Shenasi Rama: Braktisja e ambasadës në Uashington, lojë katundarësh me fotografi “shtrëngim duarsh”

14 Mars 2013, 13:40Politika TEMA

Shenasi Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook një intervistë të pabotuar të tij rreth braktisjes së ambasadës së Shqipërisë në Uashington, të cilën siç shkruan një redaksi e Tiranës ia ka kërkuar, por më pas nuk e ka botuar. Më poshtë po japim të plotë tekstin.

Ju si shqiptar që jetoni në SHBA jeni ndjerë i mirëpritur dhe i përfillur nga ambasada e Shqipërisë në Uashington?

Një periudhë kohë kam pasur marrëdhënie pune relativisht të mira me ambasadën shqiptare. Kjo ishte periudha e luftës në Kosovë. Asokohe isha zëdhënës i UÇK-së dhe i qeverisë së përkohshme të Kosovës në SHBA. Si zv.Përfaqësues i qeverisë dhe kisha një veprimtari të ngjeshur e takime të shpeshta, shpesh të përditshme në Uashington. Edhe pse zyrën tonë si përfaqësi e qeverisë së përkohshme të Kosovës e kishim në Nju Jork, kemi komunikuar rregullisht dhe në disa raste e kemi vizituar ambasadën e shtetit shqiptar në Uashington DC. Natyrisht që gjatë këtyre viteve e kam ndjekur me shumë vëmendje gjendjen e ambasadës, ambasadorët, veprimtaritë e tyre e me radhë. Por kam vënë re se më shumë se përfaqësues të shtetit, njerëzit janë caktuar aty si përfaqësues të kryeministrit të radhës dhe vijnë si përfaqësues politikë e me përvoja politike në shërbim të partive. Shpeshherë, të caktuarit në atë detyrë nuk e kanë as përgatitjen e duhur për detyrën që mbajnë sepse ky është një post tejet delikat. Duke i njohur mirë pozicionet dhe të shkuarën e tyre, as kam pritur që të jem i mirëpritur, as jam afruar dhe as nuk jam ndjerë i shpërfillur.

Cili është komenti juaj për letrën e ambasadorit Galanxhi drejtuar Ministrisë së Jashtme mbi falimentimin financiar?

Është për të ardhur keq. Po të paktën ambasadori Galanxhi e tha të vërtetën. Ambasada është në një vend të pranueshëm, dhe ka hapësirë të pranueshme. Por për të funksionuar si duhet në Uashington DC duhen fonde e para. Mirëpo vetë shteti shqiptar është i falimentuar. Si kjo ambasadë janë edhe institucionet e tjera.

Çfarë rëndësie ka për Shqipërinë, ambasada në Uashington?

Ambasada shqiptare në Uashington DC është një nga ambasadat kryesore që ka shteti shqiptar. Edhe pse qeveria e SHBA ka një prezencë të konsoliduar në Tiranë me një ambasadë të drejtuar gjithnjë nga profesionistë të sigurisë kombëtare, për shtetin shqiptar është e domosdoshme që të ruajë praninë e vet në Uashington, një kryeqytet politik ku shpesh vendosen fatet e shteteve. Përtej kësaj, arsyet janë të shumta. Këtu mund të përmenden ruajtja e paraqitjes së sovranitetit si shtet, pasja e një posti që kryen detyrat rutinë diplomatike në një komunitet në të cilin shtetet e tera dërgojnë njerëzit e tyre më të aftë, luajtja e rolit të ambasadës si bërthamë organizuese e kultivuese e vlerave të bashkësisë shqiptaro-amerikane që tashmë është numerikisht, ekonomikisht e profesionalisht e përgatitur dhe në të ardhmen do të jetë edhe burim i mbështetjes politike të nevojshme për shtetin shqiptar. Ambasada kryen shumë funksione të tjera dhe për një shtet normal. Edhe për një shtet që nuk ka sovranitet të mirëfilltë është e domosdoshme që të ketë një post diplomatik të rangut të lartë në një shtet si SHBA.

Cili është reagimi i amerikanëve për dështime të tilla në diplomacinë e një vendi partner?

Gjendja e ambasadës tregon gjendjen e shtetit.

Çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare: Të financojë agjencitë lobuese, si Patton Boggs dhe Podesta, apo të fuqizojë përfaqësinë e saj diplomatike?

Gjatë luftës së Kosovës për shumë kohë edhe ne kemi punuar me struktura të tilla. Mirëpo qeveria shqiptare duhet të kuptojë shumë gjëra të tjera lidhur me mënyrën e funksionimit të strukturave sepse duket se nuk ia kanë bërë të qartë se si shihet shteti shqiptar në Uashington. Mënyra se si formulohet politika e jashtme e SHBA, veçanërisht në lidhje me shtetet si shteti shqiptar, lë shumë pak hapësirë për ndërmjetës të tjerë përjashta strukturave të sigurisë kombëtare të SHBA. Por në Tiranë, një lidhje me çfarëdo firme të tillë konsiderohet sipas mendësisë katundare, që ky është “mik i filanit” se “ka mik mikun e filanit” në Uashington, dhe ai “miku i mikut” ka hyrë shtatë herë në muaj në Shtëpinë e Bardhë.

Veprimi për financimin e lobistëve është politik në sensin që duket sikur po influencohet në Uashington për Sali Berishën. Ajo që i intereson kryeministrit është që të duket se është i pranueshëm në Uashington, dhe se, “ka miq të fortë.” Këtë lojë ai e luan me shqiptarët. Por qeveria shqiptare duhet të merret me shqiptarët. Ambasadori i SHBA në Tiranë i ka të gjithë fuqitë e duhura, si dhe një hapësirë vendimmarrjeje të deleguar nga Presidenti i SHBA në lidhje me interesat e SHBA, si në lidhje me interesat jetike ashtu edhe me interesat dytësore. Qeveria shqiptare duhet të qeverisë e jo të bëjë shfaqje estrade me miq të paguar, e lojë katundarësh me fotografi ‘shtrëngim duarsh’. Atëherë edhe të tjerët do ta marrin seriozisht.

19 komente në “Shenasi Rama: Braktisja e ambasadës në Uashington, lojë katundarësh me fotografi “shtrëngim duarsh””

  1. F.Sevo says:

    Nga nje qeveri qe s’prodhon gje ne vendin e saj s’ke se c’te presesh more Z.Shenasi.
    Shqiperine gjithe jeten e mbajti fshati,tani fshataret braktisen fshatin ju qepen politikes mgaqe saliu desh votat e fshatareve ,per pasoje edhe fshati katraure edhe politika nje batak.

    1. arsen says:

      Po ky Shinasiu qytetar ne emigrim, nga cili katun eshte?
      Katunar e bir katunari eshte edhe ky, packa se kerkon ti zeje vendin qe ja zune katunaret e tjere.
      Le te shkoje e te lexoje Faik Konicen… dhe NESE do qe te behet qytetar, DUHET TE MESOHET TE MOS SHAJE KATUNARET

      1. Stop katunarve says:

        pse te djeg ty arseni ??????????? katunaret njihen 2 ore larg,pasi qelben ere dhe flasin traplliqe

      2. tropojani says:

        kam respect per gazeten Tema. dua te bej nje krtitike. Jo te gjithe qe flasin kunder sali Berishes dhe qeverise se tije , duhet te japin intervista apo dhe te kene shkrimet e tyre ketu. E njoh kete Shenasine……… e di , nganjehere eshte fatkeqesi kur njeh njerez si puna e ketije! nuk mendoj se ky pijanec, intrigant, hipokrit, servil duhet te kete emer ne gazeten tuaj. ky ban heroin, sikur ky i ka formuar te gjitha dhe shqiperia eshte rrotulluar rreth tije!! ky ka formuar Pd-ne, ky eshte trimi qe ka udheheqe luften e kosoves ne diaspore, ky , ky , ky. Eshte nje injorant qe mundohet te te baje pershtypje me fjalet e tije , “katundare”, ” tregtare djathi”, etj etj . Ky fare qytetari jeton ne Amerike, por vetem fizikisht , mendja e tije eshte hala ne Shqiperine e kohes se turkut. me vjen keq se shoh ketu shume shqiptare qe megjithese kane ardhe nga zona rurale , jane perfshire ne jeten e Amerikes, dhe bajne nje jete ndryshe, ma te mire, por jo si ky. Ky zhele ishte e zhele mbeti.

        1. AK says:

          Shenasi Rama eshte petegog ne Njujork, Ti mos je gje roja i trustit te geshtenjave te Tropojes?? Koqe kandari komplet.

          1. hakihakiu says:

            shenasi rama ka te drejte dhe ju kerceni kot o katundare e kalu katundarin

        2. Tarrasi says:

          Ti dukesh qe je koqe Maloku se profesori nuk eshte ai qe po falimenton po Shqiperia. Profesori ska naevoje per asgje dhe rron shum mire me djersen e ballit tani po qe si puna e Berishes apo si puna e Jozefines kuptohet duhet te jesh burre i zgjuar se vjedh me te dyja dyart me gjithe fisin apo klanin dhe kutpohet nuk je “zhele”

          Se besoj se do me kuptosh sepse nuk e kuptove as profesorin. Je nje fatkeqsi… nje fatkeqsi Shqiptare.

  2. Gjin says:

    …loje katundaresh me fotografi “shtrengim duarsh”. Bukur.
    Problemi eshte se Loku nuk do qe ta marrin seriozisht. Eshte pikerisht kjo arsyeja qe ai tallet. Ai vashdon te luaje kete loje pasi edhe perendimit i pelqejne “lolo” qe tallen me popullin e tyre. A nuk ishte Gadafi nje funderine qesharake qe bente Berluskonin te qeshte me te madhe. Megjithate edhe Loku jone e ka nje moment kur eshte serioz. Eshte momenti kur arketon paret nga Bashkim Ulaj. Atehere po ai eshte serioz. Dhe nese doni ta shihni gjithmone serioz, ne mos edhe tragjik merrjani paret Bashkes dhe do shihni pastaj sa serioz behet.

  3. king says:

    ky nuk eshte katundar se po te ishte duhet ta ket per nder po asht fuks ,dhe kyt e jap me pergjegjsi se ka ken dishmitar kyq ne gjygjin e Luk VELAJT ,i pregaditur nga sigurimi i shtetit ishte student ate kohe dhe ne gjygj deshmoj kundra Luk Velajt per agjitacion e propagand

  4. Vlora says:

    More injorante e idiote qe flisni budallalleqe. Shenasiu eshte profesor i shkencave politike ne nje nga universitetet me te mira te botes. Eshte burre i mir apo i keq, kjo s’ka rendesi. Keto punet e politikes dhe ambasadave ai i kupton me mire se cdo shqiptar tjeter.

    Ju sa here qe nuk ju pelqen lajmi qe degjoni i bini korrierit. Ai ato qe thote i ka thene sakte dhe jane te verteta. Kush ka pare ambasaden tone ne DC e kupton mire se cfare hale shteti qe jemi ne.

    1. Mark Doda says:

      Pse do shume kjo per tu kuptuar mo shoku !
      Mjafton te shofesh surratin e berishes e jozefines dhe Bota
      e ben fotn ne cast , pa qen nevoja qe gojae ktyre funderinave te njerezimit te hapet . Shtet Malokesh .
      Maloqia e beri shtetin ashtu si ata e perfytyrojne ate ..si shpellat e vendlindja e tyre .Do ishte e padrejt ti kerkohej me shume shpellareve

  5. aqifi says:

    O kino mese shkrim e kendim pastaj komento.Pse udheheqesi yt shpirteror nuk e denoi me vdekje shkruesin e trakteve anonime kunder partise se sumes ne kohen e shokut te dashur Hysni Kapo?

  6. perralla me mbret says:

    Pa deshur te mare ne mbrojtje kete zotriun,nuk e besoj se me termin “katunari” ai ka menduar te gjithe shqiptaret qe kan origjin fshati.Fundja ku ka Shqiperia qytetare nese e mendojme ne ate kontest,te gjithe po te interesohen rrenjet ne katun i gjejne. “Katunar” ka edhe Tirana plot qe jan le e rrit aty dhe “qytetare” qe dje kan zbrit nga malet. Me fjalen “katunar” mendohen njerezit e pacivilizuar, pa gdhendur dhe jo detyrimisht se vijn nga katuni!

  7. vlora 1912 says:

    Ndoshta jam gabim, por ky Shenasiu shume eshte akvizuar kohet e fundit ose media po i kushton me shume hapesire.

  8. A says:

    Eshte kenaqesi kur nga shqiptaret e Amerikes lexon shkrime analitike dhe mendime te vlefshme mbi gjendjen aktuale te Shqiperise si mbrenda vendit dhe jashte. Falenderoj shkrimet e Shinasi Rames, Gary Kokalarit, Pellumb Kulles dhe te Peter Lukas. Nga ky i fundit nuk me harrohet shprehja qe i ka thene intriganti, ngaterrestari, maskarai dhe horri i shtetit shqiptar Saaali Berisha: “Ne qoftese une nuk do te jeme ne pushtet, a la s’eshte bere qameti per popullin shqiptar”. Pra ky fare dhjeramani me mendesi “katundares” si sorre mali qe eshte, Saaali Berisha, e konsideron popullin shqiptar skllever dhe vete ky person e quan vehten bosi i koheve moderne, qe ne kohrat e vjetra quhej skllavopronari. Eshte e vertete qe “katundari”, Saaali Berisha, ndryshe mendon, ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Kete loje te ndyre e luan si me vendoret, por ja ka marre doren edhe me jashtedoret. Si perfundim si person Saaali Berisha, nuk ka bese, nuk mban fjale dhe eshte bere “aktor” dhe luan rolin sipas interesit te castit ose momentit, per te keqen, per shkaterrimin e sabotimin e interasave te popullit, shtetit dhe kombit shqiptar si poliagjent dhe tradhetar.

  9. vlater says:

    I nderuar profesor, ju duhet te kontriboni direkt ne jeten politike shqiptare. E di qe seshte e leht te lesh Ameriken, por vendi ka nevoj per intelektual si puna juaj. Duhet te zgjidhni ekipin politik qe per mua mund tju shkoj fare mire FRD dhe bashkohuni te luftojme per te qeruar njeher e mire antishqiptarizmin qe ka futur thelle rrenjet ne drejtimin e vendit dhe se leshon ketu e 30 vjet te pakten.

  10. Treviso says:

    Shenazi Rama me kete shkrim ka pasqyruar realitetin e qeverise mafjoze te kryesuar nka krimineli sali Berisha. Shqiperia po hesen ne disheze te rrezikshme pa frena. Shoferi qe po e drejton eshte pa patente. Ka rreth
    5 vjet qe drejton pa patente, se komisioni qe ishte populli, nuk ja dha patenten e drejtimit te shtetit.

  11. rivera says:

    Ky Shinasiu ka qene me mua ne Shkollen e Bashkuar te Oficereve. Me pas filloi per anglisht ne UT. Tip i frikshem dhe pa shoke.Katunar 24 karat.
    Nuk e di se ku e gjen kohen te merret me Shqiperine kur qenka bere edhe profesor ne New York.
    Qenka xhelozuar nga ardhja e Selamit si duket.

  12. ARI DURRSAKU says:

    Bravo Shenasi…duhet te flasesh me shpesh….Komentet e tua dhe analizat jane te sakta dhe me vend…te pershendes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje