SHENIM/ Pse të mos votojnë edhe 3-vjeçarët?

13 Mars 2013, 10:04Politika TEMA

Më rastisi sot të jem në të njëjtën dhomë me një 3-vjeçar gjatë gjysmë orës së emisionit kryesor të lajmeve të një televizioni kombëtar shqiptar. Gjatë asaj gjysmë ore, dolën në ekran politikanë të ndryshëm, shumica shqiptarë e pak të huaj. 3-vjeçari i hidhte sytë herë pas here nga ekrani, por nuk reagonte ndaj atyre që shihte. Kur doli Kryeministri i Shqipërisë, 3-vjeçari tha: “Gabim, Berisha! Mos bërtit!”

E ëma e 3-vjeçarit u mundua ta justifikonte të birin, duke thënë se atij nuk i pëlqente kur dikush bërtiste.

Meqë Berisha ka propozuar uljen e moshës së votimit, pse të mos u japim edhe 3-vjeçarëve të drejtën që të shprehin pëlqimin apo mospëlqimin ndaj kandidatit për kryeministër të Shqipërisë?

E.Zaloshnja

http://respublica.al/artikuj/2013/03/13/shenim-pse-te-mos-votojne-edhe-3-vjecaret

9 komente në “SHENIM/ Pse të mos votojnë edhe 3-vjeçarët?”

  1. Dean says:

    Aman,mos i fusni mendime te tilla ne ate koken e tij te Trashe,se i merr seriozisht maloku.

  2. rizai says:

    Po mos u merni me budallalleqe.
    E ka thene populli me kohe-Hedh jne i çmendur nje gur ne lume dhe duhen 100 te mençur ta nxjerin.
    Ai prandaj e ben kete propozim qe te zer me gomarlleqe te mençurit e mos meren me punet qe duhet te meren.

  3. sherif kapartoni says:

    qafsha rremen na dhit tu qesh me ket artikull1!

  4. Ai says:

    T’i jepet te gjitheve e drejta e votes, mundesisht edhe kafsheve qe jane te zbutura ti mesojme se si te votojne sepse duhet edhe vota e tyre per ti sjelle ne pushtet keto plehra.

  5. shpatar says:

    Nje gje eshte e qarte .Saliut ka filluar ti behet shu.. ne brek .Qe do jete ne opozite te peshtire kjo nuk ka me te voglin dyshim .Gjithe manovrat e cmendura te tije, ku ne zgjedhje do te perfshije Kosovaret ,votime te dyfishta me transferime adresash te perkohshme ,zaptim te KQZ,drejtesise dhe se fundi Donkishotit i ka shkua ne mendje qe te perfshihen dhe 16 vjecaret,kane si qellim te zvogeloje sa me shume disfaten qe e pret.
    Eshte mashtruesi me i madh qe ka njohur rajoni Ballkanik ne gjithe historine e tije .Analizoni me kujdes llogjiken korruptive te tije. Hedh idene qe te votojne 16 ,ku sipas tije eshte nje force rinore qe ka role te rendesishem ne perparimin e vendit,dhe nga ana tjeter u premton mesuesve ,qe jane te lidhur me kete moshe si nxensa ,se do te kene rrogen 700 US.Gjykoni kete kamikaz se cfare bluan ne koke per te mbijetuar se vendin tashme e di se ku do jete.Te behen bllok gjithe ata qe duan te shpetojne Shqiperine e tja djegin kalbesirat qe ky Donkishote hedh ne tregun elektorat.

  6. Ky Zaloshnja rri e rri dhe ben ndonje shkrim me 5 fjale dhe i duket vetja gazetar. Ik o Zaloshnja se na lodhe.

    1. lexues i tema-s says:

      problem eshte se zaloshnja shkru shpesh artikuj me 500 fjale, jo me 5 fjale. ky me 5 fjale qeka shume i goditur, ore anton.

  7. TONI PALAS says:

    O zaloshnja po mos o vlla se atij tre vjecarit ifut nje njish para ,dhe thot ma kan propozu analistet.

  8. +10 says:

    PROPIZIM: gjithe maternitetet e Shqiperise te furnizohen me flete votimi, nje te dale bebja, mamija i jep fleten ne dore, Sala me gershere i pret kerthizen si manjak prerjeshiritash qe eshte….dhe i japim fund diskutimit te moshes se votimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje