Të gjitha shqetësimet e BE-së për Shqipërinë

8 Mars 2013, 17:29Politika TEMA

Delegacionet e Shqipërisë dhe të BE-së nisën punimet e komitetit të katërt të Stabilizim-Asocimit në Bruksel, i cili vlerëson ecurinë e vendit në rrugën e integrimit. Top Channel ka siguruar dokumentin e qëndrimit të BE-së, ku ndër të tjera shprehet shqetësim për zgjedhjet dhe për çështjen e 21 janarit.

21 janari

“Delegacioni i BE-së do të nënvizojë rëndësinë e funksionimit të duhur dhe pavarësisë së institucioneve kyçe demokratike, si parlamenti dhe gjyqësori. Në lidhje me çështjen gjyqësore të ngjarjeve të 21 janarit 2011, do të vërejë se Prokuroria e ka apeluar vendimin e Gjykatës së Qarkut të Tiranës dhe do të përsërisë se ndjekja e kësaj çështjeje duhet bërë nëpërmjet procedurave të besueshme gjyqësore pa ndërhyrje të papërshtatshme. Kjo është e rëndësisë më të madhe për besueshmërinë e të gjitha institucioneve të shtetit”.

Zgjedhjet

“BE do të nxisë Shqipërinë të marrë masat e duhura për të garantuar zbatimin efikas të Kodit të rishikuar Zgjedhor. Duhet kushtuar vëmendje e veçantë për të garantuar kryerjen e detyrave në një mënyrë profesionale dhe jopartizane nga organet e administratës zgjedhore. BE do të nënvizojë se përgatitja dhe mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare të 2013 do të jetë një test thelbësor për mirëfunksionimin e institucioneve demokratike të vendit dhe angazhimin ndërpartiak për të arritur standardet përkatëse europiane dhe ndërkombëtare.”

Në lidhje me dy ligjet dhe rregulloren e Parlamentit, ndërsa qeveria pritet të mbrojë qëndrimin për referendumin, BE do të theksojë rëndësinë e konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës.

Konsensusi

“Në lidhje me funksionimin e Parlamentit, Shqipëria do të inkurajohet të përfundojë dhe miratojë rishikimin e rregullores së parlamentit në një frymë gjithëpërfshirjeje dhe marrëveshjeje. Parlamenti duhet të jetë i aftë të përqendrohet tek dialogu demokratik dhe kalimi i reformave kyçe që janë thelbësore për integrimin europian të vendit”.

Pesë muaj pas raportit të tetorit, BE vëren progres të moderuar në fushat e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së minoriteteve, progres të pabarabartë në prioritetin kyç për të drejtat e grave dhe fëmijëve si dhe në politikat antidiskriminim për romët. Në 12 prioritetet kyçe, përveç miratimit të ligjeve dhe strategjive, në lidhje me zbatimin, Shqipëria mbetet në vendnumëro në një numër reformash kyçe.

Gjyqësori

“BE do të nënvizojë nevojën për rritjen e përpjekjeve në fushën e reformës së gjyqësorit për të forcuar pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e tij në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sa i përket mbrojtjes të të gjithë minoriteteve dhe shtresave të pambrojtura”.

Administrata

“BE do të theksojë se kuadri ligjor dhe institucional i administratës publike shenjohet ende nga mungesa që duhen adresuar për të forcuar profesionalizmin, depolitizimin, meritokracinë dhe transparencën, si dhe luftën kundër korrupsionit. Në sektorët kyç, administrata publike përballet me sfida të rëndësishme në përmbushjen e detyrave, përfshirë menaxhimin dhe ndjekjen e programeve të asistencës dhe zbatimin e legjislacionit që synon përshtatjen me legjislacionin europian”.

Korrupsioni

“BE do të ftojë autoritetet shqiptare të rrisin efektivitetin dhe efikasitetin e hetimeve të korrupsionit nga njësitë e hetimit me qëllimin për të zhvilluar gjurmë provash të besueshme për hetimin, ndjekjen dhe dënimin e rasteve të korrupsionit në të gjitha nivelet”.

Pronat

“Është thelbësore të plotësohet regjistrimi i parë i pronave me një pronësi të sigurt dhe të paraqitet një politikë kombëtare për planifikimin territorial. Proceset e kompensimit dhe kthimit ndaj ish-pronarëve duhet të bazohen në jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut”.

“BE do të vërejë se pavarësia editoriale vijon të pengohet nga interesat politikës dhe të biznesit. Do të shënojë shqetësimin për zbatimin e papërshtatshëm të rregullave për dhënien e reklamave qeveritare që çon në perceptime se shpërndarja mund të mos jetë plotësisht e ndershme dhe e paanshme”.

Retorikat nacionaliste janë të papranueshme për BE-në, e cila do të përsërisë se deklarata të tilla duhen shmangur, ndërsa për dhënien e shtetësisë shqiptare, BE do të kërkojë që të gjitha vendimet të jenë në përputhje me kriteret e liberalizimit të vizave. Komiteti i Stabilizim Asocimit, takim i nivelit teknik, zhvillohet më dyer të mbyllura për mediat. Pala shqiptare, e përbërë nga 57 zyrtarë, kryesohet nga ministrja Majlinda Bregu, ndërsa delegacioni i BE i cili përbëhet nga përfaqësues të Komisionit dhe të Këshillit, kryesohet nga drejtori në drejtorinë e zgjerimit Pierre Mirel.

Përgatiti: Arta Tozaj, TCH

13 komente në “Të gjitha shqetësimet e BE-së për Shqipërinë”

  1. andia says:

    ik o BE SE PER FAJIN TUAJ KEMI ARRIT DERI NE KET PIK!! IK AMAN

    1. DREJTESI says:

      Aman more, po cbejne dhe keta te BE!?
      Per 8 kushte te qelbeta na lane jashte dyerve te tyre?
      Ne sduam vete,se per 24 ore i hapim te gjitha dyert dhe dritaret,po puna eshte se jemi vend shume demokratik dhe s’duam ta bejme si me zore kete pune!

    2. lini says:

      Te gjithe shqetesimit e europes per shqiperin dhe te gjitha te zezat shqiperis i vijn nga saliu,sali berisha ka meritat per kete shkaterrim te pashembullt qe po behet..

    3. herta says:

      Ketu ka marre gjithcka fund,kjo shqiperi ka mbaruar komplet.

  2. Kinezi says:

    PO CFARE FLET BE-ja, SHQIPERISE I MUNGOJNE VETEM 3 LIGJET ASGJE ME TEPER PER TE MARRE STATUSIN :Pp

  3. kuq e zi says:

    nqs be do kercenonte publikisht ate parti qe infekton institucionet e tjera cilado qofte ajo do kishte rezultate me te medha dhe te shpejta qe automatikisht do ishin denuar nga zgjedhesit.

  4. kelmendasi says:

    Kur ministrija e integrimit tha se do ja thote Fyles direkt per referendumin ju te Temas thate;Zedhensja e Fyles deklaroji se nuk ka takime te planifikuara.Si i bije kesaje si rrene apo?

    1. Horri i Bulevardit says:

      O kaqol kelmendi, po kur i bie ndonje qe e njef deres tate dhe do me ta pi nji kafe, si i thu ti se skom takim me ty dhe e perze?
      Ne axhende Fyle ska patur takim me kete surrogate femer, por edhe kjo ka mesuar nga maloku jot, qe i del tjetrit perpara dhe i ze rrugen dhe sja hap rrugen pa e bo nji fotografi.

  5. B.Rapi says:

    7 shqetesimet e BE zgjidhen ne Shqiperi pas 50 vitesh.

  6. Lirim says:

    Sali Berisha tu ktheje prnat e grabitura pronareve te ligjshem te Shqiperise. Mosd te behet pengese per integrimin e shqiperise ne BE. Mos te merret me me mashtrime si “Tre ligjet e kerkuar nga BE”, por te ktheje pronat qe kerkon BE-ja qe Shqiperia te mundet te konsiderohet shtet demokratikk, dhe te mund te integrohet ne BEe k

  7. mustafa says:

    o majmuna po ai fyle esht proserb anti shqiptar dhese sa her qe bjen ne tiran i thot deerit edi rama mos voto ligjet ndersa berishes do me ja ndalu referendumin po kot e ka ai derr sllav komunist

    1. Vallahi qashtu asht or Mustafe, po ku morrin vesh kamunistat. Or tej a ta baj nji pytje? A e morre thesin e miellit per votimet? Mu hala nuk ma kan dhone.

  8. Kundershtari says:

    Pershendetje: Sa per dijeni ta ken te qarte shqipetaret nuk do te ket integrim ne Europ deri sa te jet Sali stalingrad Berisha ne qeveri dhe ne krye te PD, apo prisni qe tu a thot troç Z.Fyle nje per nje te gjith shqipetareve (rrezoni Berishen po deshet integrim ne Europ).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje