE DEMOKRATIKE!!!
      ME MIRE KASTROJA KOMUNIST SE SA BERISHA FASHIST!!!
      MOS JU DUKET GJE SHQIPERIA,KY VEND SERVIL I NATO-s ,SE ESHTE ME MIRE SE KUBA???
      BOLL ME DEMAGOGJI KAPITALISTE:KY ESHTE FASHIZEM I EGER,AQ SA E#NVER HOXHA PO KUJTOHET E PO THIRRET PERHERE E ME SHUME NE NDIHME!!!
      VDEKJE FASHIZMIT!!!
      LIRI POPULLIT!!!

  2. XY says:

    Intersant, keta pionieret e Fidelit mbajtkan shami te PD (!!!)

  3. aleksandri i madh says:

    Ky eshte burri i Sheqere Vucidolit duke votuar ne Republiken Demokratike te Bathores me 23 qershor.

  4. polobilci says:

    Keshtu do te behet dhe “FIDELI-SALIH YNE”, natyrisht pas disa vjetesh.

  5. liri a vdekje says:

    Ketij ti vi anes sali pushti se ky kishte ca miljone qe i vinin pas ,po kjo halja jone bathoren ka dhe ca kushurinj e kushurira te gruas nga uzbikistani qe na dolen puro tirones

  6. br8s says:

    Respekte Fidel Kastro. Vizitoni kuben e pastaj folni!!!!

  7. Sallakja says:

    Grande Fidel.
    Il grande Comandante

  8. shqiptari says:

    Po me kete te tonin si u be me shendet ! Flitet per nje Diagnoze “Skizofreni ” ? A ka ndonje Informacion per shendetin !
    Me e keqja eshte se skemi vetem nje,por i kemi me shimice dreqi ta haje.

  9. Leone-53 says:

    Meriton respekt, sepse ka luftuar per vendin e tij.
    Edhe pse ne Kube eshte 1 parti por atje eshte ndryshe nga çishte ne Shqiperine tone komuniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje