Hodhi në plehra gruan gjysëm të vdekur, dënohet me vetëm 4 vite burg

8 Mars 2013, 10:57Politika TEMA

Burri që tentoi të vrasë gruan dhe e hodhi gjysmë të vdekur në një kazan plehrash është dënuar vetëm katër vet burg nga Gjykata e Korçës.

Bëhet fjalë për Romeo Babanin, i akuzuar për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë ndaj ish-gruas, Eriselda Rizvani, ndërkohë që vendimi ka sjellë ankesa nga ana e familjes së gruas së dhunuar fizikisht.

“Nuk kemi se ku të drejtohemi dhe ku të ankohemi për këtë gjë. Si ka mundës që të dënohet vetëm me katër vite burg, kur e çoi në buzë të vdekjes vajzën time. Edhe një kafshë të ishte  keqtrajtuar dhe plagosur kaq rëndë sa vajza ime, do të jepej një dënim më i rëndë, pasi akuza ishte për vrasje  me paramendim,” shprehet Dallëndyshja, e ëma e Eriseldës në gazetën Shqip.

Ajo shprehet se pavarësisht se ngjarja bëri bujë, në fund nuk u gjet qoftë edhe një avokat për ta mbrojtur.

Eriselda është shprehur se me atë burrë nuk ka parë qoftë edhe një ditë të bardhë.

“Burri më rrihte me tel pasi konsumonte alkool dhe më pas bëhej xheloz. Herën e fundit që më plagosi, ka qenë diku nga muaji shtator i vitit të kaluar. Isha në shtëpinë e nënës sime dhe Romeo, duke ditur se mamaja ishte natën në punë, erdhi dhe më nxori në rrugë. Më kërkoi që të kthehem në shtëpinë e tij. Nuk  pranova, sepse kujtoja se çfarë kisha hequr më parë, dhe pas kundërshtimit tim, ai u bë agresiv”, ka deklaruar 26 vjeçarja.

Sipas saj, dënimi ishte qesharak dhe as që do të komentojë morinë e premtimeve boshe që i kanë bërë nga moment i plagosjes e deri më sot.

12 komente në “Hodhi në plehra gruan gjysëm të vdekur, dënohet me vetëm 4 vite burg”

  1. webapp says:

    Gezuar 8 Marsin!

    1. lini says:

      Gjykatat e saliut.Nuk ka fjale per kete.

    2. herta says:

      dhe dalin e organizojn darka e festa pa pik turpi ktej i lejn te vriten e te priten.

  2. LOLA says:

    kafsheria ska te sosur

    1. balzac says:

      Sa e ndjeshme eshte LOLA.Duhet ta kursejme nga keto gjera te egra!

      1. LOLA says:

        balzac
        mos u bej merak per mua ti po shif veten tende o figure ?

  3. Roberta says:

    E shkreta vajze!
    S’ ke nevoj te te marrin haken te tjeret. Mblidh vrerin qe ke brenda dhe ktheje ne force. Do e gjesh rrugen si ta vesh nderin tend ne vend dhe kjo gje mbase do u japi force dhe sh grave te tjera qe jetojne aty te cilat trajtohen si kafshet dhe me keq se kafshet. Gruaja eshte me e forte se burri, shume me e forte!
    Gezuar festen e 8 Marsit te gjithave grave shqipetare qe te zonjat ne cdo fushe!

  4. balzac says:

    “O SANCTA SIMPLICITAS”O SHPIRTVOGELSI E BEKUAR”

  5. gjeke says:

    Qenka mire ne shqiperi. Gjeke gra ne plera.
    Jasht shtetit gjen vetem plera te pista.
    Do kthehem ne shqiperi

  6. mergim tari says:

    Mbase del per sjellje te mire si Delijorgji….. GJYNAH….. pse te rrije ne burg ai qe vret.

    Sot eshte bere mode qe ai qe vret jo vetem qe nuk rri ne burg por edhe ngrihet ne detyre.

  7. Sara says:

    Lajm i trishtueshem ky per kete dite….Krimi ka hyre edhe neper familjet e shqiptareve dhe kjo nenkupton rrenimin e shoqerise shqiptare….Duhet zhdukur krimi ne familje si veprimi me i shpifur e i neveritshem…

  8. xeni says:

    Njerez pa shpirt e te pa cipe rrace e flliqur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje