Koreja e Veriut kërcënon me luftë termo-bërthamore dhe gris traktatin e paqes me fqinjët jugorë

8 Mars 2013, 10:25Politika TEMA
Koreja e Veriut kërcënon me luftë termo-bërthamore dhe gris

Tensionet në Kore kanë arritur një nivel të lartë, pasi Koreja e Veriut zyrtarisht ka grisur paktin për paqen me Korenë e Jugut dhe ka deklaruar se do të nisë një sulm bërthamor kundër armiqve.

Shteti komunist i ka bërë këto deklarata pasi Këshilli i Sigurimit i OKB vendosi sanksione të reja ndaj këtij vendi, që do të ndikojnë ndjeshëm në ekonominë e Koresë së Veriut.

Vendimi erdhi pasi Koreja e Veriut realizoi testin e tretë bërthamor.

Tani si hakmarrje, vendi komunist ka mbyllur të gjitha linjat e komunikimit me Korenë e Jugut, duke mbyllur edhe të vetmen pikë kufitare mes dy vendeve.

Lajmin e bëri të ditur agjencia shtetërore e Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut arritën në vitin 1992 një marrëveshje të përbashkët për të mos prodhuar, testuar ose përdorur armë bërthamore. Që prej atëherë, Koreja e Veriut ka kryer tre teste bërthamore.

Administrata Obama deklaroi dje se SHBA është e aftë që të mbrojë veten nga sulmet me raketa balistike nga regjimi komunist.

Media shtetërore në Korenë e Veriut ka paralajmëruar për një luftë termonukleare, ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se vendi i tij do të ushtrojë të drejtën për një sulm paraprak ndaj agresorëve.

Megjithatë ekspertët thonë se vendi nuk është akoma në gjendje që të fusë një mbushje bërthamore në një raketë balistike, në gjendje për të arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këshilli i Sigurimit miratoi në unanimitet vendimin për sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut.

Sanksionet synojnë të godasin elitën koreane, duke ndaluar eksportin e gjërave të shtrenjta nga vendi komunist. Po ashtu do ketë sanksione për udhëtimet dhe për marrëveshjet me kompanitë koreane.

Suksesi i sanksioneve do varet nga bashkëpunimi i Kinës, vend me të cilin ka bashkëpunimin më të madh Koreja e Veriut.

6 komente në “Koreja e Veriut kërcënon me luftë termo-bërthamore dhe gris traktatin e paqes me fqinjët jugorë”

  1. Andreas says:

    tani e morem vesh se ke paska idhull Spahiu ?

  2. Drini says:

    Po kete paska pare Spahiu qe shikon me dylbi!

  3. shqiptari says:

    Qenka mbledhur administrata ketu. Po ikni beni ndonje pune te pakten, apo s’ka leke?

  4. BERISHA LARGOHU. KUSH VOTON BERISHEN BEHET PJESE E MOHIMIT SE DEMOKRACISE TE SHQIPTAREVE. says:

    Sanksionet ndaj Korese se Veriut nuk jane demokratike, pra denoj shtetet hipokrite qe kan ame berthamore. Nuk mund ta detyrosh nje shtet me force per tu demokratizuar. Korea e Veriut duhet te jete e lire qe te jetoj me sistemin qe duan ato.

    1. mirel says:

      Jam ne nje mendje me ty per sa i perket sanksioneve.
      Ato bien mbi njerezit e thjeshte.
      Sa per kete idiotin qe do beje lufte berthamore, eshte me gjithe mend koqe fare.
      Te mendosh qe ndonjehere boten e udheheqin qesharake te tille.

  5. s says:

    Ja sa te dale Saliu ti kercenoje se helbete jemi ne NATO dhe te shohim do bejne me te fortin keta xhuxhat ha ha ha ha ha ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje