Halimi prezanton reformën penale: Kush dënohet 40 vite, t’i kryejë ato kokërr më kokërr

11 Mars 2013, 11:31Politika TEMA

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka prezantuar reformën në drejtësinë penale.

Në fjalën e tij, ministri Halimi ka theksuar se kjo paketë përmban ligjet më të ashpra ndaj krimit në këto 20-vjet, mbi çështjet të cilat janë objekt shqetësimi për çdo qytetar shqiptar si mbrojta e jetës, siguria e rendit, dhe siguria publike, raporton Ora News.

“Me vendosmërinë maksimale ne sjellim mesazhin e qartë që ne sjellim në këtë paketë me 41 nene të drejtësisë penale forcimin i luftës ndaj kriminalitetit, duke ashpërsuar dënimet, duke i dyfishuar për veprat penale të rënda, dhe se dyti rregulla të reja për garantimin e vuajtjes së plotë të dënimit në funksion të një drejtësie efektive”, theksoi Halimi.

Ministri Halimi ka theksuar se kjo paketë ligjesh është një përgjigje e domosdoshme për zmbrapsjen e krimit urban dhe do të ketë mbi të gjitha efekt parandalues të kriminalitetit.

“Gjatë gjithë këtyre viteve, lufta me krimin, kjo lufte e drejte dhe e shenjte, e çdo dite, për garantimin e jetës dhe sigurisë së qytetareve, ka pasur beteja e veta, të mëdha- të fituara.  Mjafton të kujtoj historinë e bandave dhe të krimit të organizuar, histori që i përkasin të kaluarës. Krimi urban duhet të zmbrapset në të gjitha format e tij, ndaj dhe prezantojmë sot, më të vendosur se kurrë një paketë të ashpër ndaj krimit, si një përgjigje e domosdoshme për zmbrapsjen e tij. Ne sot thyejmë traditën e drejtësisë penale, duke sjellë garantimin e vuajtjes së dënimit, me heqjen e së drejtës për lirim para kohe me kusht, për një sërë krimesh. Ne do të kërkojmë garantimin e plotë e të dënimit, në mënyrë që kur dikush do të dënohet 40 vjet burg, t’i kryejë ato vite, kokërr më kokërr, pa pasur mundësi të lirohet as duke paguar avokat, as duke paguar gjyqtarin dhe as duke paguar prokurorin”, theksoi Halimi.

Sipas ministrit Halimi, kjo paketë prej 41 nenesh ka në themel të saj krimet më të rënda dhe më të papranueshme të shoqërisë shqiptare  si vrasjen e policit, vrasjen për gjakmarrje, vrasjen e gruas dhe për mbajtjen e armëve të zjarrit pa leje në publik.

“Kushdo që vret efektivë policie nuk mund të këtë ndëshkim më të ulët se 38-vjet burgim, pa lirim me kusht. Kushdo që vret policin, duhet të qëndrojë në burgim të përjetë. Dënime të ashpërsuara të cilat nga 25 vjet do të rriten në 38 vjet si minimum, paketa e drejtësisë kriminale sjell edhe për vrasjen për gjakmarrje, ku dënimi që ne kemi parashikuar është jo më pak se 38 vjet burg. Edhe pse një dukuri në rënie, gjakmarrja, ky rit i papranueshëm për shoqërinë shqiptare duhet të zhduket. Ndaj dhe përgjigja ndaj të gjithë atyre që në mendjen e tyre kriminale synojnë të vrasin për gjakmarrje duhet ta kenë të qartë se dënimi që i pret do të jetë jo më pak se 38 vjet burg, se dënimi që i pret do të jetë burg përjetë. Çdokush që kapet me armë zjarri në publik, duhet ta ketë qartë se do dënohet jo më pak se 10 vjet”, tha Halimi.

Halimi theksoi më tej se në javët në vijim paketa do të kalojë në Parlament dhe mazhoranca do të angazhohet që kjo paketë të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërsa ministri i brendshëm Flamur Noka ka vlerësuar paketën e masave për ashpërsimin e dënimit për disa vepra penale, duke theksuar se kjo do të jetë një ndihme e madhe në luftën e vazhdueshme kundër krimit.

“Kjo paketë ishte kërkesë mediatike dhe do të ketë një impakt të menjëhershme në luftën kundër krimit dhe do të jetë një motivim më i madh ndaj strukturave të ligjit dhe ruajtjes së qetësisë publike. Ashpërsimi i masave të dënimit për vrasjen ndaj policëve, ndaj krimit në familje dhe armëmbajtjes pa leje është përgjigjja më efikase që institucionet e një shteti ligjor mund tu japin këtyre fenomeneve. Kjo paketë kontribuon në rritjen e performacës dhe eficencës së strukturave të policisë së shtetit”, theksoi Noka.

Gjatë fjalës së tij, ministri ka kërkuar angazhimin e opozitës për votimin e paketës, duke treguar sipas tij se nuk është pjesë e notës së krimit.

“Miratimi i kësaj pakete do të shërbeje për luftën konsekuente ndaj 0 tolerancë. Do doja t’i bëja apel edhe opozitës që të dilte nga rrethi i aleancës me krimin, të dilte nga fenomeni negativ i sulmit ndaj institucioneve dhe Policisë së Shteti, dhe t’i bashkëngjitet vullnetit për mbështetjen e kësaj pakete për të treguar se është në lartësinë e duhur që kërkon elektorali i saj dhe shoqëria. Mbështetja e kësaj pakete është dëshmia që opozita po shkëputet me krimin dhe po futet në binarët e drejtësisë”, tha Noka.

Ndërsa ministrja e Integrimit Majlinda Bregu i kërkoi opozitës që të mbështesë paketën e reformës në drejtësinë penale pasi sipas saj kjo paketë kërkon shumicë të cilësuar në Parlament.

Ministrja Bregu gjithashtu ka shtuar se kjo paketë do të reduktojë rastet e dhunës në familje si dhe do të ndryshojë situatën e kriminalitetit në Shqipëri. “Jam e bindur se ne kemi arritur shumë por kemi shumë për të bërë që vlera njerëzore të mos dhunohet nga gjinia”, tha Bregu.

6 komente në “Halimi prezanton reformën penale: Kush dënohet 40 vite, t’i kryejë ato kokërr më kokërr”

  1. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Halimo ca behet, mire? Si u be puna e asaj ambasades qe kane vrare ne muret e saj?
    Per ambasaden e SHBA-se e kishe fjalen?

    Halimo, e more vesh se dje ishte arrestu ne Itali djali i Albino Prudentinos, atij te Sacra Corona Unita qe u arrestu ne Vlore, i cili ishte ortak biznesi me kunatin e Majlindes qe kerkon denime te ashpra per dhunen ne familje?

    Ta futi Sala do te te coje per deputet ne Kavaje. ?

    1. E gjora Shqiperi! Ta kane zene Deren nji tuf me budallenj says:

      O lali.Te paska hy vetja ne qejf Halimo.
      Po si o bishtuku i lalit,ene mbi
      Parlamentin dhe Presidentin te rrene Menia
      se mund te dalesh?Po ka amnistira mre cuno,bejta nuk e arrin dot
      ta shohesh ,te ka thene lali,hyp i cik ne karrige
      ene ke per ta pa se ku je tina ene ku eshte Parlamenti.
      pranej mos u tensiono,duke u ngref
      si Macoku ne Theker mor kolopuc i lalit.
      je bo fare,fare 100% bajat.po mos u merzit se
      nuk je vetem.Ay stan ku je ene tina,ate bylmet ka…

  2. alban4eva says:

    te parin do te denojme ty Halim pordha, si thua?? te te japim 41 vjet burg dhe ti besh kokerr me kokerr.. kerme e felliqur, ben gjoja sikur te intereson ligji dhe drejtesia.. dhjeraman..!!

  3. Kritiku says:

    Shume mire qe erdhi kjo pakete ligjesh dhe kerkon tani te miratohet. Uroj qe te miratohet dhe tani te shikojme se si do te zbatohen ato ligje. Ne fakt ne shumicen e rasteve jane pikerisht anetaret e PD-se qe kane shkelur ligjet ne kete forme. Duke filluar nga Sali Berisha te gjithe ata qe kane shkelur ligjin, sipas kesaj pakete, te denohet me minimumin 40 vjet burg, pa asnje mundesi qe te dale para mbarimit te afatit. Vrasjet qe ka bere Saliu me shoke duhen denuar sipas ligjeve qe po i bejne vete keta. Halimi, prandaj shkoi dhe provoi ushqimin ne burgun e Peqinit(shiko foton) qe te dije se cfare i pret kur te jete vete aty brenda. Nese hyn ky ligj ne fuqi(pasi te miratohet), do te shpresojme qe te zbatohet ndaj cubave te PD-se qe do te shetisin me kobure ne brez, kur te behen zgjedhjet. Po Dash Sulen, a do ta denojne keta cubat e PD-se, per armbajtje pa leje ne publik?

  4. navigatori says:

    mire mire o halim, po u provua qe eshte fajtor le ti beje ato 40 vite. juve vetem sa lani gojen me keto qe thoni se ju vete i nxirrni jashte por te mjere ata qe nuk kane leke me pagu gjykatesit e prokuroret, se expertet te hane thonjte se nuk lene gje keta te paret…

  5. BJORN says:

    Jo mor koqe kanari nuk jane denimet qe rregullojne gjerat, por masat parandaluese por ti je cope muti.Nga gjatesia je afer Koci Xoxes mendoj edhe menderisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje