Ish-presidenti, Alfred Moisiu, ka kërkuar nga partitë politike që të heqin dorë nga retorikat antagoniste dhe të tregojnë kujdes me përzgjedhjen e kandidatëve për deputet.
Duke folur në tryezën e organizuar nga “Forumi 2010″, ish-presidenti Moisiu theksoi se pas mëse 22 vitesh duket qartë mungesa e dëshirës për një fushatë bashkëkohore, ndërsa dominojnë dukshëm teoritë e makiaveliste për të arritur fitoren me çdo kusht.
“Ne i bëjmë thirrje partive politike që të heqin dorë nga retorikat antagoniste, që ndikojnë në polarizimin mëtejshëm të shoqërisë, të bëjnë kujdes në zgjidhjen e kandidatëve për të përzgjedhur persona me aftësi për të përfaqësuar drejt interesat madhore publike dhe kombëtare. Që të kenë dëshmuar aftësi për të parë më shumë se politika e ditës”, tha Moisiu.
“Ka ardhur koha që disa politikanë t’i lirojnë rrugën njerëzve me botëkuptim bashkëkohor. Nuk ka përse radhët e Kuvendit tonë të zgjidhen persona me një të kaluar të njollosur morale ose politike, që më vonë mund t’u keqpërdoret. Ne ftojmë gjithashtu që të bëhet kujdes për të përzgjedhur si kandidatë për deputet, persona me aftësi për të përfaqësuar me dinjitetin e duhur interesat madhore, publike dhe kombëtare”, tha Moisiu.
Gjithashtu ish-presidenti Moisiu theksoi se situata parazgjedhore nuk është optimiste, ndërkohë që deri tani po duket se ende pas 22 vitesh mungon kultura politike evropiane për shtet të qëndrueshëm demokratik dhe zgjedhje bashkëkohore.
“KQZ që ne mbledhjet e para pati përplasje me orientim partiak, po kështu përcaktimi i numrit të deputeteve që është detyrë e KQZ iu kalua Kuvendit dhe Kushtetueses, në vend të përpjekjeve për të gjetur zgjidhje konsensuale për përgatitjen e zgjedhjeve shihet tendencë e dëmshme për ta kaluar zgjidhjen përmes institucioneve të destinuar për tjetër qëllim”, tha Moisiu.
Sipas tij, politikanët janë ende larg zgjidhjes së problemeve me mirëkuptim dhe në vend të programeve dëgjohen vetëm sharje dhe fyerje.
“Në vend të programeve përmenden citate nga e kaluara, sharje e fyerje që nuk i japin gjë të mirë zgjedhësve, por ngrenë temperaturën, vazhdojnë akuzat për listat zgjedhore, që tregojnë mungesë serioziteti të organeve të ngarkuara për këto probleme. Këto zhvillimeve tregojnë se organet po përpiqen t’i nxijnë këto zgjedhje, ka incidente, duke përdorur edhe ndeshjet sportive si ishte rasti i Kavajës”, tha Moisiu.
Ky është vërtet kokë. çfarë mendimesh… Shyqyr që e kemi.
bravo moisiu burre me mend….
O lali care thu?!
ED Roma kta robt ka venos per ti kandiu.
z.Moisiu. Llafi yt ne vesh te Perendise.
Dhe me kete teze,na mbeten jashte
Ilir Meta dhe Sali Berisha…
Dhe keta jane dy Valvolat qe bllokojne
Trenin….
Tironso: ish presidenti Mojsiu e ka me te gjithe partite nuk e ka vetem Ramen, por e ka me shume me ate bacen tend, qe thure kurthe dhe kompllote boshe per vjedhjen votave se as dhe nje here nuk ka fituar me zgjedhje te rregullta se e tregoj Kavaja me 8 maje 2011, prandaj mos na komento me kuja, se kujat te hyne ne bythe pastaj te djeg.
e qte bej sala pa rulin, mediun, olldashin ,jozhen, paloken ,bregun,halimin , meten, tavon,bashen, salen,bulkun,etj do ngelim pa deputet o lolo
Pse ka te tille?
Ik ore tru shkulur – po une ku do ha?
Ke te drejte Zoti Moisiu,por nuk besoj se te degjon kush.
Problemi esht se gangsteret kan shum Leke,keshtu qe PD-s ashtu si edhe PS-s i leverdis ti kandidojn,sepse kursejn nga buxheti Partiak,ndryshe nuk ka se si te shpjegohet zgjedhja si kryetare Bashkie ne Gramsh dhe Kavaje te dy huliganeve.
Esht aq e madhe Shqipria qe te mos informohesh per kandidtet e mundshem me te kaluar kriminale?JO.
Hajt se kjo,por e keqja esht se politikanet behen pal me krimin.
Sepse ne strukturat Shtetrore ka njerez te inkriminuar qe dekonspirojn forcat e rendit,esht luftimi i krimit gati i pamundur.
Gangsteri instiktivisht nuk e pranon kurre fajin,prandaj duhen denuar ashper ne rastin me te pare.
Por kush ti denoi,kur Politika esht lidhur byth e brek me ta?
Uau, cfare mendim i ndritur! Qe tek koka/fytyra duket sa inteligjent eshte.
Si ste vje turp mer plak matuf! Flet per deputet ene nuk flet per kryetar bashkishsh halabake ene kriminele qe ka vu Ed Roma?!
cfare komentesh! tamam komente plehrash!
respekt per z.Moisiu i cili eshte nga te paket shqiptar qe ka ngel akoma,dhe te gjitha cfare thote i ka prej atdhetari dhe demokrati!
te gjitha palet politike jane te mbushura me horra dhe debila,ky eshte problemi!
moisiu do mbetet nje nga presidentet me te rregullt te shqiperise. ai tregoi veten shqiptar dhe patriot ne ato vite qe sherbeu. te ishin politikanet sa gjysma e tij do ishim ndryshe. pote ben pershtypje ca trapa qe shyqyr qe kane mesuar te shruajne pa e lexuar komentin flasin kot fare. ai po thot tyroc ,mos zgjidhni hajduta dhe kriminela, ku qendron e keqja ktu?
E jka fjalen mos selektohet Ilir Meta?