Kunati i ministres Majlinda Bregu ndihmoi mafiozët Prudentino (VIDEO)

13 Mars 2013, 20:03Politika TEMA

Ervis Gjeçaj, bashkëshorti i motrës së ministres së Integrimit Majlinda Bregu, nuk ka përmendur asnjëherë se kishte kryer disa udhëtime me të birin e bosit të Sacra Corona Unita-s Albino Prudentino, Anxhelon, raporton Shqiptarja.com.

Sipas një vendimi të Gjykatës së Leçes të 28 dhjetorit 2012, ka prova të qarta se ata të dy kanë udhëtuar bashkë për në Majemi (SHBA) dhe Milano.

Kunati i Majlinda Bregut Ervis Gjeçaj ka qenë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës së bashku me Anxhelo Prudentinon, në të njejtin avion, duke u nisur nga Fiumiçino e Romës dhe në të njejtën datë: 11 dhjetor 2010.

Kjo zbulohet nga vendimi i Gjykatës së Hetimeve Paraprake, e ngjashme me Policinë tonë Gjyqësore, i datës 28 dhjetor 2012, lidhur me arrestimin e një numri personash dhe sekuestron e pasurive të ndryshme, që kanë lidhje me bosin e mafies puljeze.

Anxhelo Prudentino është arrestuar pak ditë më parë në Brindizi, duke ardhur nga Shqipëria, pas vendimit për t’u vetëdorëzuar tek organet italiane, sipas burimeve policore.

Në një bashkëbisedim me gazetarin Alfred Peza, kunati i ministres deklaroi, pas përmendjes së emrit të tij në media si bashkëpunëtor i mundshëm i Prudentinove: “Dje më erdhi vajza nga shkolla dhe më pyeti: Babi, ti punon me mafiozë? E kam në klasë të pestë. Dikush i thotë këto akuza, dikush që nuk e di se çfarë është familja dhe nuk e di se çfarë mund të bëjë njeriu për familjen e vet. Nuk i mendojnë fare gjërat. Unë kam dy fëmijë dhe këto akuza i kishin dëgjuar në shkollë”.

Organet italiane të hetimit kanë zbuluar prova e fakte, që tregojnë se e vërteta e ngjarjeve nuk duhet të ketë qenë kështu. Këto fakte bazohen në interceptime telefonike, regjistrime të bisedave të bëra në mjediset e burgut nga Albino Prudentino me familjarët e tij, gruan e të bijtë, si dhe nga fatura, çeqe, kambiale, por ndër këto prova përfshihen edhe pohimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë italiane.

Në dokument VISI përshkruhet si “Ervis Gjeçaj, që ka përdorur edhe emrin Endri Tole, i cili është dëbuar më parë nga Italia, bashkëshort i Ornela Bregut, ortake e kompanisë Betting System, është pikë referimi në Shqipëri për Albino Prudentinon dhe person, të cilit i është kërkuar të menaxhojë bizneset e tij”.

Sipas Gjykatës së Leçes, të nesërmen e arrestimit të Albino Prudentinos, djali i tij Anxhelo, që zotëronte 80 për qind të aksioneve të shoqërisë së basteve, u shiti këto aksione Ervis Gjeçajt, që zotëronte deri atëherë 20 për qind të tyre, si dhe Giuseppe Palma-s dhe Gani Bakut, baxhanakut të Gjeçajt, me synimin e dukshëm “për të shmangur sekuestrime të mundshme”. Kjo dëshmon për raporte të ngushta midis Prudentinove dhe “Visit”.

19 komente në “Kunati i ministres Majlinda Bregu ndihmoi mafiozët Prudentino (VIDEO)”

  1. Pelasgian says:

    shtet rrumpall , plot me kriminela !

  2. Loro says:

    A calon gje ky Visi?
    Sikur ka ngrene nje koqe plumbi me duket …

    1. Zorro says:

      Quni i komandantit te Gardes 96′-97′

      1. Gjini says:

        Eshte i biri i komandantit te Gardes 92-96. Ne 96 i jati ja la breket varur Lokut dhe i tha mirupafshim duke bere qe Loku te zgjedh Xhahitin ne vend te tij. Pra nderoi kermen me koqen. Ky klysh ka qene shok me Groret, ne mos spiuni i tyre.
        Eh Bregu, Bregu, cmoter ke moj Maja. Per ta pire ne kupe.

    2. emigrantia says:

      mua nje gje me vjen cudi sa her qe ka skandale me ministrat ose me berishen, gjithmon ky minister do ja helli fajin o edi rames o deputetve, rasti i fundit ishte skandali i nokes per frrokun dhe hooopp noka tha rama esht mik i ngusht me froken (E NDERKOH FROKU DEL NE TV DHE THOT SE KAM PAR KUR NE JETEN TIME EDI RAMEN…), mas nje jav na del ky skandal me kunatin e bregut dhe hoooop majlinda bregu gjen pretekstin te thot qe rama ka shkruajtur ne doren e majt duke na falur per zotesi e pa zotesi…

      gjeja me e madhe qe un nuk kuptoj esht : ky popull a ka sy per te par lojrat qe ben berisha me bordellet e tij??

      sepse un nga larg shikoj cdo gje por me duket qe shqiptaret bejn rolin e budallait duke u marr me thashetheme dhe duke len pas dore kriminelin e vertet te ketij vendi: SALI BERISHA!!!

      1. qwe says:

        Shqiptaret i dine te gjitha por nuk kane ne dore te vendosin asgje. Ndoshta e ke fjalen per voten por vota ketu eshte e komplotuar.

  3. Alban says:

    Shteti qe kryesohet nga Shefi i Mafjes Sali Berisha

    Ministrja Majlinda Bergu, te afermit e te ciles jane te lidhur me Kazinote

    Hajde hajde cfare lloj ministreje me familjare te lidhur me KAZINO, me ata qe i kerkon drejtesia per Mafjozeri

    Mafje Mafje dhe vetem Mafje

    Argita Malltezi qe merr 3 milione euro qe te firmose me pas dokumentin i jati, Shefi i Mafjes Sali Berisha

    Mafje Mafje dhe vetem Mafje

    Poshte Monopolet ne Shqiperi, Poshte Mafjozet

    Burg me vargonj te hekurt per gjithe Monopolistet dhe Mafjozet e ketij vendi

    BE, SHBA ndihmoni popullin shqiptar nga funderrinat e Mafjes dhe Monopolistet qe po i zene frymen shqiptareve dhe qe marrin pozicionet kyce te drejtimit per te kamufluar monopolet e tyre te ndyra, shfrytezimin ne palce te punes se shqiptareve dhe mafjozerite e tyre

  4. alban4eva says:

    ..” “Dje më erdhi vajza nga shkolla dhe më pyeti: Babi, ti punon me mafiozë? E kam në klasë të pestë. Dikush i thotë këto akuza, dikush që nuk e di se çfarë është familja dhe nuk e di se çfarë mund të bëjë njeriu për familjen e vet. Nuk i mendojnë fare gjërat. Unë kam dy fëmijë dhe këto akuza i kishin dëgjuar në shkollë”.

    cudi ore Visi, pse te bien ne qafe keta njerez ty, kot fare.. ti ke familje, je njeri i “respektuar”, familja per ty eshte e shenjte, ia kane rene ne qafe vajzes tende kot ne shkolle, duke te akuzuar ty si njeri i mafies italiane.. njerez pa ndjenja, akuzojne nje familjar si ty ne menyren me barbare.. ca njerez fashista, komunista…
    ore Visi, po keto te dhenat me poshte, cfare jane???

    ..”Organet italiane të hetimit kanë zbuluar prova e fakte, që tregojnë se e vërteta e ngjarjeve nuk duhet të ketë qenë kështu. Këto fakte bazohen në interceptime telefonike, regjistrime të bisedave të bëra në mjediset e burgut nga Albino Prudentino me familjarët e tij, gruan e të bijtë, si dhe nga fatura, çeqe, kambiale, por ndër këto prova përfshihen edhe pohimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë italiane..”
    Në dokument VISI përshkruhet si “Ervis Gjeçaj, që ka përdorur edhe emrin Endri Tole, i cili është dëbuar më parë nga Italia, bashkëshort i Ornela Bregut, ortake e kompanisë Betting System, është pikë referimi në Shqipëri për Albino Prudentinon dhe person, të cilit i është kërkuar të menaxhojë bizneset e tij”.

    “Sipas Gjykatës së Leçes, të nesërmen e arrestimit të Albino Prudentinos, djali i tij Anxhelo, që zotëronte 80 për qind të aksioneve të shoqërisë së basteve, u shiti këto aksione Ervis Gjeçajt, që zotëronte deri atëherë 20 për qind të tyre, si dhe Giuseppe Palma-s dhe Gani Bakut, baxhanakut të Gjeçajt, me synimin e dukshëm “për të shmangur sekuestrime të mundshme”. Kjo dëshmon për raporte të ngushta midis Prudentinove dhe “Visit”…

    s’ka mundesi o Visi, ia kane futur kot, ti je cun i mire, nk je mafioz..!!

    1. Argita_B says:

      Do te jete çudi nje dite kur kunata te mos jete me ministre…dhe vajza kur te dali nga shkolla.. te mos kthehet me asnjehere ne shpi…Mafiozet do akuzojne me pa te drejte babane se ka baskpunuar e ka tentuar te vjedh para ne kazinot e “tija”

  5. vitico says:

    Po ku pyet ti per vajzen,Ju po merrni me qafe gjithe gjeneraten Shqipetare.Qeveri e korruptuar dhe e lidhur me mafien.

  6. SKENDER BEU I VJETER says:

    Kam disa vite ,qe shkruaj Mafiokracia,Mafiokracia,Mafiokracia ,por shume kane frike ,te perdorin termin real per pushtetin ne Shqiperi dhe shtetet rrotull.Nese do kishte nje prokurori te paanshme nderkomtare ,qe do bente hetime ne Ballkan ,me shume se 3/4 e politikaneve ,do dilnin te perfshire me Mafjen duke qene ne pushtet.Evropa do pastrim.Athere duhet te pastroje politikanet ne keto vende ,me cdo mjet dhe menyre.Qetsia publike vjen pasketaj.

  7. bllokmenet blu ne krahasim me bllokmenet komuniste cfare krahasimi kush me thote cilet nga keto ka me shume para prona bisnese me sa di une femijet e enverit -ramizit etj nuk jane degjuar per bisnese -para -prona

  8. nahlel says:

    Na preke e na mallengjeve me ndjeshmerine tende ndaj femijeve !!!na vjen keq qe ata duhet te degjojne qe babai i tyre eshte “Mafioz”.Por per kete nuk te ndihmojme dot.!!!Shpresojme qe femijet shume shpejt te degjojne nje lajm me konkret: “BABIN TANI E GJENI TE SHTATE PENXHERET”…dhe per te jetuar ju duhet te shisni banane qe ketej e tutje,sepse parate dhe pasurite e babit do ti rrjepin hetuesit,gjykatesit dhe avokatet e BACES SALI !!!!!!

  9. bie shi says:

    -Kete kishte shkruar RAMA ne dore dje prandaj gricej BREGU.
    ..e mori vesh mbas kembenguljes ,por ka edhe me..

  10. dritani says:

    Vitin tjeter vajza do te beje pyetjen:
    “Babi do me ndodhe gje mua po hape thesin ti?”

  11. uliks gjenerali says:

    Visi ka marre jo nje po 13 plumba e cuditerisht shpetoi, ka be burg sa te duash e mbas ketyre doli e esht bere VIP.

    Po ka nje detaj qe ata qe kane qene ne Tirone ne 97-98 e mbajn mend, Benzin SEL te blinduar te zi te Visit e bandes, ne 98 e ndoshta deri nga 2005 e ka mbajtur Sali Berisha, ndersa Azemit i jepnin nje Lancia 33 po te blinduar !!
    Besoj ska nevoje per koment!

  12. Gezimi says:

    Pas 23 Qershorit, u duhet treguar vendi gjithe ketyre minjve, qe kane kaq kohe qe grijne e shijne sipas qejfit. Ne se nuk behet kjo, atehere e meritojme te vuajme ende nen sundimin e injoranteve dhe matrapazeve te cdo kallepi. Megjithate, shpresojme…..

  13. Qerim Kercyku says:

    Mos u merni shume znj.majlinda, se origjina e saj eshte per tu admiruar askush nuk mund te kete mundesi per ta komentuar por konjukturat politike e vendosin ate ne pozicione te veshtira. Kjo nuk eshte e drejte nuk mund te fitohet padrejtesisht ajo nuk mban sot pergjegjsi per vellain e saj jo per vellain e kunatin mjer ky popull qe beson fantazira.

  14. Saimir says:

    ME SIGURI QE MAJLINDA MERR LLOKMEN E SAJ NGA I GJITHE KY BIZNES MAFIOZ. E ZHDERVJELLET DHE ELOKUENTE SIC ESHTE AJO KA NEVOJE PER NJE LLOKME ME TE VERTETE TE SHENDETSHME DHE KALORIFIKE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje