Milo: HEC-et u shitën për të siguruar para për fushatën zgjedhore

7 Mars 2013, 19:47Politika TEMA

Nga qyteti i Korçës, kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo e ka konsideruar antiligjor votimin për zhvillimin e referendumit për tre ligjet. Gjatë një takimi, ku ka prezantuar kandidatin për deputet të partisë së tij, Milo ka deklaruar se: “Referendumi për tre ligjet nuk ka bazë ligjore dhe është thjesht një halucinacion i fundit i kryeministrit Berisha në prag të fushatës zgjedhore, duke mashtruar shqiptarët me propozime të parealizueshme dhe antiligjore. Por, ky referendum nuk ka për të kaluar, pasi jo vetëm shqiptarët janë ndërgjegjësuar, por miratimi ka ngjallur reagim të fuqishëm të BE-së, komisionerit Fyle, i cili e ka cilësuar referendumin për tre projektligjet një veprim populist”, ka deklaruar Milo.

Po ashtu kreu i PDS-së ka folur edhe për marrëveshjen e shitjen e katër hidrocentraleve. Milo ka deklaruar se çdo shitje e aseteve publike po bëhet për të mbuluar shpenzimet e fushatës. Ndërsa sa i përket koalicioneve për zgjedhjet e 23 qershorit, kryetari i Demokracisë Sociale është shprehur se forca që ai drejton është e vendosur të qëndrojë në koalicion me Partinë Socialiste.

4 komente në “Milo: HEC-et u shitën për të siguruar para për fushatën zgjedhore”

  1. Ben Chicago says:

    Ky eshte “Rilindasi” me i madh ,ki eshte shpresa e te gjithe skipetareve nga Palasa deriii ne Dhermi,,hahahaha,

    1. lini says:

      Ky eshte po te pakten ja le shqiperis nuk ia fal grekut sic beri saliu.

    2. D.D. says:

      Kurse ti Ben Qikago je shtylla kurrizire e Forumit te TemA
      U të marrtë muti shalët ty ishalla, si bacës tënd
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/berishas-scoliosis.html

  2. xhino says:

    O Ben Chicago mesoni shqip se si njeri i trashe me dukesh Lopet ne mbremje kur kthehesh ksh ti numuron ?Apo me gishta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje