Ish- ministri i Jashtëm, Paskal Milo tregon për “Tema” si u shndërrua në karantinë ndërtesa luksoze e ambasadës
Bisedoi: Lindita Çela
Ministria e Jashtme shqiptare ka vendosur të heshtë mbi gjendjen e mjerueshme të ambasadës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zyrtarisht, ministria nuk ka asnjë reagim, ndërsa në një intervistë për gazetën “Tema”, Paskal Milo e konsideron ngjarjen një turp për qeverinë shqiptare. Ish- ministri i Jashtëm rrëfen se në kohën që ai ka qenë në krye të diplomacisë shqiptare nga vitit 1997-2001, në Uashington është blerë një godinë luksoze, e cila për 10 vjet është shndërruar në një karantinë.
Z. Milo, besoj se jeni vënë në dijeni të një shkrese ku ambasadori ynë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vë në dijeni eprorët e tij për gjendjen e mjerueshme të ambasadës. A mund të më thoni, a ka precedent një skandal i tillë?
Sigurisht që jam vënë në dijeni dhe mendoj se nga ç’u lexua, është pak të thuhet që është një skandal. Godina e ambasadës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është blerë gjatë kohës që unë kam qenë në drejtimin e Ministrisë së Jashtme. Me një fond prej 2 milion dollarësh u bë e mundur blerja e kësaj godine, që për kohën ka qenë ndër më prestigjiozet. Godina përmbushte të gjitha kriteret për një përfaqësim dinjitoz të shtetit shqiptarë në një ndër vendet më të rëndësishme në botë. Por sot, për fat të keq, godina është jashtë funksionit të saj dhe është shndërruar në një ambient të rëndomtë, jo vetëm për nivelin e përfaqësimit tonë, por edhe për jetesën e diplomatëve tanë. Të mendosh se ambasada shqiptare në Uashington është ndër përfaqësitë tona më të rëndësishme diplomatike dhe ambasadori shkruan se nuk kanë as makinë, është pak të thuash skandal. Ambasada duket se është jashtë çdo funksioni dhe ky nuk është një turp për Ministrinë e Jashtme, por për qeverinë shqiptare.
Z. Milo, nisur nga eksperienca juaj, mendoni se një gjendje e tillë është lënë për shkak të vështirësisë ekonomike të shtetit shqiptar?
Absolutisht nuk mendoj se kjo situatë ka ardhur për shkak të gjendjes ekonomike. Unë ngjarjen e shoh në dy pikëpamje. Nuk besoj se ambasada jonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është katandisur kështu për shkak të mungesës së fondeve. Ne kemi dëgjuar se qeveria shqiptare u jep miliona dollarë kompanive të ndryshme që të bëjnë lobim nëpër korridoret e diplomacisë amerikane. Pra para ka, por ngjarja tregon mungesën e vlerësimit që kjo qeveri ka ndaj trupit diplomatik. Tregon për shmangien që kjo qeveri i bën institucioneve dhe besimin që ajo ka ndaj politikave personale që marrin rrugë nëpërmjet financimeve të lobistëve të caktuar.
Z. Milo, a keni ju informacion mbi gjendjen e përfaqësive tona diplomatike në vendet e ndryshme të botës?
Nuk kam informacion se në ç’gjendje janë tashmë përfaqësitë tona diplomatike, por ajo që mund të them është se kur një prej ambasadave tona më të rëndësishme, siç është ajo e Uashingtonit, nuk ka shofer, nuk paguan dot qiranë, diplomatët nuk paguhen, mendo se si do të jetë gjendja në ambasadat e një niveli të dytë. Për mua ngjarja është skandaloze.
Eshte lene me qellim. Prite kur Saliu te kerkoje daljen nga NATO, qe Shqiperia te coptohet lehte….
po jo more nuk eshte ashtu,,,ja u thom une nashti…nuk e keni kuptuar qe Shqiperia tani eshte nje shtet amerikan ne Europe,,,dhe ka governatorin amerikan ne Tirane,se shpejti do te unifikohen te gjitha institucionet shteterore si dhe sistemi fiskal,,,mbas pak ne do te quhemi shqiptarikan dhe keta fqinjet dhe Europa do na marrin te keqen dhe do na kene zili,,,keshtu djema per ca lypset ambasada shqiptare ne USA.
eni ,per ate pune nuk e pjerdh njeri saliun e serbeve. Pse kujton ti se ne NATO u fut se deshte kjo moster!!???
Jepini tollona atyre te Ambasades!!
Vetem kjo ka ngelur, te shkojne te futen ne Wallfare.
Te thuash turp per kete gjendje, eshte pak! Kjo eshte tradheti!!
Asgje nuk eshte e rastit.Mungesa e vemendjes ka te beje me strategjine qe diplomacine SRB e ben ne koridore te tjera.Ky eshte njeriu me precedent i shoqerise shoqerise shqiptare.Ai anashkalon rrolin e Arvizuse dhe pyet per ambasadore shqiptar…!! SHqiperia shkon drejt katastrofes me kete njeri..eshte e tmerrshme kur shikon ne studio gazetar qe dalin ne krahe te tij! Shume gazetare ne bote futen ne llogore lufte dhe japin jeten per misionin dhe profesionalizmin,ketu flasin si e ema e zeqos ne maje te thanes…sa keq.Kjo eshte shoqeria shqptare..ky stan kete bylmet ka,prandaj bilbilon ky njeri kaq kohe ne skenen politike shqiptare…i degjoni oret? ato po bien..!
GODINA U KATANDIS SI KULLAT E VICIDDOLIT SE JANE PARET E POPLLIT DHE JO TE POLITIKES
nuk mendoj se eshte e rastesishme kjo lenie ne harrese e ambasades shqiptare.. S-haleja ka aresyet e veta qe e ben kete gje.. duhet qeruar S-halpè kerma sa me pare..!!
do qe ta lere shtetin shqipetar nje hale qe te mos kete burr none me ta rregulloje
Une mendoja se talleshin,Nasi,Naqja e Thelleza….
Stan me lepuj(komuniste) s’behet,populli.
Ambasada si katandisi eshte veper e komunisteve qe na la dai jenveri.
komunistet e PS dhe PD me komunistin sali ne krye ecin te sigurt drejt gremines.Edhe komunisti Milo i heth benzine zjarrit.
Populli e ka thene me kohe urtesine e tij.
Me siguri eshte lene keshtu se do ta bleje dikush per shtepi. Mos tju duket habi…Ju e dini kush do ta bleje. Tung
Jam i bindur perfundimisht nga veprimtaria sabotuese, shkaterruese dhe sabotuese e gjithe veprimtarise se tij tradhetare prej mashtruesi ordiner te SAAALI BERISHES, qe gjithcka qe e merr ne dore ai e ka me qellime te errta.
Ne kete rast, si ne te gjitha rastet e tjera, ky person pra SAAALI BERISHA, lenien jo vetem te personelit te Ambasades se Shqiperise ne SHBA te Uashingtonit ne meshire te fatit, ky me teper kete ndertese shume te bukur dhe me vlera artitekturore, ne menyre te qellimte dhe dashakeqe deshiron ta degradoje si gjithe Monumentet e Kultures dhe te Natyres ne Shqiperi pa investime, pa mirembajtje duke ja lene harreses ne menyre te qellimeshme.
Si perfundim qofsha i gabuar: “MOS VALLE DUKE E DEGRADUAR DHE DUKE MOS MIREMBAJTUR KETE NDERTESE TE AMBASADES SE SHQIPERISE NE SHBA; KY MALOKU SHPELLAR Saaali Berisha DESHIRON TA SHESE LIRE PER INTERSAT E TIJA TE ERRETA PERSONAVE MBRENDA KLANIT TE VET MAFIOZ”.
Prandaj ky person Saaali Berisha, duhet rrezuar nga pushteti ne menyre demostrative duke patur shembullin e Sadam Hysenit dhe Kadafit qe si perfunduan. Tung.
O Mero, ku i gjen keto gazetare si kjo Lindita? Nuk i thuhet karantine, por karakatine…
Merokracia!
Kryetaro-parti që kurrë s’u rritën
22 Dhjetor, 2011 Shkruar nga: TemA
Nga Altin Ketro
Po flitet këto ditë për një bashkim të partive me peshë të vogël elektorale, si një grupim i vetëm, për t’i dhënë më tepër rëndësi pranisë së tyre në jetën politike të vendit. Afërmendsh që ekzistenca e tyre është e domosdoshme në shoqërinë tonë, sepse sido që të jetë, e thyejnë sadopak hegjemoninë e dy forcave të mëdha, PS-PD, duke ndihmuar në zbutjen e klimës politike që jo rrallë herë tejnxehet shqetësueshëm.
Në këtë këndvështrim, unë e shoh pozitiv hapin e tyre, qoftë edhe si mënyrë rezistence ndaj të mëdhajave. Ndonëse ndër vite këto parti janë parë si shtojcë a fasadë e dy partive kryesore, ato kurrë s’u rritën, por mbetën ashtu, të vogla. Unë e shoh në dy aspekte këtë handikap të tyrin.
Së pari, në elektorat ka një perceptim negativ për këto parti, sepse sa herë u është dhënë mundësia për të bashkëqeverisur me njërën nga dy partitë e mëdha, e kanë shfrytëzuar jo si një mënyrë për të shpalosur një vizion të kundërt drejtimi e menaxhimi nga ato, përfshi këtu transparencën, duart e pastra, meritokracinë, etj., por si një mënyrë për të nisur një valë punësimi, qëllimi i të cilët është shtimi i radhëve të partisë me anëtarë pa ideal, por interesaxhij të momentit për një vend pune; përfitimi i fondeve dhe shpërdorimi i detyrës nëpërmjet veprimeve korruptive që pastaj kanë ulur ndjeshëm besueshmërinë në sytë e publikut duke i treguar me gisht si parti parazite, misioni i të cilave nuk paska qenë shërbimi ndaj njerëzve, por klientelizmi dhe mjelja e sa më shumë të mirave publike përsa kohë ndodhen në qeverisje.
Së dyti, ajo çka i dallon këto parti në raport me PD-në dhe PS-në, është se ato identifikohen dukshëm vetëm me emrin e kryetarit të partisë që i drejton. Sa herë na duhet t’i përmendim, për to përdoret rëndom togfjalëshi, “partia e Metës, e Gjinushit, e Milos, e Ndokës” e kështu me radhë. Po të shohësh edhe përbërjen, do vësh re se askush në nivelet e dyta të tyre nuk ka sharmin dhe karizmën e kryetarit. Këta të fundit, janë përpjekur që të trysnojnë çdo individ për të dalë si alternativë nesër, ose të paktën nuk i kanë dhënë më shumë liri veprimi për të qenë edhe ata protagonistë si përfaqësues të partisë së tyre, kësisoj kanë siguruar një vend të sigurtë në drejtimin e partive respektive për disa dhjetëvjeçarë. Ekziston mundësia edhe e mungesës së kapaciteteve të duhura njerëzore, por sërish këtu është faji i kryetarëve aktualë që s’kanë ditur të përthithin kontigjente të formuara politikisht e profesionalisht, dhe sidomos, të kenë autoritet dhe emër të mirë në publik.
Sado që të kërkosh, nuk gjen kurrkund një emër pasuesi tek PSD-ja, PDS-ja, PDK-ja, PR-ja, …. Sa i përket LSI-së, për të cilën mund të thuhet se ka një peshë më të madhe se të tjerat, duket që edhe ajo nuk do mundet të ekzistojë më pa emrin e Ilir Metës. Ato pak emra me autoritet që mendoheshin se do ishin një ditë në drejtim të kësaj partie, u larguan, ose më saktë, gjetën mënyrën për t’i larguar. Pavarësisht se Meta u ka dhënë disi hapësirë individëve të tillë si Petrit Vasili, Edmond Haxhinasto a Panariti, besoj që edhe ata e shohin se ndjehen shumë inferiorë për të ngjitur në elektorat e bërë për vete atë. Fakti që ata e të ngjashmit e tyre në partitë e tjera, asnjëherë nuk kanë mundur dot të krijojnë një personalitet të vetin para elektoratit, ka sjellë që të vetmen shpresë mbijetese në politikë ta shohin tek kryetarët e tyre të përjetshëm.
Në kontrast të fortë me to, dy partitë e mëdha, të cilat akuzohen shpesh herë se janë nën diktatin e Berishës dhe Ramës, kanë mundur të zhvillojnë pasuesit e mundshëm të kryetarëve të tyre. Ndonëse PD-ja e ruan ende hijen e rëndë të Berishës, duhet thënë se aty kanë dalë individë si, Bamir Topi (dikur një emër shumë i fortë, i djegur nga Berisha), Topalli, Basha, apo edhe ato zëra racionalë me peshë në elektoratin blu që kanë treguar integritet e mbase presin momentin e duhur për të ridalë sërish në skenë.
Ndërkohë në kampin tjetër, Partia Socialiste në vite ka treguar se u ka dhënë hapësirë kujtdo që ka tentuar të vihet në drejtim të saj. Ashtu si dikur Rama, sot gjenden të gatshëm plot personalitete brenda radhëve të saj. Emra të tillë si, Pandeli Majko, Ben Blushi etj., kanë kohë që janë evidentuar në publik si potenciale të fuqishëm drejtimi në të ardhmen.
Është kjo arsyeja përse dy partitë e mëdha do vijojnë të mbeten dominuese të jetës politike, pasi kanë arritur gjithmonë të shfaqen në periudha kohe me disa fytyra të ndryshme nga ajo e kryetarit, duke u dhënë shpresë shumë të tjerëve për të patur një mundësi karriere e rritur kësisoj fuqinë e burimeve njerëzore që besojnë tek to. Ndërsa partitë e vogla do mbeten gjithmonë të tilla, përsa kohë nuk do arrijnë të heqin dorë nga babëzia që shfaqin se herë janë në qeverisje, të tregojnë se janë të ndryshme nga partitë e mëdha që jo rrallë herë kanë abuzuar rëndë në qeverisjen e vendit dhe njëkohësisht, të fillojnë të nxjerrin në pah individë a grup individësh të tjerë të spikatur, që do jenë e ardhmja e partisë. Vetëm atëherë ato do bëhen të besueshme për të fituar atë elektorat jo të pakët që ndjehet i zhgënjyer nga partitë e mëdha, duke dhënë njëkohësisht mesazhin se kanë dalë nga guacka e mbyllur e kryetaro-partisë e s’do shuhen bashkë me ta. Në fundit të fundit, që edhe ato parti të fillojnë të rriten, për të mirën e demokracisë.
As diskutohet qe Saliu po ndjek dhe do te ndjeke teorine e tokes se djegur perpara largimit nga pushteti.Gjithcka duket qarte ne funksionimin e rendit ne shqiperi por edhe ne funksionimin e te gjithe hallkave te shtetit Shqiptar brenda dhe jashte teritorit.Me te vertet eshte katastrofike te shofish gjendjen e ambasadave Shqiptare kudo ne bote por edhe te sherbimit konsullor (konsullatat).Te mer te qaret e nuk ka se si te mos revoltohesh me ate palo qeveri qe drejton shtetin.Ky mentalitet e kjo klime e rende qe egziston ka per qellim te paraqese perpara opinionit me shume te huaj nje Shqiperi me imash te ulet.Sa me i ulet te jete ky imazh aq me shume kenaqet SALIU.Porosia e ustallareve duhet kryer.Dhe AI e ka treguar kete me shume se nje here.Tu lere pasardhsve nje shqiperi te katandisur si mos me keq.
Ju lutem ndreqeni gabimin ne titull por edhe ne vazhdim te intervistes pasi,ne gjuhen shqipe thuhet karakatine dhe jo karantine qe perdoret krejt per tjeter gje..
Eshte e kuptueshme qe Sali politikani nuk e terheq Ambasaden tone
pa njw arsye serioze , por luan rolin qe nuk kemi para ta paguajme kete personel te
vogel qw punon atje . KUSH VALLE MUND TI HAJE KETO QE BEN SALA ??????
AI NE BASHKEPUNIM ME AMERIKANET E FAMSHEM ,PER ARSYET E TYRE POLITIKE E HOQEN
ME LEZET . VETEM PEE KETE AMBASADE NUK PASKAN PARA ?
O POPULL MOS U GENJENI ESHTE AMERIKA AJO QE VENDOS DHE JO SALA .
NE JEMI TE SHITURIT E AMERIKES . ESHE TEK ZGJEDHJET ATO DO TE VENDOSIN KUSH DO TE FITOJ
ZGJOHUNI ZGJOHUNI MJAFT FJETET .