Qeveria, fushatë diplomatike kundër CEZ. Qarkore ambasadave: Çekët dështuan me investimet e menaxhimin

14 Mars 2013, 15:24Politika TEMA

Qeveria ka nisur një qarkore urgjente tek të gjitha përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë jashtë vendit, përmes të cilës dikton linjën e qëndrimit që Tirana zyrtare do të mbajë për konfliktin me CEZ në kancelaritë e rëndësishme të botës.

Top Channel disponon dokumentin voluminoz, të hartuar nga Ministria e Ekonomisë dhe qe përmes Ministrisë së Jashtme u kërkon ambasadave shqiptare ta dorëzojnë pranë autoriteteve përkatëse në vendet ku janë akredituar.

Dokumenti përmban një material informuese kronologjik dhe analizën e performancës së CEZ pas privatizimit, sipas këndvështrimit të palës shqiptare. Që në fillim Ministria e Ekonomisë nënvizon në dokument dështimet e kompanisë CEZ për t’ju përmbajtur kushteve të kontratës.

Sipas palës shqiptare, këto dështime përmblidhen në 5 pika kryesore, që nisin me investimet. Qeveria thotë se sipas kontratës CEZ duhet të kishte investuar në rrjetin shqiptar të shpërndarjes deri në fund të vitit 2012, 135 milionë euro, por faktikisht realizoi vetëm 40 milionë ose 29 për qind të tyre.

Pika e dytë lidhet me treguesin e humbjeve. Sipas qeverisë shqiptare, në vitin 2012 humbjet në rrjetin e shpërndarjes duhet të ishin 23.3 për qind, ndërkohë që shifra reale ishte 47.2 për qind. Vetëm kjo diferencë në përkeqësimin e humbjeve ka shkaktuar një dëm prej 125 milionë euro thotë dokumenti i Ministrisë së Ekonomisë.

I njëjti qëndrim mbahet edhe për arkëtimet, të cilat nga 84 për qind që duhet të ishin u realizuan vetëm 58 për qind nga CEZ. Pretendimi i katërt lidhet me borxhet e kompanisë ndaj kompanive publike. Sipas qeverisë në momentin e largimit borxhet e CEZ ndaj KESH dhe OST ishin 290 milionë euro pa marrë parasysh interesat dhe gjobat mbi overdraftet. Në fund Ministria orienton ambasadorët edhe për dështimet në menaxhim. Sipas Qeverisë, grupi CEZ në prag kurrë nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur zgjedhjes së menaxherëve për Shqipërinë, duke emëruar drejtues pa eksperiencë në fushën e energjisë. Madje në tetor të vitit 2012 thotë dokumenti CEZ ia besoi menaxhimin e degës së saj në Shqipëri grupit “Shindler”, i cili nuk kishte asnjë eksperiencë në këtë fushë, një fakt ky që sipas qeverisë tregon se CEZ e kishte fokusuar strategjinë e saj në përgatitjen e largimit nga Shqipëria. Në fund Ministria e Ekonomisë e mbyll dokumentin duke i kërkuar ambasadorëve të informojnë kancelaritë europiane se Qeveria shqiptare zotëron të gjitha provat dhe të dhënat që dëshmojnë se dështimi i kompanisë CEZ në Shqipëri u shkaktua nga keqmenaxhimi i brendshëm, mosrealizimi i investimeve, mungesa e mbështetjes nga grupi mëmë në Pragë dhe nga fakti se prej kohësh CEZ e kishte braktisur projektin e saj në Shqipëri për shkak të ndryshimit të strategjisë së grupit në Pragë. Dokumenti që Qeveria i dërgon përfaqësive diplomatike të Shqipërisë për t’ia përcjellë kancelarive europiane dhe me gjerë vjen në një kohë kur palët pritet të përballen në gjykatën e arbitrazhit.

CEZ pritet të kërkojë një dëmshpërblim prej 200 milion eurosh, gjë të cilën e ka bërë publike më shumë se një herë. Përmes këtij qëndrimi të unifikuar, qeveria tenton të vërë në dijeni apo edhe të marrë mbështetje nga vendet e fuqishme për konfliktin e saj me CEZ, i cili mund t’i kushtojë shtrenjtë shqiptarëve nëse gjykata e arbitrazhit do t’i japë të drejtë kompanisë CEZ, e cila pretendon se dështimi i saj në Shqipëri u shkaktua nga qeveria shqiptare.

9 komente në “Qeveria, fushatë diplomatike kundër CEZ. Qarkore ambasadave: Çekët dështuan me investimet e menaxhimin”

  1. Rilindje says:

    Keshtu ndodh sa here digjesh nga qulli, i fryn edhe kosit. Po te besh privatizime klienteliste, per te mbushur thesin me leke, se te duhen per zgjedhje, ne kete menyre do te deshtosh. Edhe Berisha, ia fali rrjetin e shperndarjes cekeve, sepse i duheshin para per fushate, i duhej edhe pranimi i kerkeses per anetaresim ne BE, nga presidenca ceke e unionit. Sot, situata eshte kjo qe e dime te gjithe. E shkaterroi rrjetin e shperndarjes, i vodhi shqiptaret dhe tani kerkon shpetim me diplomacine tone gjysmake. Harroje betejen me CEZ o shoku Sali, do fitojne ata dhe ne populli do paguajme demet. Si gjithmone, ne paguajme per marrezite tone. Por nje dite do pergjigjesh per te gjitha keto. Edhe me barrele do shkosh ne gjyq, njesoj si Mubaraku.

  2. posht sali serbi says:

    cdo njeri qe kalon ne rrugen e berishes esht armik!!!

    sa per privatizimet dhe PS ka privatizuar si raifazen bank, alb telekom por ka dal me sukese jo si palavrat e privatizimeve te berishes!!

    zoti berisha paaftesin tende per te berprivatizim mos ja hil cezit po hillja vetes!!mos u kruj me cezin

    sot shqiptaret po pagujn shum e me shum qe kur ka ik cezi sepse jo qe sdini tani si ta menagjoniiiiiiii por kur paguni seit dollapi nje sekretar partie 5000 miljon lek et qe paguni i-phona sa andej e ketej do e shihni pergjigjen ?

    sot ju merreni me cezin po shum shpejt shperndarja elektrike do dalimentoj definitivishte po ather kujt do i beni lobim kunder?? seiti dhe tropojanve qe sot ka zaptuar cezin???

  3. Horri i Bulevardit says:

    Sali Berisha ka nisur udhezimet per kasnecet e vet neper bote, per ti mbushur mendjen Europes, se ne jemi te ndershem dhe Ceket jane fajtore.
    Bukur e ka menduar.
    Por nje trap si Sali Berisha, qe ska patur mundesi te qendroje ne nje oaz me popullin, nuk ka mundesi as te dije se cfare ka degjuar populli dhe si i ka vleresuar populli, etnite e ndryshme neper bote, kjo sepse ai ndenji afer udheheqejes dhe me shrbime te vecanta jashte shtetit, kjo duke patur dhe nje grua serbe, gje qe ishte e cuditshme, per ne si si nje i mund te dale jashte shtetit.

    Nje fjale e urte popullore qe Saliu ska patur mundesi ta mesoje se nuk kishte mundesi te jetoje me popullin ne rruge ishte dhe kjo:

    Cam-Cek-Cifut, larg duart me ta ne tregti se ta fusin, te vetmit shqiptare qe ja kane dale kane qene gjakovaret, kur nje familje e vetme qe donte te jetonte ne Gjakove, shkoi tek komshiu dhe i kerkoi nje koker veze dhe gjakovari i tha dakort ta jap, por me perpara para syve te cifutit e vuri ne peshore kokren e vezes dhe e peshoi me mendimin qe kur te ma kthesh, ta dua te njejten peshe, aty cifuti e pa se ne Gjakove skishte vend per dallavere dhe iku dhe su pa me cifut ne Gjakove.

    Jo me kot ceket kane qene me te zhvilluarit ne kampin komuniste, se jane te zgjuar dhe smund tja hudhesh dot, dhe jo me kot, industria e Cekosllovakise i mbijetoi perendimit dhe sot me firmat gjermane po konkuron ne bote.

    Tja hedhesh cekeve, eshte pune e veshtire per ekonomiste si Bodja, apo per karagjoze si Saliu.

    Se ceket i kane te gjitha demet dhe pagesat qe kane dhene nen dore, i kane te gjitha numrat e militanteve qe skane paguar korrentin, i kane te gjitha filmimet ku militante me kobure ne dore, zaptojne objekte private me hyqmin e qeverise.

    Jo Sali ti ne fakt ske humbur se ti nuk do paguash, as Bodja, por do paguaje populli, por se di a do merren keto deshtime parasysh nga prokuroria te nesermen, per demin kolosal qe shkaktove, se gjoben 200-miljon euro, do paguhet dhe se ndalon as ti e as Bodja.

  4. Gezimi says:

    Kam frike se do te humbim gjyqin me ta, sepse pala jone di vetem te mburret e te shese mend para shqiptareve, kurse para te huajve mban drejtqendrim. Fundja nuk do e kene problem, pasi parate do dalin nga xhepat tane, e jo nga thaset e pushtetareve. Oborrtare, o race e mallkuar!

  5. al says:

    pse nepermjet ambasadave tona ne europe do fitoni gjygjin me cezin. kjo qe ne fillim eshte e garantuar qe shteti shqiptar nuk e fiton gjygjin. mos harroni se cez eshte kompani shteterore e nje shteti jo pak te rendesishem qe eshte cekia, ne bashkimin europian.ajo ka kredo ne europe ku e ku ma te madhe se ne,por jane dhe cek qe per ta fut zejn vend te pare. ne qofte se pikat e kontrates nuk jane zbatuar nga cezi dhe mund te kemi shprese por po patem ne nje gabim sa do te vogel cezi do na marri milionat. dhe sa per studion qe do pagoj qeveria nuk jam dakort. ne jemi prane falimentimit financiar, nuk mund qe nepermjet juristeve tane qe kane mbaruar dhe univeresitete te rendesishme te bejne mbrojtjen e shtetit. apo dhe ato jane kthy nga andej tranguj.loja me cezin eshte e rrezkishme. ne qofte se humbim mos ndothte ,qeveria e ardheshme te padise ata qe drejtuan kete aksion me cezin.

  6. alban4eva says:

    ne jo do ta humbim gjyqin, por e kemi te humbur qe ne nisje. nuk krahasohesh dot me keto lloj kompanish, qe veprojne ne gjithe boten, nuk ua hedh dot. u be Bode bytha dhe S-halè haleja te bejne si te zgjuar dhe tua hedhin, pffff..

    te vetmit te humbur nga kjo histori horrash dhe malokesh, do dalin njerezit e thjeshte, populli, qe do paguaje supertaksa, per shkak te kermave Made in Salistan..

  7. nastradini says:

    TAKSA E “SHESHTE”, PROJEKTI “TAP” DHE CEZ-i ALBANEZI.

    Ne pamje te pare duket sikur keto te tre emertime nuk kane lidhje fare njeri me tjetrin, por po t’i studiosh me vemendje, sic ka bere edhe nastradini disa here me pare ne shkrimet e tij ne TEMA, do te gjesh shume gjera te perbashketa, bile qe i ngjisin keto tre ceshtje si me mastic firmato.
    Taksa e “SHESHTE” – reklamohet kaq shume nga qeveria dhe Saliu per terrheqjen apo thithjen e investimeve te huaja. Por edhe sikur dustaban fare ta beje kete takse famoze Saliu, pas deshtimit te CEZ-it nuk ka firme ne Bote qe t’i afrohet Shqypnise.

    Projekti “TAP” – qe Saliu nuk ka lene gur pa levizur per te yshtur investitoret private te Kapitalit me LEKA plot, eshte i taposur qe ne zanafille me vjedhjet masive te energjise elektrike, me pushtimin revolucionar te kabinave elektrike nga talebanet e yshtur te Saliut dhe me falimentimin e kompanise CEZ si askund tjeter ne Bote.
    CEZ-i po te mbetej ne vendin tone do te ishte nje reklame e madhe per Shqypnine e varfer pa resurse natyrore dhe njerezore. Po PD-ja dhe Saliu me trunin e tij tropojan nuk mendoi keshtu sic mendon nastradini, por i meshoi ARMIKUT te huaj cek qe kishte ardhur vetem per te vjedhur shqyptaret, sic ka bere ai vete gjate 8 vjeteve te drejtimit te tij. Si do te menaxhonte dritat CEZ-i ne vend te huaj ku kryeministri nuk urdheron dot kompanite shteterore te paguajne detyrimet per energjine e konsumuar? Si do te menaxhonte dritat CEZ-i kur Kryeministri yshte dhe ndillte popullate me talebanet e tij per te pushtuar nenstacionet dhe kabinat elektrike? Si do t’ja dilte mbane CEZ-i ne vendin e hurit dhe litarit kur popicia e shtetit nuk e mbronte fare nga vandalet dhe kusaret?
    Prnadaj edhe CEZ-i ja mbathi me vrap i lemerisur nga vendi dhe Saliu duhet te mbaje pergjegjesi dhe jo te shperndaje TRAKTE komunistesh ne Evrope, sepse nuk ka per ta degjuar kush. Sepse kujt i plas ne Bote per Shqypnine dhe shqyptaret ne fund te fundit?

    1. Horri i Bulevardit says:

      Kur General-Motors e hodhi ne gjyq eqverine shqiptare se prishi ne menyre te njeanshme kontraten e bere nga qeveria Nano, Berisha dhe Bodja eksperte, deklaruan se nuk denohemi se kontrata ka patur mangesi dhe plus i futen dhe ate qe dine te bejne me mire se kete kontrate ska si ta fitoje ajo kompani se eshte bere nga nje komunist dhe perfundimi, 20-miljon dollare gjobe, dollare te fituara, pa hedhur nji kazme.
      Kjo eshte qeveria e duerva te pastar qe ne nje vend demokratik ku qeveria behet shkaktare e nje gjobe te majme te humbur ne arbitrazh, e pakta qe ben jep dorheqje, ose e kapin ne dru dhe i rrasin ne burg dhe ja konfiskojne cdo gje deri edhe halen ja konfiskojne dhe po ta shofin qe ben shurren jashte, ja fusin dhe gjoben e rradhes, qe te zejne mend te tjeret.

  8. zekthi' says:

    Qe CEZ do ta fitoje arbitrazhin kjo eshte e sigurte. Bota ecen me fakte, dokumenta,argumente sepse ecin me kalem. Diletantet e kapso qeverise shqiptare shkojne pas pordheve te saliut.
    Ata nje gje bejne mire : Te vjedhin , te vrasin dhe shprehen rrugeve se ne perseri do t’i vjedhim votat.

    Mjere shqiptaret qe jane pa zot por ne krye kane vetem hajdut e vrases .
    Por me 23 Qershor te bejen mire llogarite salistet po vune dore mbi kutite. Prandaj te rregullojne listat qe tani sa eshte heret se ne koke do tu kthehen. Udheheqesi i tyre shpirteror do te lutet si Gadafi ne fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje