Këto janë disa fragmente nga libri “Viti 97”, episode ku tregohet e vërteta e raporteve të Sali Berishës me Azem Hajdarin. Po ua risjell në nderim të 50 vjetorit të tij dhe në shenjë përbuzje të hipokrizisë së Sali Berishës ndaj tij.
Prill 1996 – PD-ja jopolitike e 26 majit
…Nëse ka pasur ndonjëherë në historinë politike të një partie më shumë intelektualë dhe më pak politikanë, ky ka qenë Kuvendi dhe garnitura politike e dalë nga zgjedhjet e 26 majit. Pas kokëçarjesh të gjata me fraksione brenda PD-së dhe figura politike që e kontestonin vazhdimisht, Sali Berisha u mbyll i vetëm në vilën nr. 4 në Pallatin e Brigadave, për t’i dhënë PD-së një ekip të ri, që thuajse nuk kishte lidhje me politikën.
Prej ikjes së Neritan Cekës në vitin 1991 e më pas Pashkos, Zogajt, Imamit, Kalakulës, Baletës dhe kulmimit të rrjedhjeve me kryetarin karizmatik të partisë, Eduard Selamin, Sali Berisha dukej se po mendonte për një parti pa politikanë. Lista e gjatë që shkruante dhe rishkruante vetë, nxirrej nga lista pedagogësh, artistësh dhe intelektualësh të njohur të vendit, shumica e të cilëve as që kishin ndonjë ide se po hynin në politikë. Me siguri që ka qenë afër fundit kur, një mbrëmje, më thirri për kafe në vilën nr. 4. Ndihej qartë që ishte i kënaqur me vizat e panumërta që kishte hequr mbi dengun e listave që kishte përpara.
-Do t’i lexoj një herë emrat, – tha. – Kam gjetur ekipin më të shkëlqyer që kemi pasur ndonjëherë për zgjedhjet!
Po i dëgjoja. Gjysmën i kisha dëgjuar jo si politikanë, gjysmën tjetër as si politikanë dhe as si intelektualë.
– Si të duken? – më tha.
Ishte një pyetje që donte përgjigjen që duhej ta dëgjonte ai. Qoftë dhe për rutinë.
– Janë shumë, – i thashë, – s’di të them për të gjithë. Disa emra janë shumë të njohur dhe ndoshta bëjnë punë. A ke folur me ta?
– Me cilët? – tha.
– Për shembull, me Ndriçim Xhepën, Xhevdet Ferrin apo këta pedagogët.
– S’ka problem për ata, flasim. Po si të duket lista?
Donte doemos një përgjigje entuziaste.
– E mirë më duket, – i thashë. – Do të kesh pak problem me këta të partisë.
– Partisë… hë, ç’probleme do të kem? Ua kam thanë: “Më të shquarit, te zonat më të vështira.” Ja, për shembull: Agron Musarajn e kam çue në Berat, Sadik Bejkon dhe Blerim Çelën në Tepelenë, Fatos Bejën në Gjirokastër, Leonard Demin në Sarandë, Genc Pollon në Përmet, Dashamir Shehin në Vlorë, Ridvan Boden në Korçë… se këta të Jugut ke merak ti…
Nuk i bëra asnjë koment. Po përpiqesha t’i mbaja mend, se ndoshta më duheshin për raportin e mëngjesit te “Zëri i Amerikës”.
– Mirë e paske Jugun, – i thashë instinktivisht. – Këtë Boden nuk e njoh, por këtë Shehin pse në Vlorë?
– Nuk e njeh Boden… i shkëlqyem! Ka mbarue në Francë, e kemi pas drejtor Dogane, superkorrekt, financier i zoti. Ndërsa Vlora ka shumë rëndësi, – tha. – Do një figurë të fortë, s’bëhet pa një figurë të fortë.
Në të vërtetë, krisja mes Dashamir Shehit dhe Berishës kishte nisur. Aleksandër Meksi, që historikisht nuk duronte dot asnjë zëvendëskryeministër, për shkak se i dukeshin të gjithë të Berishës, po ashtu kishte probleme me të, por nuk kuptohej kurrë nëse i kishte me të apo me Berishën.
– E ke mbyllur, me një fjalë? A mund ta citoj unë ndonjërin nesër në radio?
– Jooo! – tha. – Se nuk e di njeri. Nuk duhet të dalë asgjë. Kam edhe ca probleme në Shkodër. Duhet me e mbyllë dhe atë. Më ka mbet ky Koleci, s’di ku ta çoj…
– Në Shkodër, ku tjetër? – i thashë.
– S’e di. Fola me Aliun… ai thotë se kemi një kandidaturë tjetër atje, një grua shumë e zonja thotë, po burri i saj qenka fis me Kolecin.
– Kush është kjo?
– Është një pedagoge… për matematikë më duket, nuk e di… ose për juridik, juridik më duket. Ja, të pyes Aliun.
Foli me Ali Spahinë. Toni i shtruar i Ali Spahisë dhe serioziteti që u kushtonte raporteve njerëzore e bënin atë figurën më të palëkundur të PD-së dhe njeriun më të qëndrueshëm nga pikëpamja politike për Berishën, edhe pse shpesh e xhindoste me kufijtë që u vendoste përpjekjeve të tij të përhershme për ta përdorur për çdo gjë.
– Është e shkëlqyer, thotë Aliu. Jozefina Topalli quhet. Qenka kancelare në fakultet. Nuk e di, po ky thotë se është më mirë ajo se Koleci në Shkodër, pasi ajo paska familje shumë të njohur nga baba i vet… Ku ta çoj këtë Kolecin, ku ta çoj…. – Filloi të hidhte sytë sërish mbi hartën elektorale. – Ah, po, e gjeta, – tha. – Në Mirditë e kam një vend. Të pyes një herë Aliun.
Foli sërish me Ali Spahinë: “Paska qenë mësues atje, në Mirditë? E po, shumë mirë atëherë… aty po e çoj. Shumë mirë, u mbyll kjo punë. E shkëlqyer! Mos fol me njeri.”
– U mbyll, – m’u kthye mua. – Në Mirditë. Aliu thotë se paska qenë dikur mësues aty… ose i internuar, ose mësues, nuk e dinte mirë, por më tha që ka lidhje atje.
Përfytyrova Kolecin, një burrë i matur, i urtë dhe flegmatik, që kishte drejtuar me durim dhe përkushtim administratën e Presidencës për katër vjet. Nuk e njihja nga afër, por me siguri që ishte i çliruar nga ideja se po ikte nga ajo ndërtesë.
I vetmi kuriozitet që kisha për kandidaturat e Shkodrës ishte Azem Hajdari. Berisha nuk po ma përmendte emrin e tij, ndërsa Azemi kishte dy ditë që më kërkonte ta zhbiroja se ku kishte ndërmend ta çonte. “Më duhet një fije informacion, shqipe, – tha Azemi, – pastaj di vetë unë se ç’bëj.”
– Po Azemin? – i thashë papritur.
– Azemin? Hëm, atij ia kam gjet vendin. Ai, kudo që ta çosh, fiton. Kemi një zonë shumë të vështirë, që bashkon Çermenikën e Librazhdit, Martaneshin dhe Tërnovën e Dibrës. Aty e kam çue. Vetëm ai mund ta fitojë këtë.
– Mos nuk e pranon, – i thashë me gjysmë zëri.
– Jo, mo, e pranon, – tha, – mos ki merak. Shiko, kam ndjekur një parim: figurat politike në zonat më të vështira, intelektualët në qytete të sigurta, se ata më duhen në Kuvend mue, s’mund t’i hedh në mes të detit menjëherë.
Pas disa ditësh, lista iu lexua Këshillit Kombëtar.
Përpara mbledhjes, në mëngjes, piva kafe me Azem Hajdarin në Rogner. Ia thashë pak a shumë se ku mund të ishte.
– Po në Shkodër, – tha, – kush është?
– Ka futur një grua, – i thashë. – Jozefina Topalli quhej, më duket se ishte kunata e Kolecit.
– Të ka mashtruar, – tha. – Koleci s’ka kunatë pedagoge.
– Nuk më tha “kunatë”, por e mora me mend nga mbiemri… diçka e kishte burrin e saj.
– E di unë kush është, – tha Azemi. – Lene se e rregulloj vetë tani. Po e ftoj për një drekë në Vahinë, ta shikoj njëherë se ç’është. Nejse, shqipe, ti mos thuaj gjë për këtë muhabet, se di unë si e zgjidh.
Në mbledhje, Berisha foli gjatë për qeverisjen katërvjeçare dhe për parimet mbi të cilat kishte ndërtuar listën. Përsëriti pak a shumë faktin që politikanët do të shkonin në zona të vështira dhe intelektualët në zona të sigurta. Shtoi se, si risi, Kuvendi do të kishte një “boom” për gratë. Lexoi edhe emrin e Azemit në zonën përkatëse. Pati reaksion. Azemi u ngrit nga vendi dhe kërkoi të sqarohej më qartë: për se ishte sajuar një zonë për të?
28 maj 1996
Arrita dhe u futa te hotel “Tirana”. Azem Hajdari ishte ulur në një tryezë në cep të kafenesë, në katin e parë dhe, i nxirë në fytyrë, shihte nga sheshi. Njësoj si në pjesën tjetër të bulevardit, ku kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm sodisnin masakrën, me shpresë se do të rrëzohej rivali i tyre, ashtu dhe njeriu që ishte përballur me diktaturën, shpresonte që përplasja e opozitës me policinë do ta rrëzonte atë që ia kishte zënë “hisen e diellit” në njëfarë mënyre. Por Sali Berisha nuk ishte as në hotel “Tirana”, as te hotel “Dajtit”, por në Pallatin e Brigadave. Nuk komunikonte me askënd. Në kohë të ndryshme, e kam pyetur disa herë për ato çaste dhe më ka dhënë të njëjtën përgjigje: “S’kam pasur komunikim. Dija vetëm se do të silleshin si me një miting të paligjshëm të partive të vogla”.
Në këtë përgjigje shfajësuese kishte plot nuanca të dijes dhe mosdijes së tij për atë që do të ndodhte. Por Azem Hajdari mendonte ndryshe. Ai kishte frikë se dëmi që po bëhej do ta tejkalonte dëmtimin e Berishës dhe, si zakonisht në raste të tilla, ai i shtonte sulmet mbi njerëzit që i urrente vërtet dhe ata ishin Agim Shehu dhe Bashkim Gazidedja. Ma stërholloi skenarin e tij plot paranoja, se si ata të dy donin që të nxirrnin nga loja të gjitha palët dhe ta merrnin vetë komandën.
– Ky është skenar, – tha. – Duan të na nxjerrin jashtë loje.
Zemërimi i tij me njerëzit e ShIK-ut dhe të Policisë kishte kohë që i kishte kaluar kufijtë.
Dola me vrap jashtë dhe u futa mes turmës. Ndeza mikrofonin.
Ndërkohë që flisja me Azemin, një ofshamë e madhe erdhi nga sheshi. S’e dalloja dot mirë se kush kishte rrëmbyer një megafon, por më ngjasonte me zërin e Neritan Cekës, që këlthiste: “Kjo është diktaturë!”. Më tej, Servet Pëllumbi ngjante si një statujë e ngrirë nga pamja që kishte para syve. Një fotoreporter spanjoll, i gjakosur në përpjekje për të mbrojtur aparatin e tij fotografik dhe një truprojë e tij i gjakosur me lopatë xheniere, ishin mbështjellë rreth tij, sikur të gjenin mbrojtje te profesori i vjetër i marksizmit. Ishte një skenë që turpëron çdo shoqëri që e prodhon. Muskujt e palëvizur të Servet Pëllumbit dhe njerëzit e ngjeshur përreth tij, ishin imazhi më i dhimbshëm njerëzor që prodhoi dhuna e 28 majit. Dhëmbët e thyer të Arben Imamit, tërheqja zvarrë e tij, dhunimi i Gramoz Pashkos dhe Blendi Gonxhes, përplasja me Pandeli Majkon, ishin brutale dhe të egra, kurse ballafaqimi i dhunës me një njeri paqësor dhe me një portret të heshtur e qortues si Servet Pëllumbi, ishte i dhimbshëm. Turma e policisë e humbi kontrollin dhe filloi të godiste kë të mundte. U afrova sa munda të merrja disa zëra për në radio. Për fat, mikrofoni më kishte regjistruar zërin e Neritan Cekës dhe Kastriot Islamit. Mblodha të gjithë zërat dhe u ula të shkruaja raportin.
Në orën 15.00 ishte emisioni te “Zëri i Amerikës”. Montova fillimisht atmosferën e protestës, ku dëgjohej në sfond kënga “Eja mblidhuni këtu, këtu!”, pastaj Neritan Cekën, Kastriot Islamin dhe në fund Azem Hajdarin. Pjesa e Azemit ishte më shumë si balancë ndaj tre opozitarëve. “Policia po bën detyrën, – tha ai. – Ky është një miting i paligjshëm. Asgjë më shumë”. Ishin krejt e kundërta e asaj që bluante me vete në hollin e hotelit.
Zëri i tij ishte i pasigurt dhe sapo e mbaroi fjalinë, uli kokën dhe filloi të shante përsëri “ata që kishin futur në skemë PD-në”. Brenda çdo minute ai jetonte dramën e të qenit themelues i Partisë Demokratike, të cilën duhej ta mbaronte, si dhe adhurues i betejës që bëhej para syve të tij dhe kundër partisë që ai kishte themeluar gjashtë vjet më parë për lirinë e fjalës dhe votës, që bëhej tashmë nga ajo parti që kishte trashëguar historinë e Partisë së Punës. Azem Hajdari e vuante këtë dilemë të madhe si një fat që nuk e meritonte. i luftuar me egërsi brenda partisë së tij nga grupi i Berishës dhe i mbetur më këmbë falë aftësive të tij populiste dhe makinacioneve shpeshherë banale, në mesditën e 28 majit ai ishte njeriu më i rrahur i politikës shqiptare, edhe pse mbi kurrizin e tij nuk u vërtit asnjë shkop. Ai ndiente lakmi për ata njerëz që kishin lirinë të bënin një betejë të re kundër atij që po e izolonte dhe po e zvogëlonte pak e nga pak brenda partisë që themeloi vetë. Ai ndiente makth, mes të tjerash, për mungesën e lirisë së tij për të thënë atë që mendonte, si gjashtë vjet më parë. Atë ditë ai mendonte se partia e tij po tradhtohej nga disa fanatikë që po e çonin në greminë dhe detyrohej të fliste publikisht në favor të një gjëje që nuk e besonte. E bënte këtë me shpresën që të mbetej ende brenda asaj partie, me shpresën se mund t’i vinte sërish dita për një betejë që mund ta fitonte brenda saj.
Truprojat e Berishës duke izoluar Azem Hajdarin në një protestë më 1 tetor 1996
Beteja zyrtare për linçimin e Azem Hajdarit
Beteja e tretë ishte ajo kundër Azem Hajdarit. I vendosur në krye të Sindikatave të Pavarura, ashtu siç dinte të vendosej ai, Azemi nisi një betejë të egër kundër qeverisë Meksi. Ky i fundit u tërbua. Nuk ishte i qartë se deri në çfarë mase prapa Azemit qëndronte Sali Berisha, siç përhapte fjalë gjithandej jo pa djallëzi vetë Azemi. Edhe vetë Sali Berisha kënaqej nga kjo pandehmë e Meksit dhe nuk ia përgënjeshtronte kurrë atij. Nga ana tjetër Bashkim Gazidede e kishte tashmë Azemin target kryesor mbikëqyrjeje dhe sulmi. Vetë Partia Demokratike ndërmori disa masa të ashpra ndaj tij deri në “ngrirjen” si anëtar i Këshillit Kombëtar. Por Azemi nuk u tërhoq. Aftësia e tij për t’i mbajtur mbështetësit e vet të motivuar ishte e lindur. Edhe pse të gjithë kishin në kurriz SHIK dhe Policinë, Azemi u krijonte ndjesinë se policia, SHIK, Berisha dhe gjithkush tjetër përveç Meksit ishin me të, ndaj të mos trembeshin. Anekdotike ishte vizita e tij në Fier. Gazidede kishte urdhëruar SHIK t’i ndalonte takimin. Policia kishte marrë urdhër të mos e shoqëronte. Dhe pikërisht kur Shamata mendonte se e kishte bërë detyrën duke i thënë Shefit të Policisë porosinë, Azemi shoqërohej nga tri makina policie me eskortë për të shkuar në stadiumin e Fierit, ku do të shihte një ndeshje para takimit me sindikatën. Po kështu ndodhte në Shkodër, në Kavajë, në Durrës dhe kudo. Një pjesë e madhe e policisë më shumë besonin shkeljen e syrit të Azemit se sa telefonat e ministrave dhe shefave të tyre.
Nën këtë pamundësi për ta ndalur u duk se pushteti do të jepte mesazhe publike. Në orën e zakonshme të “postës” që vinte nga SHIK në gazetën “Albania”, zarfi i verdhë një ditë kishte 25 pyetje për Azem Hajdarin. Berti, inspektori që i kishte sjellë bëri kujdes që të na tregonte se ishte diçka me rëndësi. Albert Rakipi, që e hapi i pari, u trazua keq. Pastaj e lexuam dhe unë me Yllin. Ishte diçka e rëndë. 25 pyetje për Azem Hajdarin ishin në fakt 25 denoncime, tek të cilat mund të kishte fakte të vërteta, por më shumë kishte një kontekst spekulativ. Thirrëm në telefon Azemin dhe avokat Ngjelën. Azemi mbërriti më parë. Ylli ia tregoi pyetjet. Azemi u hodhi një sy dhe nuk donte t’i lexonte. U pre në fytyrë. Nuk e duronte dot, që të jepej mesazh publik kundër tij. Nuk ia kërkoi në asnjë moment Yllit që mos t’i botonte, pasi e njihte këtë pafuqi të gazetës, por kërkoi të iknim për kafe. Shkuam në Rogner. Pak më tutje nesh ishte Tritan Shehu që seç kuturiste me një italian. Azemi piu gjatë. Nuk e duronte dot atë që do të dilte nesër në gazetë. Dhe pyeste vazhdimisht: “Pse nuk e lëshon këtë Meksin?” Përgjigja në fakt ishte e thjeshtë: mjafton të shikoje shkollën politike të Berishës. Nëse ai do të lëshonte Meksin, për shkak të sulmeve të Azemit, atëherë Azemi bëhej diktuesi i ndryshimeve në qeveri, lakmuesi i së mirës dhe së keqes, një status ky shumë i lartë për një njeri që presidenti e konsideronte thuajse armik. Ndaj s’mund t’ia bënte kurrë atë nder Azem Hajdarit. Ky i fundit u rropat qytet më qytet e sallë më sallë, por asgjë s’po lëvizte. Mbështetësit e tij zunë të ndalohen dhe arrestohen, por Azemi nuk e la betejën edhe pse i dëshpëruar në maksimum. Aty nga fillimi i dhjetorit, një detaj tjetër i sulmeve ndaj tij e kishte dëshpëruar shumë. Dikush ishte kujtuar t’i hiqte një radio dore policie me shumë frekuenca që ai e mbante duke qenë se ishte kryetar i Komisionit të Rendit dhe Mbrojtjes. Komisioni qenkësh ndarë në dy pjesë dhe ishte gjetur mundësia t’ia hiqnin. Kjo e kishte mërzitur shumë. Në fillim Yllit ia bëri shumë tragjike dhe të rrezikshme për shtetin, por, kur e pa që ky i fundit nuk e mori seriozisht u zbraz prapë kundër Agim Shehut dhe Bashkim Gazidedes. Na premtoi disa herë se do na jepte disa materiale ku provohej se Agim Shehu ka vrarë njerëz në kufi që donin të arratiseshin.
Azemi u rezistoi presioneve dhe bëri ç’mundi që t’i fshihte ato nga opinion publik. Kjo e detyroi Berishën të ndërmerrte masa ekstreme ndaj tij. Në fillim të janarit 1997, kryesia e Partia Demokratike kishte marrë një vendim që e “ngrinte” atë si anëtar të Këshillit Kombëtar dhe e përjashtonte nga Grupi parlamentar. Në seancën e parë plenare në javën e tretë të ianarit, Azem Hajdari i kërkoi Arbnorit të shprehej për statusin e tij brenda Grupit parlamentar, por nuk e mori dot kurrë përgjigjen. Sipas rregullores së parlamentit, përjashtimin nga grupi duhet ta bënte grupi dhe jo kryesia e partisë, por mënyra se si Berisha i bënte përjashtimet ishte që ato edhe të bëheshin, edhe të mos ishin të pakthyeshme, në rast se i duhej. Dhe kështu pa u përjashtuar kurrë legalisht, Azem Hajdari u përjashtua realisht nga Grupi parlamentar i PD-së pikërisht në janar të vitit 1997, në startin e krizës më të madhe që kjo parti po hynte që nga themelimi. Dhe mallkimi i përjashtimit të themeluesit të saj e zuri disa javë më vonë, kur ajo dhe pushteti i saj u rrokullisën në një rrugë të gjatë dhe, mbi të gjitha, në një rrugë pa kthim për themeluesin e saj Azem Hajdari, i cili u luftua si armiku më i madh i asaj partie.
Azem Hajdari dhe Eduard Selami me 26 shkurt në Rogner
Ndërkohë kishte mbërritur në Tiranë Eduard Selami. I ikur një vit më parë nga Shqipëria, pas përjashtimit brutal nga kreu i Partisë Demokratike, shfaqja e tij në Hotel Rogner ato ditë të fund shkurtit, ishin një rifreskim i kujtesës së hidhur. Më kërkoi të flisnim më vete dhe paksa gjatë. Kërkesa e tij ishte e thjeshtë. Donte të takonte Sali Berishën, me çdo kusht. Kishte një mesazh për të. Ia premtova se do t’ia kërkoja me ngulm kërkesën e tij, por kisha pak shpresa se do ta priste. Kishte shumë ngjyra rikthimi i tij në ato momente në Tiranë. Kishte ikur prej Berishës në ditët e plotpushtetshme të tij dhe po kthehej në ditët më të zeza të tij. Dukej si një mallkim për çfarë kishte ndodhur, kur mendoje se gjithë- gjithë ishte pak më shumë se një vit.
-A mund të më thuash diçka më konkrete apo diçka më të koduar për Berishën që ta bind i thashë.?
-E di ai kush më ka nisur. Një mik i tij i vjetër në Uashington që unë e kam shumë mik. Mos ia thuaj këtë të fundit, por ai më ka thënë se Berishës i ka ngelur ose të mbushë helikopterin plot me karburant për rrugë të gjatë ose t’i bjerë shkurt e të të presë ty.
U përpoqa të përfytyroj Berishën sikur t’ia thosha këtë. Me siguri që biseda do mbaronte për 2 sekonda. Por nuk ishte vetëm Berisha që keqkuptonte dhe shikonte me konspiracion vizitën e Selamit. Edhe të sapolarguarit prej tij, ishin po ashtu dyshues. Në praninë time atij i dha dorën Dashamir Shehi dhe më pas Neritan Ceka duke bërë kujdes të shprehin një farë dyshimi për praninë e tij. Por i shqetësuari më i qartë ishte Azem Hajdari. Për shkak të afërsisë me mua, nuk bëri fare kujdes ta fshihte zemërimin.
-Po ke ardhë të ngjallësh atë kufomën, e ke gabim, – i tha. – Ai do të të marrë me vete.
I qetë dhe shumë i shqetësuar nga keqkuptimet që po shkaktonte vizita e tij, Eduardi i siguroi se as kishte ndërmend të shpëtonte Berishën.
-Ka mbushur Aleksandër Meksi gjithë Tiranën që ke ardhur t’i zësh vendin, – tha Azemi. Unë s’e dua fare atë, por ky kufoma nuk duhet ndihmuar, se ti i shton jetën.
Selami buzëqeshi gjithë mirëkuptim për mllefin e Azemit. Ishte i vetmi që kishte guxuar ta përcillte ditën që e zbuan nga partia. Ishte si gjithmonë mik i çdo kundërshtari të Berishës në PD dhe aleati i gjithkujt që ai e shpallte armik.
Ia thashë Berishës të gjitha, praninë e Eduardit, kërkesën e veçantë të tij, komentet rreth vizitës së tij dhe u përpoqa t’i mbush mendjen ta presë qoftë dhe 5 minuta.
Refuzonte vazhdimisht, por nuk më dha ndonjë arsye. Pasi dhe unë bëra të pacipin duke këmbëngulur disa herë, më bëri një shpjegim tërësisht sociologjik për shkakun e refuzimit.
– Unë kam pas raporte të tjera me të më tha. Nuk është puna tek politika. E kam pasë si djalin tim në shtëpi. Ka bërë dush në shtëpinë time. S’mund ta pranoj kaq lehtë pas këtyre që kanë ndodhur. Harroje këtë kërkesë.
Ia thashë një orë më pas Eduard Selamit, po në korridorin e Rognerit. Me shpresa të shuara për çfarë po ndodhte, më shtrëngoi dorën dhe u largua.
3 Korrik 1997. Endrra e fundit për ministër
Rezultatet e para ishin dramatike. PD kishte humbur në çdo cep të Shqipërisë dhe lajmet e zbehta të infiltruara në median italiane për fitoren e referendumit të monarkistëve, vetëm sa provokuan disa ditë më vonë një revoltë që u përgjak nga policia, e cila kishte tashmë një pushtet të ri.
Sali Berisha po sodiste humbjen më të madhe që kishte njohur në historinë e tij politike dhe nuk kishte asnjë fuqi të ndalte thellimin e saj në balotazh. Njerëzit e tij që ishin shfaqur si më radikalët, po ia mbathnin një nga një. Agim Shehu nuk ishte parë të nesërmen e mitingut të fundit. Ia kishte mbathur. Komandanti i Gardës, Xhahit Xhaferi, ia kishte mbathur. Në mesditën e 1 korrikut, ministri i Brendshëm, Belul Çelo, ishte shoqëruar deri në Rinas nga truprojat e tij dhe ia kishte mbathur… Zëdhënësi i tij u përpoq të minimizonte situatën më 2 Korrik, duke thënë se Ministri kishte telefonuar dhe kishte thënë se ka marrë dy ditë leje. Kishte premtuar, sipas tij, se do të kthehej më 3 Korrik, në darkë. Nuk u kthye kurrë!
Azem Hajdari më thirri me urgjencë në “Rogner”. Ishte i vetmi që nuk ishte dorëzuar.
-E marr unë balotazhin, – tha. – Thuaj “Marshallit” të më dekretojë ministër të Brendshëm, në vend të këtij plehrës që iku.
-Nuk e bën, – i thashë. – Për më tepër që kam frikë se as nuk ia pranojnë.
-Ai ta bëjë një herë mo burrë, se e di unë ç’bëj pastaj, – këmbënguli Azemi.
I dhashë fjalën se do t’ia përcillja dhe e bëra në një farë mënyre.
Ndryshe nga ç’e mendova, e priti me të qeshur.
-Mos ki merak, se do t’ua nxi jetën, – tha. – Se po bëjnë shumë karshillëk, po mirë që ma kujtove. Do t’u them që a do rrini mirë, apo ta dekretoj Azem Hajdarin – Ministër?
Në fakt deri këtu shkoi pranimi i kandidaturës së Azem Hajdarit. Ishte shansi i tij i fundit të provonte qoftë edhe 15 ditë një portofol ministri. Ishte njeriu që kishte udhëhequr rrëzimin e komunizmit dhe kishte themeluar një parti që për 8 vite e kishte persekutuar dhe përndjekur politikisht. Në ditët e fundit të saj formalisht në pushtet, sërish nuk iu rezervuan. U dëshpërua shumë. U ul në lulishte dhe porositi disa birra me radhë. Filloi të përdorë radiot që i mbante me shumicë me vete. U mor vesh se u dekretua formalisht ministër Ali Kazazi. U ngjall menjëherë. Mori Aliun në radio dhe i tha që më 11 të natës do të takoheshin në zyrën e ministrit të Brendshëm, se do ta prezantonte me strukturat. Nuk di çfarë i tha tamam Ali Kazazi, por pas bisedës, Azemi u ngjall disi.
-T’ua nxjerr frikën, – tha, – të shkoj aty t’ua tund njëherë dhëmbët atyre pisave që u dorëzuan kështu.
Dhe iku vërtet në orën 11.00 të natës në atë godinë, ku ëndërroi aq shumë që të hynte një herë si ministër, por që hynte gjithmonë brenda dyerve të saj, me ndjesinë që ishte shumë herë më shumë se aq…
mjaftojne keto episode te frikeshme per te kuptuar se si fati i demokracise shqiptare ka qene ne duar kriminale. Nga nje ane Sali berisha qe kishte me armik Hajdarin se sa kundershtaret dhe nga ana tjeter Hajdari i pafuqishem por i paepur deri sa vdiq ne pabesi prej tij
Nuk kam patur ndonje respekt per Hajdarin, por ai u keqperdor nga Berisha si shume te tjere
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/udhezimet-e-doktorit-per-zgjedhjet-2013.html
zoti mero, ne emer te shumeve si une, pretendoj vazhdimin e kronologjise.
shpresoj qe nuk do ta linit te pa informuar publikun si une per rrethanat si ndodhi dhe kush qene urdheruesit e vrasjes se azemit.
Kriminel Hajdari luftonte per te ardhmen e Shqiperise.?
Kriminel Hajdari :
I pa Kulture,
Trafikant armesh,
Injorant,
Hajdut ordiner ,
Ne perendim do te ishte burgjeve per proksenetizem
Sali Berisha : President dhe tani kryeminister i Shqiperis.?
Pa lare hesapet me popullin Shqiptar ky tip nuk do te kete kurre qetesi.E vetmja rruge: Te perfundoje si Azem Hajdari!
Ah i mjeri ti, kur Azem Hajdari doli ne krye te studenteve te kerkonte demokraci, ti more funderrine do kesh qene duke bere xhep ne ndonje radhe buke se aty e katandisi kete vend ajo partia e jote e punes qe ti e do aq shume…..
Nje histori e frikeshme. Si fotografi me del perpara
Mero Baze, deshmitar i djalliiiiiiit
Tragjike, oguruze, komike, shqiptare, berishiane, te gjtiha bashke. Azemi duhej krijuar qoft dhe per te njohur Berishen
Keto mjaftojne per nje filem te madh. Mero Baze lere gazeten ulu shkruaj nje skenar per keta malok
Mos e fyeni Azemin. Mero ka shkruar me realizem episode qe zbulojne luften e Berishes ndaj tij por dhe portretin e tij real. Duhet ta respektojme historine dhe duhet te jemi te qarte per Berishen
O Azem, o Hero,
cou nga varri dhe shiko,
kush te shan e kush te do
Je kthyer ne Bordero
per gruan dhe ca Laro
I dashur Mero Baze, kur bente keto lista çfare pune bente Sali Berisha! Me duket se ka qene President i Shqiperise dhe qytetareve te saj? A pajtohet detyra e Presidentit me hartimin e listave dhe fushata elektorale per nje parti! A quhet “akt tradhtie” i parashikuar nga paketa kushtetuese e shqiperise. A eshte “unitet i kombit” Presidenti sipas Paketes Kushtetuese. Nuk besoj se Z. Mero nuk ja ka kujtuar Z. Berisha qe kjo qe bente quhet “akt tradhtie”. Cfare te them i shkreti une Mero. Shqiptaret jane burracake per arsye se nuk respektojne rregullat e lojes, ose ndryshojne rregullat ne loje, ose ose behen trima mbas lufte mbas loje.
Maskara, mut ka qene Azemi, nje kriminel nje bastard eshte Sali QENI. Azemi mori çfare ka merituar ky i dyti do ti vije dita per krimet qe ka bere. Kam frike se Edi Rama do te komprementohet, se do ta bente nje gje te tille ….
Eh more Azem i shkrete
ate dite te moren si belesh
te shkunden dhe te ben pershesh
te cuan tek Fatosi per tu pershendet
Kur e moren kryeministrine
ty te harruan ne shkalle te shtrire
se nuk u hyje me ne pune o i ngrire
te lane ne mes te tirones te telendisne
Kaloi viti dhe nje tjeter
u kujtua Saliu me te vetet
ta bejm hero se se skemi tjeter
se me Azemin do bejme oponencen
Premtoi Saliu para varrit
Azem je gjall hakun do ta marrim
Fatos Nanon do ta coj tek xhelati
se ishet ai qe ty o trim te vravi
Harroi Saliu cfar kishte thene
me Fatosin telat kishin zene vende
kur vjen dit e vrasjes vjen tek ty
mer edhe Fatmiren dhe qajne te dy
Dekorate te trete ti sot e more
ta dha ai qe si enverian luftonte
te beri heroin e pare te Shqiperise
ne vend te Skenderbeut do jesh ti o trim
te verteten s’ka burre qe ta maskoje.
E verteta, ne Shqiperi, ka vite qe masakrohet. Te pakten: 5 dekadat e komunizmit, edhe nja dy te PS PD.
Shume e trishtueshme, lufte e ndyre brenda llojit per pushtet.Historia do ta provoje se fytyre me te ndyre e tradhetare si Sali Berisha nuk do te kete me ne vendin tone. Ky njeri e ka qelbur Shqiperine. Sigurisht qe Saliu nuk e duronte dot Azem Hajdarin se nuk e bente dot zap dhe e kishte frike prandaj e diskreditoj dhe e eleminoj duke perdorur Haklajt. Shpresoj qe djali i Azem Hajdarit ti lexoje keto poshtersi dhe ti kerkoje llogari te jemes per tradhetine qe ajo i ka bere babait te tij duke u puthur me vrasesit e te jatit. Po si ka surrat tani Sali Berisha qe i ben bust Azem Hajdarit mbas gjithe ketyre poshtersive qe i ka bere o Mero. Mero nuk na ke treguar qe a merr droge Berisha apo jo se njehere ashtu ke thene ne nje editorial kur Berisha rrinte ne erresire dhe Liria e nxorri ilacin nga sirtari dhe ja dha. E moret vesh o njerez se kush kemi kryeminister nje drogaxhi. Hipokrizi e madhe tani qe i duhet Azemi per vota ai e perdor emrin e tij duke i bere buste se jemi budallenj neve dhe nuk e dime se sa shume e deshi ky Azemin kur ishte gjalle.
Ke bere mire qe ke botuar keto fragmente nga libri yt.Te pakten te mesojne ata qe ne ate kohe ishin te vegjel dhe qe sot mendojne se PD eshte qeveria, shqiperia e atdheu.Shteti dhe PD e viteve 96-97 eshte faqja me e zeze e historise se vendit.Fatkeqesisht kush e ka jetuar ate kohe sheh sot mjaft nuanca te ngjashme dhe te frikeshme, sigurisht pervec krismave dhe armeve.Dhunen policore te asaj kohe veshtire se e kane harruar tiranasit dhe opozita e vjeter dhe e re.Ndersa persa i perket Azem Hajdarit eshte e vertete qe Saliu e shfrytezoi maksimalisht populizmin e tij sa qe gjalle.Por edhe te vdekur, me arkivolin e tij ne krah shqeu dyert e k/ministrise.Por nga sa ka vazhduar jeta kuptoj qe familja Hajdari perfitoi me shume nga vdekja e Azemit.Po te ishte gjalle do kishte marre arratine si shume kundershtare te tjere ne PD, do te ishte nje askush,pmvaresisht idealeve.
Ka shume rendesi ky shkrim ne kete vend pa memorje, e per me teper kur vete e shoqja ben miliona duke bere pazar me gjakun e burrit te vet. C neveri kur i sheh rruges me makina te shtrenjta e me surratin qe s ka xham te erret qe t ja mbuloje katundarine e degradimin dhe te katunarise se vet, bravo mero qe na kujton
Nje bagel e ndere ne gjysem, nje berllog kan qene te dy, si Saliu si Hajdari.
eh azemi vdiq po i rron e shoqja,saliun e ka mikun e ngushte te burrit
Ai personi qe ka vene doren tek syri i djathte tek fotoja eshte drejtori aktual i OSSH Arben Ibroja ish truproje e Sali Berishes se bashku me Izet Haxhine qe eshte me kurriz.Ky zoteria akuzohet se ka nxjerre nga selia e PD Azemin diten qe u vra dhe ne zgjedhjet e 23 Qershorit do te jete ne listen per deputet ne qarkun e Shkodres.
Jo te gjitha enderrat bejne zhurme
disa ne heshtje flasin
disa shpirtin te hane
por disa edhe te vrasin.
Mero Bazja,ti je specie e vecante,do analizuar per kerkime shkencore
shko vizitohu njeher,keshilloj American Psychiatrik Association.
Si mund te rrihet mes ktyre shtazeve??????
Po ty moj pikerene me cfare statusi te te prezantojme ne cmendine,si nje “poete” psikopate apo si “doktoreshe” per tu lidhur madje fort qe te mos zgjidhesh kurre.Po nga dole ti moj specie ne zhdukje te vesh ne diskutim intelektin e Zotit Baze.Ik moj mjerane pas qerres se Berishes se mbase e ka edhe nje vend per ty ne azilin e vet politik pas 23 qershorit.
Tu drejtova si femer nga emri qe ke vene siper por mbase kam gabuar sepse kaq perverse sa c’dukesh mbase je edhe allasoj njeri,si dihet………
Me vjen keq qe ju trazova dashurine e jetes tuaj,M.Bazen por nuk ishte ky qellimi im.Studimet shkencore,kryhen mbi njerez me intelekt te larte,se tellall dhe budall si ty nuk duhen per asgje.
Meso qe mos te mos me drejtohesh si femer,por si njeri.
Kjo eshte ajo qe na diferencon.Une kam lindur njeri ~femer
Ti si prezantohesh gamor mashkull????
Se cfare jam une ta tregoj kollaj fare une ty por nuk po zgjatem me tej dhe zoti Baze nuk eshte dashuria e jetes sime por une medoj se eshte nje pjese e shendoshe ne trupin e semure te Shqiperise sone,te asaj Shqiperie qe jetojme te gjithe,te asaj Shqiperie qe here jemi krenar,here e turperojme ne aq shume saqe gjynahet personale i merr persiper Shqiperia.Do ta ftoja intelektualitetin tend qe te shikonte me me vemendje brenda forumit dhe e shikon qarte se sa bukur na shfrytezohen theniet tona nga ata qe nuk e duan Shqiperine tone,se sa shume ferkojne duart kur kacafyten vlerat ndervete……p.s. ndjese per fjalet jo te pershtatshme dhe mbase jo te drejta ne adresen tende
Veronika nje koment te ngjajeshem kisha shkruar mbreme por admini nuk e botoj.E besoj komplet historine e z.Baze por ku ngelet dinjiteti prej intelektuali e gazetari te pamvarur?
Zoti Baze,e lexova me vemendje kronologjine tende dhe duke qene se jam nje njohes i mire i ngjarjeve per te cilat ju flisni po marr pergjegjesine te plotesoj sado pak me ngjarje dhe fakte reale te ndodhura gjate asaj kohe ndermjet Zotit Hajdari dhe Berishes.Do ta filloja me nje takim qe Azemi do zhvillonte ne Shkoder per te shpalosur platformen e tij per Sindikatat e pavarura.Ne qender te qytetit,perballe Hotel-Turizmit,ishim nje grup i vogel njerezish qe shoqeronim Azemin.Duke qene se une u njihja pothuajse te gjithe efektivat e policise kriminale te shkodres ,verejta qe ishim rrethuar nga e gjithe trupa e kesaj policie e komisariatit shkoder qe ne ate kohe drejtohej nga famozi Agron Kuliqi.Per te mos krijuar incidente(duhet thene se policet nuk provokuan)Azemi mbajti mbas vetes vetem truprojen e tij,oficerin e Gardes se Republikes Pellumb Malaj dhe largoi te gjithe te tjeret duke shmangur mundesine e konfrontimit.Por edhe pala tjeterbate donte,tja deshtonte takimin pa krijuar konflik fizik.Se cfare ndodhi ne takim nuk marr persiper ta them pasi nuk qene aty por me e renda do ndodhte gjate kthimit per ne Tirane.Azemi ndodhej ne makinen e pare nje Jeep Grand Cherochi ngjyre e kuqe me targe RSH 006 me sa mbaj mend (targa nuk ishte origjinale por e bere tek nje piktor ne Tirane),ndersa prapa nje Mercedes 240 jeshil me targa te Shkodres qe per etike nuk po i bej publike pasi mjaft probleme ka pasur pronari i saj nga polishteti i Berishes edhe pa kete.Per te evituar Torovicen Azemi komunikon me komandantin e Aerodromit te Gjadrit per te ne lejuar te kalojme per shkurt.Pergjigja erdhi pozitive.Kaluam pa asnje lloj problemi por ne menyren me te pabesueshme sapo dolem nga teritori i aerodromit pa kaluar as 100 metra u perballem me nje postobllok te policise rrugore(aty ku nuk kalonte asgje tjeter vetem makina ushtarake) i cili rastesisht ishte i perforcuar edhe nga nje Fazan i Lezhes sic quheshin ne ate kohe grupet e gateshme ose Shqiponjat qe njihen tani.Pas shume peripecishe dhe fale edhe frikes qe i kapi policet nga autoriteti i Azemit si Kryetar i Komisionit Parlamentar per Rendin dhe SHIK dhe pas heshtjes totale ne radio nga ana e eproreve te tyre,policet nuk e zbatuan urdherin e paprecedent te shoqerimit qe u ishte dhene per te gjithe njerezit qe e shoqeronin Azemin.E gjitha kjo behej sepse ata e dinin qe bashke me ne do vinte edhe Azemi dhe e dinin qe me temperamentin qe kishte do e kishin shume kollaj ta provokonin deri ne ate pike sa ta benin qe te bente ndonje veprim te pamatur gje qe duhet thene se nuk ja pertonte fort aq me teper ndaj nje padrejtesie te tille.
Si ky rast qe sapo ju tregova ka me shumice por me flagranti i te gjitheve eshte ai qe ka ndodhur ne Korce,ne ambjentet e Turizmit ku policia nderhyri naten duke marre peng oficerin e Gardes Pellumb Malaj dhe duke mos pasur se cfare ti bejne Azemit pasi kishte imunitet,gjithe dufin ja shfryne Malajt.Kaq shume e masakruan te ziun saqe per jave te tera nuk ka arritur ta shohe njeri.Gruaja e tij,nje zonje grua,qante pa pushim sepse e kerkonte te shoqin ne komisariatin e Korces dhe i thonin eshte ne Gjirokaster,shkonte atje dhe i tregonin ndonje vend tjeter deri kur e nxoren dikur nga birucat fameke te Durresit,aty ku mbaheshin edhe disa VIP-a te tjere.
Azemi ka qene nje bandit qe u be “Hero” ne saje te demokracise dhe sistemit qe u permbys. Ky ishte avantazhi i tij.
Kam pare vete me syte e mi nga ballkoni, kur vet ai dhe me nje grup njerzish vodhen banken ne qytetin xxxxx. Kjo ishte arka e kursimeve te qytetit ku jetoja. Pensionisteve, qyteareve te ndershen dhe asistencat e punoterove. Ky ishte nje banditizem i vertete. Keto para qe vidheshin mbaheshin PD-ja dhe gjithe forca kriminelet qe ngjallnin terror ne popull.
Persa i perket Saliut per Azemin. Vete e vrane, vete e qane, vet e bene hero. Eshte i vetmi njeri “politikan” qe perdor kufomen per te marre pushtetin. Hera e pare qe ndodh ne Historine e Shqiperise.
Nuk duhen pare faktet si anetar PD-je apo PS-e por si Shqiptar dhe patriot. Ka ardhur koha ti japim fund ketij banditiszmi.
Me respet te gjitheve
Glakus
i paharrushem kujtimi i Azem Hajdarit pishtarit te demokracie dhe figurave si Ali Kazazi dhe tjere, qe e doni Shqiperine.
tani na ka ngele Shqiperia ne duart e Doktorave, Piktorave, dhe peshngritsave.
Ik pirdhu Shqiperi se nuk te morra vesh asnjehere.
Konica
Mjafte me Azemin po meruni me hallet qe ka ky popull mos coroditni mendjet e prishura te popullit,mjafte me gazeta se me ato nuk fshin bythen salihi.Ne vendin tim ka vetem fushata sgjedhjesh e vjedhjesh 22vjet dhe akoma populli meret me politikanet hajdute qe mendojne per nje vende ne parlament.Deputetet deri sa kohe zgjidhen nga partia shqiperia do shkoje poshte e me poshte vendit nuk iduhen partite por indiviti me i mire qe populli i cdo fshati apo qyteti i njeh mire.Nuk ka deputet nga populli por nga pelivanet e partise,i tille qe dheAzemi qe kurre se hodhi voten ne qytetin e lindjes po me mire pyetni popullin e shijakut.Pra deputetet duhet te dalin nga gjiri i popullit qe i njeh mire lereni Azemin te prehet mire aty ku eshte.Fushata ka nisur ne tetore te 2012 dhe do mbaroje 2014 e pastaj vjen fushata per lokalet e populli me gisht ne goje,shqiperia ne evrope perpara me luge ne brez.
Nga shkruan ti mor zoteri,nga pylli i Shervudit?(shpresoj ta dish se cfare eshte,eshte pylli i Robin Hudit).Po pse mor ditezi atje ku je ti si zgjidhen deputetet?A nuk zgjidhen edhe atje nga partite,madje nga dy parti,Konservatore dhe Laburiste
Shkrimi i z.Bazo, mbasi e lexova me kujdes, me la pershtypjen sikur Bazo i dika te gjitha dhe ka qene shume shume afer Bersiches, dicka shume reale nga ana tjeter lind pyetja se kush eshte ky njeri qe i dika te gjitha dhe nuk paska influencuar ne asnje nga vendimet qe ka mare berisha ne ate kohe?
Po ta kthej une pergjigjen ne vend te Zotit Baze,,,,,po, eshte e vertete qe ka qene prane Sali Berishes,madje shume prane,por kjo nuk e ul figuren e Zotit Baze por vetem e ngre sepse ne vend qe te rrinte si te tjeret si qengj e te mbushte xhepat e vet duke ndertuar media e pallate,ndermori misionin me fisnik por edhe me te rrezikshem,u be zeri me i forte opozitar,kundershtar i flakte dhe i paepur i ketij rregjimi.Fajtoret e vertete jemi ne populli qe edhe pse duke i degjuar dhe pare te gjitha zullumet e qeverise,prape vazhduam te heshtnim dhe duhet te jemi koshient te gjithe se kurre nuk do te kishte mundur te bente Berisha te gjitha ato qe ka bere po te kishte pasur nje reagim popullor dhe civil qe ne indikacionet e para te forta te kusarise te cilat u serviren pa kursim nga zoti Baze,,,,,ja pra perse zoti Baze eshte nje njeri me merita te padiskutueshme ne gazetarine investigative dhe ne orientimin e drejte te opinioneve ,tamam ashtu sic e do dhe e kerkon interesi i vendit
Realist mos je gje kunati i Mero Bazes. Pas cdo shkrimi i vetmi qe replikon je zotrote. Mos u merr shume pas boleve te cjapit se dhe Mero Baze nuk ngelet poshte. Ka perfituar dhe ai more mavri me boje, por ti ose do jesh shume i zgjuar dhe do kesh perfituar dhe vete ose do jesh ndonje “ftujak” i tredhur i themi ne jugoret qe vetem llomotit gjithe diten.
Po te them me keqardhje se z.Baze nuk e njoh fare,(do doja shume ta njihja),e kam pare vetem nje here kalimthi.Une z.Baze e vleresoj vetem nga kurajoja dhe aftesia qe ka per te nxjerre ne drite te verteten,e cila per mendimin tim nuk ka ngjyre.Per kete mendoj se duhet vleresuar nga te gjithe,pastaj vete qenia jone ne kete forum eshte nje vleresim per punen e tij qofte edhe nga ata qe shkruajne kunder
VRASESIT DEKOROJNE AZEMIN KJO ASHT KULMI KU KA SHKU SALI SERBI EDHE GRUAJA VET KA DURIM SHUM PER SALEN AI E VRAU AI E QAU TE VRAS NATEN TE QAJ DITEN AI ISHTE NE PUSHTET KUR E VRANE DRIT SHKURTIN SALIU ME AGJENTET SERB SE AI KISHTE NJE SYNIM BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE POR SALA KISHTE SHITJEN E TROJEVE SHQIPTARE VETEM GRUAN SE SHET SALA SE TE TJERET JANE DHE VLEJNE 5 PARE PER SHKERDHATE SALI RRRUGAQ KRIMINEL ORDINER BERISHA
cfare njeriu i llahtarshem qe ben politiken.
Po ku ma paske fshehur gjithe kete raki xhanem? Po na lodh o mero, qitja ore te gjith te palarat sheshit se kazoni shkriu fare nga uji pervlum. Dhe po avulloi uji pastaj, aha! Edhe per nja 68 vjet te tjera na puth halla ne dy faqe te gjithve ne.
Anglezet thone: “Nese nuk ke ndonje gje te mire per te thene per te vdekurin mos fol fare”.
Por kjo eshte nje histori horrash me kostum qe pijne kafe tek Rogner.
Kjo shpjegon ate lloj vdekje.
Mero ,nuk pata durim ta mbaroj artikullin,keto fakte ta shpifin.Me lejo te bej nje kerkese shoqerore;tek po shkruan per te vdekur qe ju ndrifte shpirti aty ky jane ,nuk dua te trazoj kujtimin e tyre ,mos valle gjen nje rast e hedh ato qe di ne leter per…Pashkon…?
Njerez si Lideri i Dhjetorit Azem Hajdari i mungojne ketij vendi.
Duhet nje njeri i tille si ne Dhjetorin e ’90 per ndryshime radikale ne kete vend te molepsur nga genjeshtrat dhe te pamoralet.
azem hajdari do te kishte qene shume i lumtur po te emerohej bodigard i sali berishes.ai enderronte te ishte nje shoku sillo per sali berishen,mos e ngaterroni me nje lider politik,as ai vete nuk e deshi kete rol,madje menjanoi studentet,bashkeluftetare,per ti hapur rrugen e pushtetit sali berishes,te cilit i bindej si qeni te zot,edhe vdekjen ja mori si do te vepronte nje bodigard shembullor
TE VJEN NEVERI TE LEXOSH HISTORI TE TILLA ,DUKE MENDUAR QE NE EMER TE (DEMOKRACISE FALLCO) E KANE SHNDERRUAR ATE VEND NE NJE VARFERI TE MJERUESHME . KU NGREN KOKEN VETEM MAFIA(SHTETI) PROSTITUCIONI ,DHE HAJNIA .AZEMI BENTE PJESE NE KETE HISTORI TE DHIMBSHME QE FATKEQESISHT VAZHDON EDHE SOT !
PER KOMENTIN E SIPERM DESHA TE PREçISOJ QE BENTE PJESE NE MAFJEN SHTETERORE
Ik ore plaku mere mos na trego prralla me mbret per azem hajdarin , e din te gjith kush e vrau dhe per cfar e vrau do te thuash qe nuk e ka dashur sali berisha dhe e kan vrare te tjere me urdher te tij ,plaku mere duhet te shkruash per te gjallet dhe per problemet dhe varfarine qe eshte katandisur populli shqiptar ,jemi duke punuar per buken e Gojes neper europe per fajin e pushtetareve qe na qeverisin e tallen me popullin ,duke e lene ne varferi .te gjithe pushtetaret tane kane bere pasuri miliona dollaresh per 23 demokraci .largohuni nga karrikja shkerdhata jerez te qelbur sepse jeni te gjith njesoj hajduter kusare te popullit bashke me ty plaku mere