Kalojnë një makth, u marrin fëmijët për shkak të fotove

9 Mars 2013, 19:03Lifestyle TEMA
Kalojnë një makth, u marrin fëmijët për shkak të

Një çift në Arizona, SHBA, kaloi një makth të vërtetë pasi dërgoi në një dyqan Walmart disa foto për t’i larë.

Në foto dukeshin ata me tre vajzat e tyre, pasi i kishin larë në banjo.

Por kur shkuan të merrnin fotot, aty nisi tmerri.

Një punonjës i Walmart, i pakënaqur me imazhet, i kishte raportuar ata në polici. Shërbimi i Mbrojtjes së Fëmijëve ua mori tre vajzat duke pretenduar se imazhet ishin porno.

Këtu nisi një kalvar gjyqësor.

U desh një muaj që vajzat të ktheheshin tek prindërit e tyre, pasi gjykata vendosi se fotot ishin të padëmshme. Një ekzaminim mjekësor tregoi se nuk kishte shenja të abuzimit seksual.

Gjithë procesi gjyqësor u kushtoi atyre 75 mijë dollarë.

Gruaja humbi një vit nga puna si mësuese, pasi u pezullua gjatë kohës që zgjaste hetimi.

Çifti ka hedhur në gjyq kompaninë Walmart dhe ka humbur gjyqin e parë.

Tani është seanca në apel.

3 komente në “Kalojnë një makth, u marrin fëmijët për shkak të fotove”

  1. ka mundesi says:

    Po domosdo,”e drejta per te mbrojtur femijet”…

  2. edi toronto says:

    DEMOCRACY AMERICANE SHKATERO FAMILJEN …TMERR SISTEMI NE NORTH AMERICA SISTEMI ME I DEGJENERUAR …KASTILE U THONE FEMIJVE QE PO TE FOLI BABA OSE NENA NESE PRINDERIT SJAN DAKORT QE FEMIJET TE VISHEN EKSTRAVAGANT AJDENI TEK NE SE JU STREHON SHTETI DHE NEPER QENDRAT QE KAN KETA PER FEMIJET DEGJENERIMI ESHT NE KULEM KU VAJZAT 14 DHE 15 VJECE NGELEN SHTATZAN KTA JAN SHTET QE BURGUN DHE ARRESTIMET I KAN BER BIZNES,TE ARRESTOJN PA ASNJELLOJ PROVE QE NJEREZIT TE DEGJENEROHEN LART E POSHT PER NJA DY VJET NEPER AVOKATER DHE TA KESH SA ME SHUME PRESIONIN E SHTETIT KTA DUAN SKLLEVER KOK ULUR …DHE 80 PERQIND E LAGJEVE AMERIKANE JAN SI FILMAT ME ZAMBI KE FRIK TE DALESH …ANYWAY SHPRESOJ SHUME QE AJO FAMILJE TA FITOJ GJYQIN SEPSE ATA FEMIJ AI GJOJA SISTEM I DREJT I KA TMERRUARR ME SHUME ….PAS 10 OSE 15 VJETESH AMERICA PO PERGATITET PER SISTEM JO VETEM POLICOR POR USHTARAK …

  3. Artur Duka says:

    Vertet deshperuese, sidomos po te shohesh fytyren e nenes ne foto!

    Kjo ngjarje eshte pasoje fatkeqe e aplikimit te ligjit deri ne absurd, por mos harrojme se eshte po ashtu nje grimcez fotografike e nje kulture liberale, gjoja te natyrshme qe ekziston neper familje.

    Po diskutoj per nje ceshtje morale dhe jo ligjore:
    Se femijet i mesojne me lakuriqesi sikur ajo mos te perbente asfare problem, dhe pervec rastit kur jane bebe, mbase jam gabim, por nuk kane pse te lahen ne tufe lakuriq, dhe as te vrapojne ne tufe lakuriq ne mes te shtepise, qofte dhe duke rrotulluar a hedhur tutje peshqiret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje