Dënohet me burg, i fishkëlleu në fytyrë policit

12 Mars 2013, 21:11Lifestyle TEMA
Dënohet me burg, i fishkëlleu në fytyrë policit

Një punëtor ndërtimi, që i fishkëlleu në fytyrë një polici në Hong Kong gjatë një proteste, është dënuar me gjashtë javë burg.

Ki Chun-kei insiston se ishte i dehur dhe se nuk e dinte se polici ishte aq afër.

Por oficeri i policisë thotë se ai u shurdhua për tre sekonda për shkak të fishkëllimës.

Kjo bëri që gjykatësi të vendosë për dënimin e demonstruesit.

Ki, 50 vjeç, po merrte pjesë në një protestë të përvitshme kundër dorëzimit të Hong Kongut tek Kina nga Britania e Madhe.

Ai është kapur në kamera kur i afrohet policit, duke i fishkëllyer në vesh.

Gjykatësi tha se ai ka të drejtë të marrë pjesë në protestë, por nuk lejohet përdorimi i paligjshëm i forcës.

4 komente në “Dënohet me burg, i fishkëlleu në fytyrë policit”

  1. A. Tare says:

    Ketu ne Salistan (me nder jush o lexues te nderuar), kriminelet e q… ne bythe policin e Mulit e nuk u hyn gjemb ne kembe
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/lajmi-i-fundit-nga-kabineti-berisha-xxl.html

  2. kelmendasi says:

    Po ata trimoshat e Rames qe me 21 janar nuk u fishkllyen tek veshi por me hunj desh i mbyten policet si i behet.Hong Kong ka ligjet angleze

    1. shqiptari says:

      ju maloket e njihni mire legjislacionin anglez mbi te drejtat (se edhe atje na e keni nxire fytyren). Problemi eshte se refuzoni ta njihni edhe per detyrimet. A mbajne arme policet ne Angli? Po per te vrare vrasin njerez me duar ne xhepa ne rruge?

      Ik o katunar, se pervec se na keni nxire fytyren, po tani qe po ju vjen humbja e keni degjeneruar muhabetin ne cdo drejtim, jeni leshuar pa duar duke vjedh e grabit.

  3. genta says:

    Skane faj ca ketu qe heqin paralele midis hong kongut e shqiperise..
    C’behet, c’behet.. per nje fishkellime, 6 jave burg..
    me rregull treshi, sa denohesh per nje p…dhe, gjithmone gjate protestave?
    Apo varet nga shkalla e intensitetit. Po si e masin xhanem?
    Te shpetojme policet, t’i dergojme me gjithe mulin ne hong kong, se keta paskan ligje, ketu i mbyten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje