Durrës, ekzekutohet Nikolin Prenga, mik i Agim Pepës

10 Mars 2013, 22:58Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Një person është ekzekutuar në orët e mbrëmjes në qytetin e Durrësit.

Nikolin Prenga është qëlluar pas shpinës me breshëri automatiku, ndërkohë që ende nuk dihen detajet e këtij krimi.

I riu ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit.

Krimi ka ndodhur pranë varrezave të reja të qytetit.

Prenga ishte në makinën e tij tip BMW kur u qëllua me shotgun.

Raportohet se Prenga ishte mik me Agim Pepën, i akuzuar për vrasjen e komisarit Gani Malushi në vitin 2003.

Pepa është dënuar me burgim të përjetshëm për këtë vrasje.

Në vitin 2003, Prenga u vu nën pranga nën akuzën e “veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetë”, pasi u akuzua se kishte ndihmuar për largimin nga vendi i krimit Agim Pepën, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit të policisë, Gani Malushit dhe shoferit të tij, Gjovalin Ndreu.

Më 14 gusht 2003 gjykata vendos masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj të pandehurit Prenga dhe pas një maratone gjyqësore gati 1-vjeçare, me vendimin e saj nr.15, date 25.06.2004, Gjykata e Krimeve të Rënda e cilëson fajtor dhe e dënon me 2 vjet e gjashtë muaj burgim.

1 komente në “Durrës, ekzekutohet Nikolin Prenga, mik i Agim Pepës”

  1. Pelasgian says:

    mas shpine te paskan vra , cfare legenash !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje