“Podesta” zëvendëson ambasadën, Berisha lë pa para selinë diplomatike në SHBA dhe paguan lobistët

8 Mars 2013, 15:12Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Në një kohë kur qeveria shqiptare paguan miliona dollarë në vit për kompanitë lobuese, misionet zyrtare diplomatike të Shqipërisë edhe në vendet më të fuqishme të botës janë në krizë mbijetese.

Top Channel publikon një dokument zyrtar të ambasadës shqiptare në SHBA, ku zbulohet se ambasada është praktikisht e falimentuar dhe në pamundësi të sigurojë as jetesën e përditshme të diplomatëve e jo më funksionet diplomatike.

Letra, që mban firmën e ambasadorit Gilbert Galanxhi, i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme, Gazmend Turdiut, por paralelisht ka shkuar për dijeni edhe te kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Jashtëm Edmond Panariti.

“Pasi kam analizuar buxhetin e vitit 2013 për ambasadën, mund t’ju them me bindje që në fillim se ky buxhet është fiktiv dhe i parealizueshëm. E thënë ndryshe, është ngecje e përgjegjësisë nga ju tek ambasadori. Është ‘larje duarsh si Ponc Pilati’, në një farë mënyre duke na thënë: ‘këto fonde keni, vrafshi veten tani atje ku jeni’”, shkruan ambasadori shqiptar në SHBA.

Më tej, kreu i misionit diplomatik në Uashington vijon të denoncojë me tone të forta situatën, gati të turpshme të ambasadës shqiptare në shtetin më të fuqishëm të botës.

“Ju kujtoj se ambasada në Uashington DC, një nga ambasadat më të rëndësishme të shtetit shqiptar, është lënë pa shofer, pa sekretarë teknikë dhe pa pastruese. Besoj se do të mbetet rast unik që një ambasadë në Uashington nuk ka shofer”, vijon letra.

“Në mënyrë të pakuptueshme, politikisht e diplomatikisht të pajustifikuar, ‘është vënë karroca përpara kalit’. Fatkeqësisht është harruar fare se pse kemi ambasadë në SHBA. Për të paguar faturat e detyrueshme (edhe për këto, veprimet aritmetikore nuk dalin) apo për të punuar e përfaqësuar interesat e Shqipërisë në SHBA? Praktikisht, ambasadat janë kthyer në funksion të zgjidhjes së “halleve” tuaja apo të Drejtorisë së Financës, kur duhet të jetë krejtësisht e kundërta”, shton ambasadori Galanxhi.

Në buxhetin e vitit 2013 qeveria shqiptare ka parashikuar 176 mijë dollarë për qiratë e ambasadës në SHBA. Por, siç zbulon letra, pagesat faktike për qiranë e zyrave dhe banesës së ambasadorit dhe tre diplomatëve janë 15 mijë e 437 dollarë në muaj.

Kjo do të thotë se kostoja faktike vjetore e qirave është 185 mijë dollarë, ose mbi 9 mijë dollarë më shumë se fondi i akorduar nga qeveria. Në këtë pikë, ambasadori Galanxhi pyet në letër:

“Mungojnë përafërsisht 9.250 USD. Nga t’i gjejë ambasadori, të cilin e ngarkoni me përgjegjësi ligjore për tejkalim të buxhetit? Mos vallë duhet të hapim ekonomi ndihmëse???”.

Prej dy vjetësh ndërtesa e ambasadës shqiptare në SHBA qëndron e mbyllur për rikonstruksion. Por edhe pse afati i lejes së rikonstruksionit që kanë dhënë autoritetet amerikane po skadon, qeveria ende nuk ka kontraktuar kompaninë për të nisur punimet.

Për dietat dhe udhëtimet buxheti vjetor i ambasadës është 2.500 dollarë, ndërkohë që shpenzimet faktike vetëm për dy muajt e parë të vitit kanë qenë 2.488 dollarë.

Ambasadori zbulon se i mbeten vetëm 12 dollarë, me të cilat duhet të mbulojë lëvizjet në SHBA për 9 muajt e mbetur të vitit, të ndjekë aktivitetet vjetore të Protokollit të Shtetit dhe të Shtëpisë së Bardhë, për shoqërimin e presidentit apo kryeministrit në Nju Jork, si dhe për vizitat dypalëshe reciproke të mundshme, pa përmendur faktin që gjatë kësaj kohe i duhet të paraqesë edhe kredencialet në Republikën Domenikane.

Situata dramatike financiare e ka detyruar ambasadën të mos kryejë as kontrollin e detyrueshëm vjetor për tre makinat e saj. “Makina nr. 1 dhe makina nr. 2 kanë nga një fener të thyer, të cilat nuk mund t’i zëvendësojmë se kushtojnë 1.600 dollarë me çmimin më të lirë. Mundohemi të shmangim në maksimum lëvizjet natën, që të mos gjobitemi”, shkruan ambasadori.

Më tej letra zbulon të tjera fakte tronditëse, mes të cilave edhe atë se përtej detyrimeve të papaguara ndaj biznesit vendas, qeveria shqiptare është bërë borxhlie e keqe edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

“Ju dhe Drejtoria e Financës duhet të zgjidhni “hallet” e ambasadave duke ofruar alternativa të logjikshme dhe, më kryesorja, të realizueshme. Nuk mendoj se është zgjidhje alternativa që më dhatë vitin e kaluar, që ‘të mos paguaj qiratë në dhjetor se s’ka para’ dhe ‘turpin le ta mbajë qeveria’. Më thoni, ky ‘udhëzim’ mbetet i vlefshëm edhe për vitin 2013???”, pyet ambasadori.

Pas analizës së detajuar të buxhetit, në fund ambasadori Galanxhi, me tone ironike, i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm Turdiu me një kërkesë dëshpëruese:

“Ju lutem më autorizoni me shkrim, z. Sekretar i Përgjithshëm, që të mos dal nga zyra, ose më saktë, të mos dal nga rezidenca, pasi në jetën reale, me minus një mijë dollarë, nuk mund të bëhet asgjë”.

Qeveria financon kompanitë seksere

Por, teksa diplomacia zyrtare e Shqipërisë vuan krizë mbijetese, një tjetër diplomaci, ajo seksere po lulëzon me paratë e buxhetit. Qeveria shqiptare paguan me paratë e qytetarëve dy kompani për lobim në Shtetet e Bashkuara.

Të dyja kompanitë, tashmë të njohura për publikun, “Podesta” dhe “Patton Bogs” kanë marrë nga buxheti i shtetit vetëm për vitin e fundit 1 milion e 520 mijë dollarë, sipas dy marrëveshjeve respektive.

Vetëm vlera e këtyre dy kontratave është sa 7.1 për qind e totalit të buxhetit që merr Ministria e Jashtme, ose më shumë se 10 për qind e të gjitha fondeve që qeveria paguan për të mbajtur në këmbë gjithë shërbimin diplomatik të Shqipërisë anembanë botës.

Nëse krahasohet me buxhetin që merr ambasada në krizë që Shqipëria ka në SHBA, fatura e dy kompanive është disa herë më e lartë. Por 1.5 milionë dollarët që i janë paguar kompanive “Podesta” dhe “Patton Bogs” i përkasin vetëm vitit të fundit, pasi që pas vitit 2008 këto dy kompani kanë përfituar miliona dollarë nga buxheti i shtetit.

Shërbimi diplomatik shqiptar është në krizë, ndërsa buxheti paguan miliona dollarë për kompanitë lobuese, të cilat bëjnë makijazhin diplomatik të qeverisë në Uashington. Vetëm pak javë më parë qeveria pagoi 800 mijë dollarë për një kontratë me kompaninë “Patton Bogs”.

Sipas marrëveshjes, me ngjyrime të forta politike, mes të tjerash “Patton Bogs” angazhohet që në vitin 2013 të lobojë në sallonet e politikës amerikane për qeverinë shqiptare, të sigurojë intervista pozitive të zyrtarëve shqiptarë në mediat amerikane, t’i trajnojë ata për këto intervista, të ndërhyjë në media përpara se ato të publikojnë lajme kritike për qeverinë, si edhe të sigurojë studime pozitive për arritjet e qeverisë nga universitetet dhe institutet më në zë të Amerikës. Në terma financiarë, diplomacia seksere ia ka kaluar shërbimit zyrtar diplomatik.

Teksa ambasada në Uashington nuk ka para për të paguar sigurimet e punonjësve, qiranë e diplomatëve apo dhe fenerët dhe karburantin e automjeteve, dy kompani lobimi thithin nga buxheti 1.5 milionë dollarë, plus qindra mijëra dollarë të tjera shpenzime, të cilat edhe këto u paguhen me paratë e qytetarëve shqiptarë.

25 komente në ““Podesta” zëvendëson ambasadën, Berisha lë pa para selinë diplomatike në SHBA dhe paguan lobistët”

  1. safeti says:

    Kshu esht kur rrit rrogat dhe pensionet cdo muaj per shqiptaret, le pasaniket e nevjorkut pa wiski dhe kasino.

  2. mira says:

    Mortja tju haje juve te ambasadave, qe rrini dhe hani pershesh!

    Bejini faktet publike ne media dhe keshtu i beni nje sherbim te madh vendit tuaj.

  3. Ben Chicago says:

    Lobimi nuk eshte nje risi dhe nuk e shpiku PD,por praktikohet nga shume qeveri dhe Kompani te medha Multinacionale.Po ndersa PD lobon ne Washington,PS lobon ne Athine!!!

    1. shkodrania says:

      1 MILJON DOLLOR VETEM PER LOBIMIN E KESAJ QEVERIE TE PODESTA KA SHPENZUAR QEVERIA BERISHA VETEM NE 2012-2013 TY TE DUKET NORMAL BEN CHIKAGO EEEE??? NDERKOH KU I GJEN SALIU GJITH KETO LEK??? TE ARKAT E SHTETIT!! KUSH I MUSH ARKAT E SHTETTI ?? POPULLI ME TAKSTAT E TIJ JO SALIU!!! DHE TY TE DUKET NORMAL QE NE VEND QE BERISHA TE INVESTOJ NE NDONJE SEKTOR NE SHQIPERI PER TE RRITUR MIREQNIEN E SHQIPTARVE I INVESTON PER LOBIM !!! E NDERKOH QE DIPLOMATET NE AMERIK NUK KAN LEK SALIU SDO ME JA DIT PER NJEREZIT E TIJ!!!

      JA PRA BEN BATHORJA KUSH ESHT SALI ME NJE DOR TE PRET E ME NJE DOR TE HELL!!

      MUND TE TALLET SALIU ME NJEREZIT SI PUNA JOTE, PO! POR JO ME ME SHQIPTARET JOOOO SE PO VARFEROHEN DITA DITES E PO SHKATERROHEN DITA DITES SE NUK KA SHTET PER TA!!! SHTET KA VETEM PER MINISTRAT E BERISHES!!!!

    2. Kritiku says:

      Ti Ben Chicago, nese je vertete ne Qikago, perse nuk shkon e tu japesh ndonje dollar ambasades shqiptare qe eshte ne pike te hallit? Ti nje vrap pele e ke larg. Mos rri para kompjuterit dhe te komentosh si idiot. Nuk eshte kompjuteri per ty. Por ti je nje nga ata cubat e Baliut qe shkruan nga zyrat e PD-se ne Tirane. Ore kokerr shpellari,por te vjen dita qe do te ta heqim dalengadale lekuren nga trupi derisa te japesh edhe shpirtin. Mos ki merak se do te perdorim brisk qe nuk pret me, qe dhimbjet ti kesh sa me te medha. Fare e qelbur!

      1. Ramy says:

        Mos prit qe kritku ortdhijaks te beje autokritikun

        1. Kritiku says:

          Dole edhe ti analfabeti i PD-se? Njerez si puna jote perbejne kete parti shpellaresh. Edhe ty Ramy, nuk do te kursejme briskun,ne lekuren tende. Mos kujto se do te bejme daulle apo darje me ate lekure, sepse nuk e ka ate cilesi.Por do tjua hedhin qenve ne rruge qe te ngopin barkun e tyre.

      2. hasan says:

        Jo zoteri jemi apo nuk jemi patriote?Personeli duhet te punoje jashte orarit te mare ndonje para me shume.Le te shkojne te lajne pjata neper restorante.Per familjen duhen bere dhe sakrifica.Po si mendon ti zoteri,ta leme fatin e familjes ne dore te koke palareve ne?

    3. +10 says:

      Qen Chicago do i pershtatej me mire…

  4. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Me duket se do na perjashtojne nga NATO.

    Keta letrat e shtetit i kane letra bakalli e u dalin per qereles ne publik.

    Ky eshte shteti qe beri Sali bastardi, babai i bastardeve, gjyshi i bastardeve dhe bossi i Reksit. E ka cuar shtetin ne piken zero, ku qytetari nuk ka besin ne asgje ketu.

    200 000 ton grure import ne vit nga Rusia e Azerbaxhani, nga rezervat e ushtrise ruse e qe nuk perdoren as per ushqim kafshesh atje.
    Ky bastard e ka me kollaj te subvencionoje mafian ruse te ushqimit se sa fermerin shqiptar.

    Kush bashkepunon me kete bastard eshte bajge !

  5. Arbereshi says:

    Me falni por ambasada jone ne Uashington e ka ezauruar,e ka perfunduar, misionin e saj me gjetjen per Berishen te lobisteve te famshem.Ata kane qene per shume kohe perfaqesues te tij ne SHBA.Ambasadat dhe diplomacia shqiptare kane kohe qe kane dale jasht loje fare.Berisha eshte kryediplomati shqiptar;ai ben politiken e brendshme e te jashtme,ai zhvillon edhe marredheniet nderkombetare sipas politikes se tij te brendshme te interesit vetiak per pushtet e atij familjar per pasuri!Pra ambasada ne Uashington s’ka pse te kete karburant per makina,ku do te vene me ta,apo per pazaret apo vajtjen ne pune te grave dhe eskursione!

  6. SHQIPERIA E MERITON says:

    SHQIPERI VENDI nr.1 NE BOTE ME
    KRYEMINISTER ME SEMNDJE MENDORE DHE
    NJE POPULL FRIKACAK DHE LLAFAZANE.

  7. GJIROKASTRA says:

    Duhet te shkoni te lobistet te kerkoni fondet se ata menaxhojen buxhetin e qeveris salau.Eshte per te ardhur keq qe po katandiset shteti si ne vitin 1990. Duhet ta kuptoj mir ky popull qe salau po na degjeneron ne mbar opinjonin boteror!

  8. TONI PALAS says:

    SI ka mundesi qe s’ka lek ne jemi te paret.PERPARA TE CAFT UJKU. PO lek per te patinu kurvat e PD ka ky. Ambasador pa pik dinjiteti dhe pa byth qe mendojn vetem per vete dhe asnjeher per kombin,po kur ju vjen xhozi apo sala nga xhepi i paguani te gjitha,

  9. TONI PALAS says:

    SI ka mundesi qe s’ka lek ne jemi te paret.PERPARA TE CAFT UJKU. PO lek per te patinu kurvat e PD ka ky. Ambasador pa pik dinjiteti dhe pa byth qe mendojn vetem per vete dhe asnjeher per kombin,po kur ju vjen xhozi apo sala nga xhepi i paguani te gjitha,se per pak harrova po per te ngren a keni se po s’patet tju jap nje adres se aty e keni se ka dhen prova GJOKA NGA SHKODRA ne 1991-92 qe conte fugonin me ushqime per ambasaden ton Dhe pastaj miku kerkon haracin jo shum por ndonje repart ushtarak me 1 EURO ,

  10. Genti says:

    Nuk besoj se Ambasada Washington eshte me keq se te tjerat, pra ne gjendje te keqe financiare duhet te jene edhe ambasadat e tjera. Galanxhiu eshte shume i afert me Berishen, prandaj edhe e trash zerin.

  11. Kris says:

    Qenkeni per te qare hallin ju te Temes.Personeli i ambasades mund te punoje naten si shofer taksie apo ne lokale dhe te fleje diten ne ambasade.Shteti shqiptar I ka siguruar strehimin.duke punuardo te marrin grin karte dhe do te perfitojne ndihma ekonomike per femijet.behen shtetas dhe Saliu dergon punonjes te tjere!Kjo eshte pjese e progamit te punesimit .Shqiperia mund te ndryshoje vetem kur ne te te neglet Paria e Tropojes.

  12. Geni says:

    Duhet te Rilindim o Milet , se kshu sic e ka mor ky rrugen snuk fare me vazhdu . Mir qe kena borxhet tona per buk po ky ka per te na fut edhe me shum borxhe per gjera te tjera . Kshu qe vrapojm ke Rilindja dhe ta nisim nga e para .

  13. Horri i Bulevardit says:

    E lexova si lajm kete ne titull, por sdesha te bej koment, por pashe ne lajmet e Topit, se si ka agravuar gjendje dhe u skandalizova, qe ambasada me e rendesishme, skishte fare pare, dhe degjova dhe reagimin e ambasadorit qe ka shkruajtur shume ashper.
    Opzita ne parlament duhet te largohet se shume raste dhe afera qe ben Sali Berisha, opozites po i kalojne pa u vene re, duhet te largohen nga parlamenti dhe duhet te hedhin ne gjyq qeverine, ska gje se gjykata do ta nxjerre te pafajshme, por vendimi duhet te jete qe me largimin e Berishes, te gjithe ata gjykates qe mbrojten hapur korrupsionin te futen neper burgje, per shkaterrim te drejtesise.
    Dhe le ti mbroje Podesta pastaj ata gjykates.
    Edi Rama leri fjalimet, por hidhe popullin ne proteste.

  14. Shqiperi-Illyria says:

    Ore jane ne terezi keta apo kane luajtur nga trute.Na bene lolot e botes.Ketu ku jam ambasada eshte bere si vend bixhozi, kur pervec ambasadorit qe pak a shume eshte njeri i respektuar te tjeret jane plotesisht jo profesionale. Kur shkon atje sikur shkon ne han, nuk vjen era ambasade, pa rregull, pa protokoll, te takojne ne korridor (ketu flas per shtetasit e huaj me te cilet kam qene, se per ne shqipetaret as ta varin fare). Ketu nuk flas per gjendjen e vete ambientit, ai eshte per te qare e qeshur bashke..mizerje. Jo kot mbasada eshte nje pjese e atij shteti ne nje shtet te huaj. E pra po u them qe ambasada jone ketu, perfaqeson “denjesisht” Shqiperine si nga potenciali njerzor, si nga menyre e te berit diplomaci ne nje shtet te huaj ashtu edhe nga pamja e jashtme. Festimin e 100 vjetorin nuk po e komentoj ketu… Kjo qe po ndodh me diplomacine shqipetare, eshte nje TURP dhe per kete ka faj vetem qeveria ne fuqi. Nga viti ne vit degradim!

  15. Stef Staku says:

    ANALIZE : Shteti i nendheshem i krim Berishes.

  16. Zheleznovi! says:

    Me te vertete eshte alarmante nese eshte keshtu sic tregon komentuesi “Shqiperi- ILLIRIA”. Por eshte krejt e qarte, se ambasadat tona perfaqesojne nje shtet te caktuar. Ne fakt ne nuk kemi shtet dhe ambasada nuk do te kishte! A e keni vene re se kush jane ambasadat dhe ambasadoret e Shqiperise ne Amerike dhe ato dhe marrin para nga Berisha si militant te PD?! – Jane disa shoqata e media qe i drejtojne disa bajraktare, te hurit dhe te litarit dhe me leket e shoqatave si Vatra, kryetari i saje Gj.Bucaj organizon eskursione e shetitje ne Shqiperi dhe ne Kosove. Nen drejtimin e tyre, organizohen biseda e intervista qe te ulin figurat e nderuara te kombit si Nolin,vatranet e tjere, duke akuzuar se Noli dhe mund te kete vjedhur veprat e Konices ne art!. Vihet re nje mpleksje ne lideret e ketyre shoqatave qe vine nga thellsite e viteve, me pushtuesit e tradhetaret e vendit dhe deri me te punesuar komunist ne radhet e tyre qe kur diskutojne dhe shkruajne ne mediat e tyre kane nje amalgame te madhe pikpamjesh per te ardhmen e kombit shqiptare! Nje amerikano shqiptare Kokalari, sa here ne internet ka ngritur para opinionit se ne Ambasada amerikane ne Shqiperi ka 26 nepunes te punesuar me axhende politike te denueshme te regjimit te kaluar! Po kush pyet per keto?! – Askush! Ka rene fare patriotizmi dhe nuk po degjohen me organizime e demonstrata si ne te kaluaren per ceshtjen tone kombetare, e mbetur ne fillim. Pra ne fund te fundit iu arrit qellimit, globalizmi e ka bere punen e vet. Shqiptare jane katandisur ne ate gjendje sa qe ata nuk mund te mbrojne territoret e tyre ne rast nevoje.

  17. baca says:

    JU SE FLISNI NE KOMENTE PER QEVERIN TONE TE FALIMENTUAR DUHET TA DINI SE QEVERIA BERI TE PAMUNDUREN PER TE GJETUR CA PARA PER TE ULUR ÇELSIN E NASDAKUT UDHEHEQSI I VIÇIDOLT. J’A DERGOI SHPEJT BODJA I DEVOLLIT ME WESTER UNION. VETEM 500 000 DOLLAR AMERIKAN.

  18. sali hajni says:

    o zot ku ka perfundu ky shteti jone me nje te paudhe me nje kriminel ordiner qe siguron familjen e vet dhe le ambasaden te falimentoje asht fundi aty e ka kunjin me ameriken ai pleh o tirpi i kombit o majmun i degjeneruar se na korite ne syte e botes po qa asht ai ilir meta qe rrin me ty ne pushtet a ka marre turp batakçia asht ba si sali baba me 200 hajdut iliri e sala jane pedofila e homoseksuale sterile zoti u vrafte

  19. Saimir says:

    KY ESHTE TJETER KRIM I QEVERISE SHQIPTARE. AJO KA VJEDHUR PARATE E TAKSAPAGUESVE DHE ME QELLIM KA DEMTUAR IMAZHIN E VENDIT DUKE E LENE AMBASADEN NE DEGRADIM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje