Audienca e fundit e Benediktit XVI: Jam përballur me “ujëra të trazuara” (FOTO)

27 Shkurt 2013, 13:52Bota TEMA
Audienca e fundit e Benediktit XVI: Jam përballur me “ujëra

Papa Benedikti XVI pranoi se është përballur më “ujëra të trazuara” gjatë tetë viteve në krye të Kishës Katolike, por tha se ishte udhëhequr nga Zoti dhe se e kishte ndjerë prezencën e tij çdo ditë.

Papa, 85 vjeç, do të tërhiqet të enjten, i pari Papë që largohet nga froni që prej Gregorit XII në vitin 1415.

Sipas BBC, mijëra pelegrinë ishin mbledhur në sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan për audiencën e fundit të Papës.

Pasuesi i tij do të zgjidhet në një konklavë që do mbahet në mars.

Papa Benedikti i tha të pranishmëve se papati i tij kishte qenë një barrë e rëndë, por ai e kishte pranuar për shkak se ishte i sigurt se Zoti do e udhëzonte.

Ai madje tha se ndonjëherë ndjehej si Shën Pjetri dhe apostujt e tij.

Kisha është përballur me skandale të abuzimit seksual të priftërinjve, por edhe me skandale korruptive dhe raportime për luftë për pushtet brenda Selisë së Shenjtë.

Pas largimit, Benedikti XVI do të njihet si “papë emeritus”.

Ai do jetë sërish “shenjtëria e tij” dhe do e mbajë titullin papal Benedikti XVI.

Ai do e mbajë veshur sërish rason e tij të bardhë pa pelerinë ose stoli, por do të dorëzojë unazën e tij të artë dhe vula e tij personale do të shkatërrohet.

Ai gjithashtu do të heqë dorë nga të veshurit e këpucëve të kuqe.

4 komente në “Audienca e fundit e Benediktit XVI: Jam përballur me “ujëra të trazuara” (FOTO)”

  1. Zigur Qarri says:

    Hajde bre vellezer se me greget mbaruam pune tu biem katolikeve tani se boll po i durojme, allahu osht i modh or tej. Tani po iki n gjami se ka ardh nji myfti i ri ene ai thote qe narabi per seks kane gamilen, dhine, burrin, kalamajte, gocat 9 vjeq, ene pastaj grune ne shtepi.

    1. Greku i kazaneve says:

      Andreas = Apokalyps farfalla, mos komento me emer te tjetrit, i pabese

  2. Dibrani says:

    Nje korrekture e vogel per gazetarin e ketij shkrimi. I vetmi Pape qe ka dhene doreheqjen deri me tani ka qene Coelestin V.ne vitin 1294 – gje qe ska te beje aspak me Gregorin XII ne vitin 1415. Me respekt Dibrani

  3. katolik says:

    Ky veprim i papes tregon me se miri dallimin midis nesh dhe atyre malokeve te shkretetires. Papa per shkak te gabimeve te kishes jep doreheqjen pasi ka pranuar qe jane bere gabime. Nje myfti a nje hoxhe a cfare quhen me pare vrasin sesa te lene te pellituren 5 here ne dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje