INTERVISTA/ “Si mund të votohet rregullorja e Kuvendit me referendum?”

12 Mars 2013, 09:35Politika TEMA

Carola Muller-Holtkemper, ambasadorja gjermane në Tiranë thotë për JAVA se Parlamenti duhet të jetë në gjendje ta përcaktojë vetë rregulloren e tij të brendshme. Ajo thotë se për të hyrë në BE, duhen përmbushur kriteret e saj. Muller-Holtkemper thotë se investitorët gjermanë raportojnë shpesh probleme me autoritetet tatimore dhe doganore

Nga Skënder Minxhozi, JAVA

 

 

Zonja ambasadore, si e komentoni iniciativën e qeverisë për të votuar me referendum popullor reformat, në kuadrin e marrjes së statusit të vendit kandidat në BE, të mbetura pezull për shkak të mosmarrëveshjeve politike mes palëve në parlament? A e ndani shqetësimin e komisionerit Stefan Fyle, se kjo nismë shkon kundër dëshirës së Bashkimit Europian, për të nxitur konsensusin dhe marrëveshjen për reformat, e jo përballjen mes palëve?

Mbajtja e një referendumi përcaktohet nga tradita demokratike e vendit përkatës. Për shembull në Gjermani ligji për referendumet ka një peshë specifike shumë të dobët, ndërsa në Zvicër ai përfaqëson një kolonë mbështetëse dhe praktikisht të gjitha vendimet e rëndësishme merren përmes popullit.

Vetëm se është e vështirë të imagjinosh, që rregullorja e parlamentit të përcaktohet me referendum popullor. Nga njëra anë lënda është tejet komplekse, dhe nga ana tjetër për mua do të ishte e vetë­kupt­ueshme që parlamenti të përcaktojë vetë rregulloren e tij të brendshme.

 

Cilat ishin mesazhet më të rëndësishme të vizitës së ministrit të jashtëm gjerman Vestervele në Tiranë?

Ministri i Jashtëm Federal Guido Vestervele u takua në datat 21 dhe 22 mars me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Jashtëm, Edmond Panariti dhe drejtuesin e opozitës Kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama. Ai deklaroi gjatë vizitës së tij në Tiranë se Shqipëria është një vend “me sfida dhe mundësi shumë të mëdha”. Ai shprehu dëshirën për “zgjerimin e njëkohësisht thellimin” e marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Që prej vitit 1998 asistenca Gjermane për Shqipërinë mbërrin në vlerën e më shumë se një miliardë eurove, çka ka qenë edhe një mbështetje për të ardhmen e përbashkët evropiane.

Lidhur me aspiratën e shqiptarëve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Ministri Federal Vestervele u shpreh se për këtë duhet që fillimisht të përmbushen kriteret. “Rendi ynë evropian i paqes dhe mirëqenies ngrihet mbi parime të qarta – demokracia, shteti ligjor, pavarësia e sistemit të drejtësisë, por para së gjithash marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, që do të thotë zgjidhje e pozicioneve kontroverse përmes bashkëpunimit dhe jo përmes retorikës së mprehtë.” Kësisoj të gjithë do të duhej „ të menaxhojnë në mënyrë të përgjegjshme ndjenjat kombëtare”. E rëndësishme për rrugën drejt Evropës do të jetë edhe që zgjedhjet e ardhshme të qershorit të zhvillohen në përputhje me parimet evropiane.

 

Ka një debat të vazhdueshëm në lidhje me nxitjen e investimeve të huaja në Shqipëri. A mendoni se vendi ynë përbën një skenar tërheqës për investimet e huaja dhe veçanërisht për ato gjermane?

Në të shkuarën sipërmarrjet gjermane kanë treguar interes të madh për Shqipërinë si qendër investimesh: në konferencën tonë të fundit ekonomike, mbajtur në qershor 2012, morën pjesë rreth 300 përfaqësues. Prej sipërmarrjeve gjermane konsiderohen si mjaft pozitive gatishmëria në angazhim dhe fleksibiliteti i fuqisë punëtore në Shqipëri. Një faktor tjetër tërheqës për investimet do të ishte edhe e ashtuquajtura taksë e sheshtë. Por investitorët gjermanë raportojnë shpesh edhe për problemet e tyre me autoritetet doganore dhe tatimore, duke dëshiruar një zbatim të njësuar dhe transparent të dispozitave ligjore, zgjerimin e mëtejshëm të sistemit të drejtësisë si dhe një luftë të vendosur kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.

 

Duket se kryeministri po tërhiqet gradualisht nga deklaratat e forta në sens nacionalist, që hodhi para, gjatë dhe pas festimeve të Pavarësisë. Si i keni përjetuar deklaratat e tij të Mynihut për atë që ai e konsideroi si “ndjenjë albanofobie” ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve?

Politika e jashtme konstruktive e Shqipërisë, e cila synon marrëdhënie të ekuilibruara me fqinjët, ka qenë deri më tani një ndër kartat fituese të Shqipërisë dhe theksohet rregullisht në mënyrë pozitive në çdo progres-raport të Komisionit të Bashkimit Evropian. Jo shumë larg, por në të shkuarën e afërt, ne kemi pasur një përvojë të hidhur me nacionalizmin në Ballkan. Ndaj edhe ne, njësoj sikurse partnerët tanë evropianë dhe transatalantikë, e ndjekim me shqetësim retorikën nacionaliste gjatë dhe pas kremtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Një retorikë e tillë, e cila shpjegohet sigurisht edhe me kontekstin e fushatës zgjedhore, mbart në vetvete rrezikun e gjenerimit të tensioneve rajonale duke patur kështu një efekt negativ për popullsinë shqipfolëse në vendet fqinje..

 

Në ditët e fundit kanë filtruar në media disa deklarata me burime diplomatike në Tiranë, ku i është bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të shmangë atë që është konsideruar si situata “torturuese për logjikën”. Fjala është për tendencën për të përdorur dredhi dhe interpretime juridike “hileqare”, në procesin e administrimit të zgjedhjeve dhe të nxjerrjes së rezultatit të tyre. A mendoni se kjo rrezikon të ndodhë edhe në 23 qershor?

Në gjykimin gjerman me rëndësi vendimtare për përafrimin e mëtejshëm të Shqipërisë me BE do të jetë mbajtja e zgjedhjeve në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, pra zgjedhje  demokratike, të ndershme e transparente dhe që pasqyrojnë në mënyrë korrekte vullnetin e zgjedhësve. Edhe në konkluzionet e Këshi­llit të Ministrave të Jashtëm të BE-së në datë 11 dhjetor 2012 sillet në vëmendje fakti, se zgjedhjet parlamentare të qershorit 2013 do të jenë një test qendror për funksionimin e institucioneve demokratike. Në këtë kontekst ne po vëzhgojmë me shumë vëmendje zhvi­llimet aktuale dhe shpresojmë të kemi një proces të ndershëm zgjedhor.

 

Meqë jemi tek zgjedhjet, si e komentoni faktin që qeveria ka ndërmarrë një valë privatizimesh, në prag të fushatës elektorale? Si i komentoni akuzat që thonë se po kërkohet të shitet pasuria kombëtare, për të ushqyer arkën e fushatës së zgjedhjeve?

Nuk dëshiroj të përzihem në këtë debat të brendshëm politik. Gjithsesi këtu do të vlerësoja si shumë të rëndësishëm rolin e mediave për të raportuar në mënyrë të plotë dhe objektive.

 

Sa e përligjur është frika e vendeve kandidate për në Bashkimin Europian, për ndryshimin eventual të kursit të vendeve anëtare, drejt një linje më restriktive, sa i përket procesit të zgjerimit të BE?

Ashtu si për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor edhe për Shqipërinë ekziston perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian – këtë e ka konstatuar shprehimisht Këshilli Evropian në Samitin e Selanikut në vitin 2003. Progresi në këtë rrugë varet nga përpjekjet e secilit vend për të përmbushur kriteret e nevojshme për anëtarësim, ashtu sikurse konstatoi sërish  Këshilli Evropian në vitin 2006. Ministri i Jashtëm Federal e ka ritheksuar këtë pozicion të pandryshuar të Gjermanisë edhe gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë.

9 komente në “INTERVISTA/ “Si mund të votohet rregullorja e Kuvendit me referendum?””

  1. Dean says:

    “Si mund të votohet rregullorja e Kuvendit me referendum???????”

    Zonja Ambasadore,Demokracia maloke i parashikon edhe keto forma te sofistikuara te demokracise.Por ju jeni Gjermone dhe keni mbet prapa kesaj Bote,sidomos qysh nga dita kur 1 Malok nga Vicidoli u bo i ”djathte” dhe vendosi t’a coje Demokracine boterore drejt majave me te larta dhe te panjohura ndo1 here nga ju te Perendimit.
    Quhet ”Demokraci krijuese”,rryme ideologjike qe i ka rrenjet ke SHPELLAT e Vicidolit,atje ku ka lind BACA i gegvet,saliu nga veriu.

  2. tironci says:

    POse mer gru nuk votohet me redferenum kur Ed Roma do me e blloku popllin me shku ne europe! A keni kerku me u miratu kto ligjet?! tash boni ene e du ene se du!
    Pse nuk thu te verteten se ju nuk doni popllin shqiptar ne europe ene i krifni bishtin Ed Romes?!

    1. Pelasgian says:

      nuk e di po o jeni qorra o boni vet . Fyle e ka thene qe ato tre ligje skan lidhje fare me marrjen e statusit !

      Cuditem edhe me edin , tja votoje ato ligje se ska per ta marre statusin e ateher tja plasi ne ftyre – KU E KE STATUSIN TANI ?

      koqe kanari edhe ky edi , me budalla se saliu .

      1. shqiptari says:

        Behu Shqiptar ose Grek, mjaft ndenje Pellazg.
        Kjo pune eshte e ngaterruar per disa (pa u ofenduar).
        Problemi eshte se ne demokraci ka vendimmarrje te shumices.
        Ne rastin e 3 ligjeve, Sala nuk ka shumice.
        Ne kushtet e nje shteti normal, per ti siguruar votata shtese, Sala duhet te leshoje ne negociata. Ajo qe duhet te leshoje Sala, eshte ajo qe kerkon PS. Ketu duhen bere negociatat (ti leshoje te gjitha apo nje pjese).
        Ne Shqiperi nuk leshon kurre pe i forti, e jo me Saliu (qe jo thjesht i forte, por shtaze e forte).
        Problemi eshte se pas ketyre 3 ligjeve do te vijne tre ligje te tjera, e nese Saliu do qe me 71 deputetet legena qe ka te miratoje edhe ligjet me >2/3, atehere opozita e ka humbur qellimi e ekzistences.
        Prandaj, problemi nuk eshte as tek tre ligjet e as tek zgjedhjet, por tek menyra kanunore, primitive, (do guxoj ta quaj shtazore) e menyres si ben politike e gjithe udheheqja e PD sot (se nuk e ka vetem Saliu fajin sot. Te gjithe kryesine PD e ka te mbushur me surrogato te Saliut).
        Prandaj per ato 3 ligje, Saliu bashke me ate kurven e kuvendit duhet te negociojne e te leshojne ate qe ju kerkohet, se pergjegjesine e deshtimit nuk e ka kurre opozita (per ata qe kane edhe gurin edhe arren) por pozita.

        1. Pelasgian says:

          pjeserisht dakort me ty . Un mendoj qe do ishte mire t’ja votonte , ( jam plotesisht i sigurt se statusi nuk do merret edhe me miratimin e tre ligjeve famoze ) , VETEM E VETEM PER T’JA PLASUR NE FYTYRE .

          pas atyre tre ligjeve nuk do vinin me 3 ligje tjera , por edhe sikur te vinin sala vetem eloktarin e tij do humbiste ( ate pakice qe ju ka ngel pak gram tru ne kok ) .

          PS : MOS E QOFTE ZOTI ME U BO GREK ! ma para bohem turk .

          deri me tani do rri Pellazg , noshta me vone do behem SHQIPTAR ?
          Lol

    2. Dean says:

      DEBIL?!,rregullorja e kuvendit eshte ceshtje specifike qe duhet te zgjidhet brenda kuvendit,midis partive politike.Ne as1 vend te botes,qofshin keto edhe te Botes se trete,nuk boen te tilla referendume.
      Eshte QESHARAKE me bo referendum per rregulloren e kuvendit.
      Meqe ra fjala,mer ”tironco”.Sa kohe ke qe je bo ”tironc” ti mer plako?????????
      Me perpara c’a ke qen????????????

    3. mergimtari fv says:

      Ti mos ha shume me ate epitet Tironci se ben mu qe je malok i ardhur i periferise ,komentet politike nuk ti hedh poshte se ke te drejten tende te shprehesh siç ndjen ne zemer , tironcit nuk perdorin -tash- si ty .

  3. endri says:

    Ceshtja e tre ligjeve eshte nje maskim qe qeveria i ben ketij procesi, ato skane lidhje fare me anetaresimin ose jo ne BE. Eshte thjesht, nje farse per te genjyer popullin, per te krijuar idene se Rama po bllokon.

    Demagoge profesioniste.

  4. tironci says:

    @ mergimtarit!
    Thuhet mer lal “tash-boni” nuk e njeh mire dialektin tone ! nuk ke faj je mergimtar, jabonxhi ne ven te huj!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje