Paratë e marra nga HEC-et do shkojnë për të shlyer borxhet e rrugëve. Do përdoren pa u arkëtuar ende

14 Mars 2013, 09:55Politika TEMA

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, paratë që do të marrë qeveria nga privatizimi i katër hidrocentraleve, do të shkojnë për borxhet që ka qeveria për ndërtimin e rrugëve.

Ende pa u futur në arkën e shtetit, është bërë ndarja e fondit prej 120 milion dollarë.

Të ardhurat  nga privatizimet e 4 hidrocentraleve do të fillojnë të përdoren para se ato të arkëtohen në buxhet

Siç raporton Panorama, 90 milion dollarë do të shkojnë për investimet në rrugë, por jo për të hapur projekte të reja, por për pagimin e punimeve të nisura, ose që kanë përfunduar.

Për ministrinë e Olldashit do të shkojnë edhe 5 milion dollarë për ujësjellësa.

Kurse 20 milion dollarë do shkojnë tek pushteti vendor për projektet të ndryshme, kryesisht rrugë rurale.

Pjesa tjetër do të mbahet si fond kontigjence për investime.

7 komente në “Paratë e marra nga HEC-et do shkojnë për të shlyer borxhet e rrugëve. Do përdoren pa u arkëtuar ende”

  1. anonim says:

    E thene ndryshe: parja e HEC-eve shkon direkt e kontribut i piset per fushaten!

    1. taipi` says:

      O burra ti shesin te gjitha se e ndjejne qe nuk do jene me keta ne pushtet pas 23 qershorit dhe ja kane shume friken Rames.

    2. oliver says:

      Kjo qeveri po rendohet gjithmone edhe me shume ne kurriz te te gjithe shqiptareve. E trajtojne pasurine publike sikur te jete nje sanxhak personal, nga i cili mund te japin e te marrin sa te duan
      Duhen hequr medoemos ne qershor se shume shpejt do fillojne te na shesin te gjitheve.

    3. sali BARBARI says:

      Barbarizem i madh ajo qe po ndodh me pasurine publike.
      Tamam si ne kohen e kioskave, as u intereson se ci ndodh vendit
      Duhet ndoshta i njejti doktor si atehere, Edi Rama
      Se kshu si po hecin kta nuk ka me kthim pas

    4. qamili says:

      Qeveria me e korruptuar ne historine e vendit. Dhe kete po e verteton perdite.

    5. Po cprisni aman. Ai e tha vete dhe qarte fare, qe dua vetem parate, nuk me intereson per popullin. I shpetoi, po prape gjuha shkon ku dhemb dhembi dhe Saliu foli te verteten e tij publikisht. Votohet me ai?

  2. aiha says:

    Borxhi publik ka arritur maksimumin e tij, 60% e GDP. S’ka te ardhura nga HEC-et as nga korrupsionet e panumerta qe jane bere kabineti i kesaj qeverie qe mund te shlyejne borxhet ne te cilat jemi zhytur. Berisha po ben sikur po permireson borxhin dhe gjendjen e ekonomise duke sajuar perralla dhe ne fund te fundit duke manipuluar shifrat. E gjitha kjo per efekt fushate zgjedhore, por shqiptaret duhet t’i hapin syte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje