Prokuroria bën rekurs në Gjykatën e Lartë për çështjen “Gërdeci”

13 Mars 2013, 17:59Politika TEMA

Prokuroria nuk tërhiqet nga çështja “Gërdeci”.

Pas vendimit të dhënë në 13 shkurt nga Gjykata e Apelit, organi i akuzës ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, në afatin limit.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë të ditur se materiali rreth 180 faqe është dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Shkallës së parë, e cila më pas ia përcjell Gjykatës së Lartë.

Vizion Plus ka mësuar se në kërkesat e saj organi i akuzës ka kërkuar shfuqizimin e vendimeve të dy shkallëve të gjyqësorit, të cilët rrëzuan akuzën e vrasjes me dashje për tre nga të pandehurit kryesorë Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli.

Të njëjtën kërkesë organi i akuzës e bëri edhe në shkallën e dytë, por nuk u mor parasysh nga trupi gjykues, i cili lehtësoi më shumë pozitat për të akuzuarit duke pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për të akuzuarit kryesorë, gjë që u uli automatikisht një të tretën e dënimit të dhënë nga shkalla e parë.

Por rekurs në Gjykatën e Lartë kanë bërë edhe 15 të pandehurit që kanë marrë dënime me burg në apel. Avokatët mbrojtës kanë konfirmuar këtë fakt edhe për të akuzuarit kryesorë të shpërthimit tragjik në Gërdec: Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli si dhe ish-komandanti i forcave te armatosura, Luan Hoxha.

Avokatët kane sqaruar se ndonëse ata iu binden vendimit të apelit për dënime me burg, ata e kundërshtojnë verdiktin dhe do të kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Lartë.

Rekursi i organit të akuzës bëhet në kohën kur pas dy ditësh mbushen plot 5 vjet nga shpërthimi i Gërdecit, i cili i mori jetën 26 personave e plagosi qindra të tjerë.

5 komente në “Prokuroria bën rekurs në Gjykatën e Lartë për çështjen “Gërdeci””

  1. gerdec gjith shqiperia says:

    le ti levize bythkat xhaxhi fatmiri me dashnore vret hardhucka neper

    kashtore.

    doktor mos i beso ketij xhaxhi fatmirit !

  2. a do behet ndonjeher SHTET LIGJOR SHQIPERIA…

  3. alban4eva says:

    ca dmth “rekurs” ??

    1. mergim tari says:

      Z. alban4eva
      Ti pyet se “……ca dmth “rekurs” ??”

      Petja juaj eshte e drejte.
      Qe te besh REKURS per “Ceshtjen Gerdeci”, me keto gjykata do te thote qe Prokuroria i BIE LEGENIT.

      Ideja eshte qe te thote qe une jam per denime, por nuk do gjykata…, nuk do “Drejtori”.

  4. peci luku says:

    DIKUR KAM PATUR NJE MACOK E QUANIN SALI TANI MEDIU PO SHIKON KESHTU RRINTE ME FRIKE SE MOS IKTE ME SHKELMA FOTO E LEZETSHME PER KRIMINELIN MEDI VRAVI 26 VETA E DEL AKOMA NE FJALIME PISE QEVERRI ME VRASES HAJDUTE BUDALLENJ ZORRAKE INJORANTE B..QI..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje