Vdes oficeri që pati komplotuar për vrasjen e Hitlerit

13 Mars 2013, 10:39Lifestyle TEMA

Një ish- oficer i ushtrisë gjermane, që mori pjesë në komplotin për të vrarë liderin gjerman Adolf Hitler në vitin 1944, ka vdekur.

Sipas BBC, Ewald- Heinrich von Kleist ka vdekur në shtëpinë e tij në Mynih.

Von Kleist ishte vetëm 22 vjeç kur doli vullnetar për të veshur një jelek vetëvrasës gjatë një takimi me Hitlerin.

Takimi nuk u realizua, por muaj më vonë ai luajti një rol kyç në atë që u bë i njohur si komploti i 20 korrikut.

Ai supozohej se do mbante një valixhe me eksploziv në një takim me liderët nazistë.

Plani ishte hartuar nga koloneli Claus von Stauffenberg, që është portretizuar në film nga Tom Cruise.

Plani nuk shkoi siç duhet dhe Hitleri i shpëtoi forcës së shpërthimit.

Von Kleist u arrestua dhe u dërgua në një kamp përqendrimi, por më pas u lejua të kthehej në detyra luftarake.

Von Kleist pati thënë se babai i tij i kishte thënë bekimin për misionin vetëvrasës ndaj Hitlerit.

Më vonë, von Kleist themeloi të famshmen Konferencën e Mynihut për Sigurinë, një forum i rëndësishëm ku mblidhen zyrtarët më të lartë në botë për të diskutuar çështje të sigurisë globale.

3 komente në “Vdes oficeri që pati komplotuar për vrasjen e Hitlerit”

  1. mirel says:

    Respekte per keta njerez.
    Jane heronj.

    1. Terroristi kamikazi gjerman says:

      Dmth paska pasur kamikaz dhe terrorist me heret ? Dhe gjerman?

  2. G.Ylli says:

    jane burra jo bua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje