Qeveria po vonon ftesën për misionin vëzhgues të OSBE/ODIHR

9 Mars 2013, 10:39Politika TEMA

Qeveria shqiptare ende nuk ka dërguar ftesën formale për të bërë të mundur aktivizimin e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR në zgjedhjet e 23 qershorit.

Zëdhënësi i ODIHR, Thomas Rymer ka theksuar për gazetën Shqip se procedurat e planifikimit të punës për misionin vëzhgues të OSBE-ODIHR në Tiranë do të duhet të nisin sapo të vijë rekomandimi prej zyrës qendrore të zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e njeriut, si dhe ftesa zyrtare nga qeveria shqiptare. Ndërkohë që na ndajnë edhe 3 muaj nga zgjedhjet e 23 qershorit, ODIHR ende nuk e ka nisur rekrutimin për kreun e drejtuesit të misionit afatgjatë të kësaj organizate në zgjedhjet e 23 qershorit.

Mirëpo që të ndodhë shpallja e kërkesës, do të duhet që qeveria shqiptare t’i bëjë ftesën ODIHR-it në Varshavë, pasi ODHIR nuk shkon asnjëherë në një vend ku nuk kërkohet.

Ka ndodhur në zgjedhjet vitit 1996 kur Berisha, atëherë president, nuk e ftoi ODIHR duke kërkuar që vëzhgimi të bëhet nga anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës  që janë politikanë.

Në zgjedhjet e kaluara ODIHR jo vetëm kishte shpallur  procedurat për emërimin e kreut të misionit, por edhe kishte bërë të ditur datën e instalimit në Tiranë të misionit afatgjatë.

Vetë kreu i ODIHR ka theksuar se “Çdo gjë do të bëhet sipas procedurës së posaçme dhe në kohën e duhur”.

2 komente në “Qeveria po vonon ftesën për misionin vëzhgues të OSBE/ODIHR”

  1. Drini says:

    pse budalla e dini bacin ju?

  2. Stef Staku says:

    ANALIZE : Me ne fund po vijne lajme te mira. Kjo situate tregon fare qarte se krim Berisha eshte duke u vene kushte ODIHR dhe OSBE !!!!
    O ulemi e bejme llogarite siç dua une e siç kemi bere dhe ne kaluaren qe populli voton e ne numrojme ose nuk ju bej ftesen !!!!
    Kjo situate eshte e turpshme dhe kriminale per keto organizata te cilat me veprimet e tyre si dhe me mos veprimet e tyre çertifikojne rregjime diktatoriale ne dem te popullit Shqiptare e pastaj ne dem dhe te vete Europes.
    Me mire te mos vine fare le ta lene krim Berishen te perballet me revolten popullore siç u perball ne Pranveren Shqiptare te ’97.
    Cfare ndryshimesh solli prezenca e OSBE dhe ODIHR per nje periudhe 15 vjeçare ???
    Ka patur nje ndarje pushtetesh mes opozites dhe mazhiorances shume me te mire para 15 deri 10 vite e pare. Sot pushteti eshte ne doren e nje familjeje. Turp i madh !!!
    Demokracia ne Shqiperi ka bere hapa mbrapa. Vendimet e Gjykatave pikrisht per rezultate elektorale dhe askush nuk mund ta detyroje krim Berishen te beje hapa mbrapa.
    Le te ikin korbat qe e kthyen Shqiperine ne nje skelet duke bere pazarlleqe me krim Berishen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje